5618347059f3dee1730bd0fc985b7964

FËMIJA DHE FINANCAT FAMILJARE

Spread the love

FËMIJA DHE FINANCAT FAMILJARE

Njëra prej punëve më të rëndësishme të shtëpisë është llogaritja e të hyrave dhe shpenzimeve familjare.

Çdo familje e cila bën llogarinë e shpenzimeve me inteligjencë  dhe vëmendje shpenzon në bazë të sasisë së të ardhurave, kurse pjesëtarët e familjes do të kenë më pak  nevojë për borxh, nuk rrezikojnë të bëhen të varfër e skamnorë, porse do të kenë një jetë të lumtur.

Mirëqenia dhe rehatia e pjesëtarëve të familjes nuk qëndron vetëm në fitimin e parave. Më e  rëndësishme se kjo është mençuria, planifikimi dhe programimi i saktë i shpenzimeve në harmoni me të ardhurat familjare.

Imam Sadiku, r.a ka thënë: Zoti i Madhëruar kur dëshiron lumturin dhe të mirën e një familjeje, pjesëtarëve të sajë i dhuron planifikim të drejtë të jetës dhe pajtim në mes vete.

Ai, gjithashtu, ka thënë: Shpenzimet pa hesap dhe teprimi në harxhim, sjell varfëri, kurse kursimi në shpenzimet bëhet shkak i mos kërkesës.

Imam Aliu, ka thënë: Ai i cili shpenzon pa hesap ka tre simptoma:

  1. Dëshiron ta hajë atë që nuk e posedon;
  2. E blen atë për çka nuk ka mundësi materiale për ta blerë;
  3. Veshë rroba për të cilët nuk ka para për t’i blerë

Fëmijët duhet të dinë sasinë e shpenzimit si dhe kur e në cilat raste duhet të përmbahen. Ata  duhet të dinë se paraja s’fitohet lehtë. Prindërit punojnë për të siguruar të mirat familjare, ndërsa këto të ardhura duhet t’i mbulojnë shpenzimet e nevojshme dhe parimore të familjes.

Qiraja e shtëpisë, shpenzimet e ujit e rrymës, ushqimi e veshmbathja, furnizimet jetësore ilaçet e mjeku – kanë përparësi karshi nevojave  tjera.

Nuk është e drejtë që prindërit të mos kujdesen për veten e tyre me qëllim që të kujdesen për veten e tyre me qëllim që të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e fëmijëve, ndërsa si rezulatat të edukojnë fëmijët e llastuar e me pretendime. Gjithashtu, s’është e drejtë që të mos u sigurojnë fëmijëve veshmbathje e ushqim, për shkak të shpenzimeve për dëshirat dytësore, apo të blejmë gjësende të panevojshme dhe zbukurime për shtëpi

Fëmija duhet mësuar që në moshë të vogël të mos i shpërdoroj paratë. Kur fëmijët të aftësohen për pjesëtaret e tjerë të familjes. Kur fëmijët të aftësohen për të punuar, ata duhet stimuluar me anë kryerjes së një pune. Kështu, atyre mund t’i  thuhet se nëse punon familja do të ketë më shumë të ardhura, si dhe do të ketë qetësi e rehati brenda saj.

Fëmijëve duhet bërë me dije që një pjesë të fitimit të tyre duhet ta lenë në dispozicion të familjes, për arsye se edhe ata janë pjesë e kësaj familje, andaj edhe ata duhet të bashkëpunojnë ne mirëqenien e familjes .

Paret që fëmijët i mbajnë me vete ne xhep gjithashtu duhet llogariten. Është e preferuar që një herë ne javë ose në muaj të llogariten. Është e preferuar, që herë në javë ose një here në muaj, pasi të behët përllogaritja e të ardhurave familjare, t’u japim atyre një shumë të caktuar dhe të kenë liri ne shpenzimet e tyre, por, megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm me këtë, natyrisht jo në masën që të bëhemi pengesë e lirisë së tyre.

Fëmija duhet të mësohet se paratë e vetes duhet t’i shpenzojë në mënyrë graduale, duke blerë gjëra që janë të domosdoshme për të.  Ndonjëherë fëmija mund të gaboj me menaxhimin e parave, por ju si prindër duhet të keni tolerancë sepse gabimi është mësim.

Huazuar  dhe përkthyer nga gjuha turke.