4.1

FJALË TË URTA NGA HAZRET IMAM ALIU (1)

Spread the love

Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

NËSE I VERBRI NUK SHEH…

Nëse i verbri nuk e sheh diellin nuk do të thotë që nuk egziston”.

KUSH E SHPËTON NJERIUN?

Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut”.

ME ÇKA SHËNDOSHET TRUPI?

Trupi shëndoshet me agjërim”.

KUJT I NGUSHTOHET ZEMRA?

Dorështrënguarit i ngushtohet zemra”.

Ç’ËSHTË BINDJA NDAJ ZOTIT?

Bindja ndaj Zotit është fitore”.

CILA ËSHTË VUAJTJA MË E MADHE?

Varfëria është vuajtje e madhe”.

PËR KËND LIND AGIMI?

Agimi ka aguar për atë që ka sy”.

KUSH ËSHTË SHKAKTARI I SHKATËRRIMIT TË MENDJES?

Kokëfortësia e shkatërron mendjen”.

KUR ZVOGËLOHET FRIKA?

Kur rritet aftësia, zvogëlohet frika”.

Ç’BËHET KUR VDESIN DIJETARËT?

Feja gremiset me vdekjen e dijetarëve”.

Vazhdim

Redaksia e revistës “Vlera”.