FrazaIslamologjiKëshille e PytjeMësime IslamePër jetëSociologji

FJALË TË URTA NGA HAZRET IMAM ALIU (2)

Vazhdim

Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

CILA RROBË NUK VJETËROHET ASNJËHERË?

“Rroba e shpëtimit nuk vjetërohet”.

ME ÇKA TA DYFISHOJMË BAMIRËSINË?

“Dyfishoje bamirësinë tënde me ndjesë”.

KUSH E SHPËTON NJERIUN?

“Ruajtja e gjuhës është shpëtim i njeriut”.

KUSH E SJELL FITIMIN?

“Durimi sjell fitim”.

KUSH E QETËSON TRUPIN?

“Heshtja sjell qetësinë e trupit”.

ME ÇKA KTHJELLOHET BESIMI?

“Zemra kthjellohet me besimin”.

KUSH E BËN TË KËNAQSHME JETËN?

“Mjaftimi me pak e bën jetën e kënaqshme”.

ME ÇKA SHTOHET NDERI?

“Vizito të afërmit e tu që të të shtohet nderi”.

KUSH ËSHTË NDRIÇIMIN I DITËS?

“Falja e natës është ndriçim i ditës”.

KUSH ËSHTË MBULESA E PADITURISË?

“Heshtja është mbulesa e paditurisë”.

Redaksia e revistës “Vlera”.

Të ngjashme

Back to top button