1.1

LARGOJI FJALËT NEGATIVE NË FAMILJE

Spread the love

Jepni fund thashethemeve të pavenda, fjalëve të këqija dhe të folurit pas shpinës së njerëzve tjerë. E dimë të gjithë se si rrjedhin fjalët e pabaza. Cikli shkon rreth dhe para se të dalë ndonjë e vërtetë në shesh, dikush deri atëherë do duhej të jetë lënduar.

Tubimet familjare mund të jenë vatër e bisedave të tilla. Njerëzit e kanë shumë të lehtë të japin informata potencialisht të dëmshme për të tjerët pa menduar. Në raste të tilla, braktiseni këtë dukuri duke ndërruar temën dhe bëhu ndryshimi pozitiv duke mos filluar kurrë i pari bisedat negative për të tjerët.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 36)




There are no comments

Add yours