PARASHIKONI NEVOJAT E FAMILJARËVE DHE TREGONI NDJESHMËRI ME TA
Pa marrë parasysh se sa të afërt jeni ju me familjarët tuaj, ju kurrë nuk mund të kuptoni plotësisht se çfarë fshihet pas tyre. Kjo, jo me arsyen që ju nuk jeni mjaftueshëm të lidhur, por ndoshta sepse familja juaj ndonjëherë zgjedh të mos ju ngarkojë me problemet e tyre. Nëse ju mendoni se diçka nuk është në rregull, vëzhgoni nga afër por me kujdes. Mos përkeqësoni situatën duke insistuar në diçka të cilët familjarët tuaj nuk duan të ndajnë me ju. Ndihmoni nëse dini dhe nëse mundeni bëjeni atë me kujdesin më të madh. Bëni një du’a (lutje) për ta.
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “Lutjet e bëra për vëllanë janë ato të cilat marrin përgjigje më të shpejtë nga Zoti”. Mbi të gjitha, respektoni dëshirat dhe kërkesat e njëri tjetrit.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 36)