GËZOHUNI PËR SUKSESET E FAMILJES
Gëzohuni me sukseset e familjarëve kur diçka e mirë ndodh në familjen tuaj. Nëse bëhet fjalë për një ngritje në pozitën e punës, një shtëpi, apo veturë të re, mos i gjykoni duke i pyetur se pse ata duhet t’i meritojnë këto gjëra. Mësoni të jeni të lumtur për familjen tuaj sikur të ishit ju ata që po festoni për vete. Gjithashtu, punoni sa më shumë që të shijoni gëzimin shumëfish.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 36)