fatimja

Hazreti Fatimja kështu jetoi dhe kështu vdiq…

Spread the love

Gratë me veçanti

Hazreti Fatimja kështu jetoi dhe kështu vdiq

Pas vdekjes se saj, ajo filloi një jetë të re në histori. Ajo paraqitet në fytyrat e të gjithëve që janë të shtypur. Të gjithë ata që torturohen, që vuajnë, e që uzurpohen e kanë si shëmbëlltyrë
Hazreti Fatimenë. Përkujtimi i Fatimesë u zhvillua me dashuri,emocione e besim të plotë në mesin
e burrave dhe të grave, të cilët gjatë historisë islame luftuan për liri e pavarësi. Zëri i tyre u
ngrit për shkak të zemrave të tyre të plagosur. Për këtë shkak Fatimeja u bë burim i inspirimit për liri, për drejtësi dhe për rezistim kundër presionit, ashpërsisë, krimit e diskriminimit të masave të privuara.

Është shumë vështirë të bisedohet rreth personalitetit të Fatimesë. Fatimja është ashtu siç kërkon Islami prej gruas në jetë! Koncepti i fytyrës së saj është vizatuar nga vetë Pejgamberi s.a.a. Pejgamberi e ka mësuar si t’u përballojë vështirësive, varfërisë e rezistencës, si të kuptojë thellë dhe si të jetë humane. Ajo është simbol i të gjithave femrave në jetën si gruas; Simbol i vajzës kur takohet me babain,

Simbol i gruas kur takohet me burrin. Simbol i nënës kur takohet me fëmijët dhe simbol i
përgjegjësisë në shoqëri. Ajo vetvetiu është udhëheqëse. Ajo është shëmbëlltyra më e bukur për çdo grua që dëshiron ta mbrojë personalitetin e vet. Ajo e mëson gruan se si të bëjë përpjekje në mënyrë permanente e të rezistojë në dy fronte, brenda dhe jashtë, në shtëpinë babait dhe të burrit, në shoqëri, në mendime, sjellje dhe në jetë.

Unë s’di ç’të them. Fjalët janë të pakta për ta thënë atë që dua! Ajo që më impresionon më së shumti është shpirtgjerësia e saj. Ajo është bashkudhëtare, hap pas hapi fluturon bashkë me shpirtin e Aliut. Ajo nuk ka qenë vetëm bashkëshortore e Aliut. Aliu e konsideronte si pjesëmarrëse në të gjithë vuajtjet dhe në gjithë dëshirat e tij. Ajo ishte prehje e tij! Ajo i dëgjonte fshehtësitë e tij. Ajoishte shoqëruesja e vetme në vetmi. Për këtë shkak Aliu kishte një respekt të posaçem ndaj saj dhe ndaj fëmijëve të saj.

Pas Fatimesë Aliu është martuar me gra tjera dhe ka patur fëmijë me to,por që në fillim i ka ndarë
fëmijët e Fatimes prej fëmijëve të tjerë. Fëmijët tjerë quheshin “Fëmijët e Aliut”, kurse të parët

“Fëmijët e Fatimes”. Nuk është për t’u habitur,ngase fëmijët e Fatimesë i ngjanin nënës.

11

Ne gjithashtu vërejtëm se Pejgamberi kishte një qëndrim të posaçëm ndaj saj. Ai më së tepërmi e disiplinonte Fatimenë. Ai mbështetej vetëm në të. Që nga mosha e re, ajo kishte pranuar
thirrjen e madhëruar! S’di se ç’të flas rreth saj! Më kujtohen fjalët e një shkrimtari francez i cili në një konferencë rreth Merjemes , thotë:” Rreth 1700 vjet është biseduar rreth Merjemes; rreth 1700 vjet filozofët dhe mendimtarët e Lindjes e të Perendimit kanë folur rreth vlerave të Merjemes; rreth 1700 vjet poetët kanë thurur poezi rreth Merjemes; rreth 1700 vjet piktorët kanë vizat-
uar piktura rreth Merjemes; por asnjëherë nuk kanë patur mundësin që të pershkuajnë gjend-
jen e saj si nënë e Krishtit”.

Edhe unë dëshirojë të fillojë në këtë mënyrë me Fatimenë. Dëshiroja të them:”Fatimja është
vajza e Hadixhes; së njohur”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatim-
ja është vajza e Muhamedit a.s.” Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatim-
ja është bashkëshortja e Aliut”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatim-
ja është nëna e Hasanit dhe Husejnit”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroj të them:”-

Fatimja është nëna e Zejnebes” Sërish ndjeva se ajo nuk është Fatimeja”. Po, të gjitha këto janë të vërteta por asnjëra nga këto nuk është Fatimeja.

FATIMEJA
ËSHTË FATIME.




There are no comments

Add yours