4. Humbja e ujit të trupit (dehidratimi) gjatë agjërimit

Humbja e ujit të trupit (dehidratimi) gjatë agjërimit

Spread the love

Dehidratimi është një nga sëmundjet me të cilat më së shumti përballemi gjatë kohës së agjërimit, sepse uji i trupit në mënyrë të vazhdueshme pakësohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe urinimit.

Natyrisht niveli i humbjes së ujit në trup varet nga faktorë të ndryshëm si klima, niveli i ujit që konsumon agjëruesi, në periudhën nga iftari deri në syfyr, niveli i aktivitetit fizik dhe aftësia e veshkëve në ruajtjen dhe filtrimin e ujit të trupit. Edhe këtu ashtu si gjithmonë parandalimi është më mirë se kurimi, prandaj nëse ju para fillimit të agjërimit, nuk konsumoni ujë të mjaftueshëm do të ndodheni në rrezik më të madh dhe niveli i rrezikut është më i madh tek të moshuarit dhe tek të sëmurit që pinë kokrra që sjellin shtimin e urinimit.

Në varësi të nivelit të dehidratimit, i sëmuri përballet me shenja të ndryshme si këputje, mungesë përqëndrimi, rënie e nivelit të inteligjencës, shtrëngim muskujsh, turbullim, humbje të forcës së orientimit dhe madje ulje e madhe e tensionit të gjakut dhe të fikët.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 20.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment