Këshilla për tejkalimin e dehidratimit gjatë agjërimit
Në rast se përballeni me shenja të tilla si, turbullime koke, sidomos kur ngriheni, zbehje të ngjyrës së lëkurës dhe humbje të forcës së orientimit, duhet menjëherë të ndërprisni agjërimin dhe të pini ujë në atë masë të mjaftueshme. Është më mirë që të pihet ujë pak sheqer dhe kripë, ose lëngje të ndryshme.
Tek agjëruesit të cilët si pasojë e mungesës së ujit në trup u bie të fikët, duhet pasi i sëmuri të shtrihet, të ngrejë këmbët më lartë se sa niveli i kokës dhe kur të vijë në vete të pijë lëngje.
Në rast më urgjent dhe sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundjet si diabeti, tensioni i gjakut, infarkti i zemrës ose i trurit, është më mirë që të kontaktohet urgjenca dhe i sëmuri të dërgohet në qendrën më të afërt mjekësore.
Vërejtje
Për të sëmurët me temperaturë (më të lartë se 38.5 gradë), ose për personat që gjatë 8 orëve kanë pasur më shumë se tre herë diarre, nuk këshillohet agjërimi.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 20-21.