3. Dhimbjet e kokës gjatë agjërimit dhe këshilla për shërimin e saj

Dhimbjet e kokës gjatë agjërimit dhe këshilla për shërimin e saj

Spread the love

Dhimbjet e kokës përbëjnë një problem të gjerë që mund të ketë shkaqe të ndryshme. Dhimbjet e kokës gjatë agjërimit ndodhin shpesh dhe zakonisht janë pasojë e reduktimit të masës së ujit në trup, urisë, pushimit të pamjaftueshëm, ose e ndalimit të përdorimit të lëndëve që sjellin vartësi si kafeina dhe nikotina.

Këshilla për shërimin e saj

* Balancimi i ushqimit – Konsumimi i ushqimit të balancuar dhe me vëllim normal sidomos në syfyr, konsumi i lëngjeve të mjaftueshme dhe nëse është e nevojshme i një kokrre qetësuse të thjeshtë si Acetaminofeni, mund të pengojë dhimbjet e kokës ose të ulë intensitetin e tyre. Ekzistojnë edhe metoda të tjera për evitimin e dhembjes së kokës, sidomos qëndrimin nën dritën direkte të diellit dhe çlirimi i muskujve me masazh të thjeshtë.

* Pirja e duhanit – Në lidhje me personat që pinë duhan, ose ata që përdorin shumë çaj dhe kafe, këshillohet që një ose dy javët e para fillimit të muajit Ramazan, gradualisht të rrallojnë përdorimin e cigares dhe kafeinës.

* Çaji i gjelbër – Nuk përmban kafeinë, mund të përdoret në vend të çajit dhe kafesë. Disa persona që vuajnë nga migrena gjatë periudhës së urisë, preken nga shenja të forta dhe dhembje të padurueshme. Në këto rast nuk këshillohet agjërimi, por në rast se këmbëngulet për të agjëruar këta të sëmurë patjetër duhet të këshillohen me një neurolog para fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 20.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment