Humbja e vetive njerëzore
Nëse njeriu vendos ta edukojë vetveten, ai duhet ta edukojë e ta përmirësojë horizontin e tij njerëzor e jo horizontin e tij shtazor. Edhe profetët e Zotit kishin për qëllim që njerëzve t’u tregojnë rrugët për edukimin dhe pastrimin e vetive njerëzore.
Ata na kanë porositur: “Mos harroni veten tuaj, d.m.th. vetitë njerëzore tuaja, nëse i sakrifikoni vetitë tuaja njerëzore në vend të atyre vetive, dëshirave e përkushtimeve shtazore, padyshim se do të jeni në humbje”. Edhe në Kur’an thuhet: “Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni! Thuaj: Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë”. (Surja ez-Zumer, ajeti 15)
Vërtetë disa njerëz jetën e mendojnë vetëm në përmasa shtazore, këta njerëz edhe pse e kanë humbur personalitetin njerëzor, ende as që mundohen ta kërkojnë atë. Udhëheqësi i besimtarëve Imam Aliu a.s. thotë: “Befasohem në ata njerëz të cilët kur humbin diçka mundohen ta gjejnë atë medoemos, e kur i humbin vetitë njerëzore të tyre, as që mundohen t’i gjejnë ato”.
Nuk ka gjë më të keqe e shkatërrim më të dhimbshëm në botë për njeriun se të humb personalitetin e vërtetë dhe njerëzor të vetin. Tek këta njerëz s’shihet tjetër pos një jete shtazore.
Autor: Dr. Ibrahim Emini
(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 26-27)