2.1

Njohja dhe edukimi i vetvetes

Spread the love

Edhe pse njeriu është një krijesë e veçantë, ai është shumëdimensional. Krijimi i tij i perceptueshëm e i pavetëdijshëm, fillon nga toka e vazhdon me aftësitë abstrakte hyjnore. Allahu i Madhërishëm në  Kuranin e Shenjtë  thotë: “Ai i cili krijon çdo send në mënyrë të përsosur dhe zuri fillin e krijimit të njeriut nga balta, kurse pasardhësit e tij i bëri prej një pike uji, pastaj e formëson dhe i jep nga forca e Vet jetë. Ai ju pajis me të dëgjuarit, të pamurit dhe me zemër, porse ju fare pak e falënderoni”. (Surja es-Sexhde, ajetet 7-9)

Siç ceket edhe në Kuran, njeriu përmban shkallë dhe horizonte të ndryshme të krijimit. Në një anë duke qenë zot karakteristikash natyrore, në anën tjetër është krijesë bimore (që edukohet dhe zhvillohet). Me shprehje më të kuptueshme, ai (njeriu) është shtazë dhe përmban në vete veçori të cilat shihen tek shtazët. Më në fund, meqë në të (në njeriun) ekzistojnë një mori veçorish tjera për atë edhe ai bëhet njeri. Njeriu duke thënë “ushqimi im, pjekuria ime dhe zhvillimi im” thekson shkallën e materies bimore. Duke thënë “lëvizja ime, epshi im dhe zemërimi im” tregon përmasat e veta shtazore. Kur të thotë “mendimi im, ideja ime dhe mendja ime” ai me këtë vë në cak përmasat e njeriut madhështor.

D.m.th. njeriu posedon “unin” dhe “egon” e ndryshme. Uni material, uni bimor (edukimi dhe zhvillimi), uni shtazor dhe uni njerëzor. Është shpirti hyjnor, abstrakt ai që njeriun e bën njeri dhe atë e lartëson nga të tjerët. Allahu i Madhëruar për këtë thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës, pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt, pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, dhe nga copa e mishit krijojmë eshtra e mandej eshtrat i veshim me mish, pastaj i ngjallim si një qenie tjetër, pra, qoftë lavdëruar Allahu, Krijuesi më i mirë”. (Surja el-Mu’minun, ajetet 12-14)

Allahu i Madhëruar fjalinë “qoftë lavdëruar Allahu, Krijuesi më i mirë” e ka përdorur për krijimin e njeriut. Ja pra, me shpirtin qiellor njeriu lartësohet në pozitë të lartë, për këtë edhe Allahu i Madhëruar urdhëron engjëjt: “Dhe pasi që i kam dhënë fizionominë dhe i kam dhënë shpirt, ju përuluni”. (Surja el-Hixhr, ajeti 29)

Po ashtu njeriut i është dhënë madhështia dhe Allahu i Madhërueshëm në lidhje me këtë thotë: “Ne me të vërtet i kemi nderuar bijtë e Ademit, i kemi shëtitur nëpër tokë e det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar” (Surja el-Isra, ajeti 70), pra kjo madhështi ka për qëllim horizontin e tij qiellor.

Autor: Dr. Ibrahim Emini

(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 26)




There are no comments

Add yours