4.1

Shpirti njerëzor dhe epshi shtazarak

Spread the love

Në lidhje me epshin e njeriut ajetet dhe hadithet (transmetimet) ndahen në dy lloje: Lloji i parë, epshi (rububij) i ardhur nga Zoti që na bën t’i ruajmë të gjitha vlerat njerëzore. Për këtë edhe jemi të porositur që të kemi kujdes ta ruajmë, forcojmë, ripërtërijmë të ashtuquajturin burim të virtyteve, xhevahir fisnik e hyjnor ose në të kundërtën do të jemi nga të humburit.

Allahu i Madhërishëm për këtë tha: “Të pyesin për shpirtin, thuaju: Çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim, kurse juve u është dhënë fare pak dije”. (Surja Kur’an, 17/85)

Në këtë ajet shpirti përcaktohet si krijimi jashtë botës së materies, diçka abstrakte. Në vijim do të shohim disa transmetime të dhëna nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe famijen e tij) dhe Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) në lidhje me shpirtin:

  • Shpirti është një flori i shtrenjtë, ai i cili nuk e ruan atë do të poshtërohet”.
  • Kush e di rëndësinë e shpirtit nuk e poshtëron atë duke bërë punë që janë të kalueshme dhe punë të kësaj bote”.
  • Çdo kush që e kupton vlerën e shpirtit të tij, ai do të ruhet nga lakmitë e epshit dhe dëshirat e këqija”.
  • Kush posedon shpirt të mirë e të ndershëm, ai është dashamirës”.
  • Kush është me shpirt fisnik e të ndershëm, ai do të shpëtojë nga poshtërsia e marrjes në pyetje për shpirtin”.

Nga të gjithë këto ajete e transmetime mbi mbrojtjen e shpirtit, pastrimin dhe edukimin e tij, kuptohet qartë se sa flori i shtrenjtë e i rëndësishëm është shpirti. Allahu i Madhërishëm thotë: “Ndërsa ai që është frikësuar Zotit të vet dhe e ka përmbajtur veten nga lakmia, me siguri xhenetin do ta ketë strehimore”. (Surja Kur’an, ajetet 40-41)

Në Kuran për Jusufin (a.s.) kështu tregohet: “Unë nuk e arsyetoj veten sepse epshi i cili të kaplon nga të dy anët (ta kaplon gjithë trupin)”. (Surja Jusuf, ajeti 53)

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me epshin thotë:

  • Armiku yt më i madh është epshi i cili të kaplon nga të dy anët (ta kaplon gjithë trupin)”.
  • Epshi gjithmonë urdhëron të keqen. Ai i cili mbështetet në të e çon në shkatërrim dhe ai i cili është i kënaqur me të, e vë në gjendje shumë të keqe”.

Kurse Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) rreth epshit thotë:

  • Besimi (mbështetja) në epsh është rasti më i mirë i shejtanit”.

Njëherë Imam Sexhadi (paqja qoftë mbi të) kështu ankohej:

  • O Zoti im! Të ankohem për epshin i cili vazhdimisht urdhëron të keqen, nxiton drejt mëkatit dhe vrapon drejt gabimit, gjithashtu më bie në pozitë që Ti të jesh i zemëruar në mua dhe më çon drejt rrugëve të shkatërrimit”.

Nuk mund të ndajmë epshin në njerëzor dhe shtazor sepse nuk janë dy epshe të ndryshme. Vetëm se epshi i njeriut ka dy pozita dhe horizonte. Pozita e ulët e cila përbëhet vetëm nga tiparet dhe veçoritë shtazore. Dhe pozita e lartë është njeriu madhështor me tipare hyjnore. Epshi është krijimi fisnik dhe i shtrenjtë, nga ai rrjedhin të gjitha të mirat dhe virtytet. Edukoni dhe mundohuni që ta përmirësoni atë, kjo porosi tregon nivelin e tij të lartë.

Epshi është armiku yt, mos e respekto atë. Në të kundërtën të çon në shkatërrim, mundohu që ta përmbash atë, kjo këshill tregon shkallën e tij të ulët, d.m.th. shkallën shtazore. Kur thuhet “forcoje epshin tënd, edukoje atë”, ka për qëllim pozitën e njeriut. Apo kur thuhet “shtypja kokën epshit dhe përule atë” ka për qëllim pozitën e tij të ulët shtazore. Në mes këtyre dy pozitave apo “uneve”, vazhdimisht ka luftë dhe kundërshti. Uni shtazor pandërprerë është i zënë me dëshira dhe kënaqësi, kështu që pengon shpirtin njerëzor të ngrihet në pozitat më të larta tek Allahu, dhe gjithashtu vazhdimisht mundohet që ta ketë nën kontroll shpirtin njerëzor.

Në anën tjetër, uni njerëzor apo pozita e lartë e krijimit njerëzor, vazhdimisht mundohet t’i shtojë vlera virtyteve njerëzore e të ngrihet në nivele më të larta dhe gjithashtu përpiqet që të afrohet tek Allahu i Madhëruar. Për të arritur në këtë gradë duhet që të kontrollohen përkushtimet dhe dëshirat shtazore dhe duhet bërë përpjekje që ato t’i fusë nën sundimin e vet. Kjo luftë vazhdon derisa të ngadhënjejë njëri nga këto dy “une” (njerëzorja dhe shtazorja). Nëse ngadhënjen uni njerëzor, hyjnor, atëherë përtëriten vlerat njerëzore dhe njeriu afrohet më afër Allahut, në pozitën më të lartë. E nëse ngadhënjen uni shtazor, atëherë mendja e njeriut do të shpërndahet dhe njeriu bie në rrugën e gabueshme. Për këtë edhe profetët janë dërguar që njeriut t’i ndihmojnë në këtë luftë të shenjtë njerëzore.

Autor: Dr. Ibrahim Emini

(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 27)




There are no comments

Add yours