17342551_1430505697001982_6717545126594615945_n

IBADETI I HAZRETI FATIMETUZ ZEHRA s.a.

Spread the love

IBADETI I HAZRETI FATIMETUZ ZEHRA s.a.

Imam Hasan el Basri thotë: “Nuk ka femër në këtë umet (popull) e cila do të ishte më e bindur tek Allahu se Fatimja. Ajo ka ditur të falej derisa i janë ënjtur këmbët.”
Në idat Ad-dai është shënuar: “Gjersa falej, Fatimja merrte frymë me rritëm të shpejtuar për shkak të frikës ndaj Allahut… Posaçërisht janë impresive duatë e saj drejtuar Allahut të Madhërishëm. Ajo e kuptonte thellësisht rëndësinë e ibadetit dhe duasë, ashtu që rrinte me kënaqësi para Zotit. Tërë kjo nuk ishte e çuditshme, ngase e shikonte babanë e saj që falej gjatë në orët e natës.

TESPIHU I HAZRETI FATIMES s.a.

Në Daimul islam transmetohet nga Imam Ali r. a . “Një herë sunduesi i Persisë i kishte dhuruar Pejgamberit s. a. v. s disa skllevër. I thashë Fatimes që të shkonte te babai i saj që të na falte një skllav për shërbëtor. Kur ajo shkoi, ai s. a. v. s. i kishte thënë: O Fatime, do të jap një gjë me të mirë se skllavi e shërbëtori dhe tërë bota dhe gjithë çka ka mbi të. Pas çdo namazi thuaj 33 herë Allahu ekber, 33 herë Elhamdulilah dhe 33 herë Subhanallah, në fund mbylle me La ilahe ilallah.” Nga e gjithë kjo ndodhi kuptojmë se feja islame ka ardhur për të zhdukur skllavërinë dhe njerëzit të jetojnë të lirë për veten e tyre.




There are no comments

Add yours