6.1

Imam Aliu sipas haditheve profetike

Spread the love

Dashuria ndaj Imam Aliut

Dashuria ndaj Aliut është prej imanit, ndërsa armiqësia ndaj tij është prej dëshirës së përçarjes”.

Imam Aliu është prej meje (prej Pejgamberit s.a.a.)

Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut”.

Parajsa e përjetshme (Xhennetul-Khuld)

Çdo kush që dëshiron të jetojë si unë, të vdes si unë dhe të fitojë Xhenetin e Huld-it të cilin e kam fituar unë, le ta pranojë udhëheqjen e Ali ibn Ebi Talibit. Ai nuk do t’ju nxjerrë nga rruga e drejtë asnjëherë dhe nuk do të devijoni asnjëherë”.

Imam Aliu është porta e diturisë

Aliu është dera e diturisë sime”.

Dashuria ndaj Āli Muhamedit (Familjes së Muhamedit s.a.a.)

Dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Āli Muhamedit (Familjes së Muhamedit), ka vdekur me vdekjen e martirit; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Āli Muhamedit, është i falur nga Allahu; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Āli Muhamedit, është i pranuar pendimi i tij; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Āli Muhamedit, ka vdekur si një besimtar me imanin e përkryer; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Āli Muhamedit, engjëlli i vdekjes do ta përgëzojë me Xhenet”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 17)