Mrekullia e bletëve
Mrekullia e bletëve
Kurani Fisnik në lidhje me bletën thotë: “Zoti yt i dha instinkt bletës: ‘Ndërto shtëpi nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër kulmet që ata i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara prej Zotit tënd’. Nga barqet e tyre del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë”. (Surja en Nahl, ajetet 68-69)
Ky shkrim ka të bëjë me bletët punëtore. Këto krijesa të vogla dhe të zgjuara prodhojnë mjaltë të shijshëm, që ne e shijojmë në mëngjes dhe që është aq i mirë për ne. Bletët janë krijesa të vogla që jetojnë në koloni dhe punojnë shumë në harmoni me njëra-tjetrën. Për miliona vite, ato kanë prodhuar shumë më tepër mjaltë se sa iu është nevojitur atyre, pikërisht për ne. Para së gjithash, mikeshat tona të vogla ndërtojnë hoje ku ato depozitojnë mjaltin e tyre. Hojet që ato ndërtojnë janë në të vërtetë mrekulli për inxhinierinë.
Bletët përdorin dyllin për të bërë hojet e huallit. Bletët punëtore përdorin një metodë të përllogaritur për përdorimin e hojeve gjashtëfaqëshe apo heksagonale, sepse heksagoni është forma që merr sasinë më të paktë të dyllit dhe mund të grumbullojë sasinë më të madhe të mjaltit. Qindra bletë punëtore bashkohen së bashku për të bërë hojet. Bletët e fillojnë ndërtimin nga anë të ndryshme dhe takohen në mes ndërsa ato punojnë. Së fundi, formohet ky vend depozitues që duket i bukur. Hualli tani është përfunduar. Tani ka ardhur koha për të mbledhur materiale për bërjen e mjaltit. Bletët zbuluese e kalojnë të gjithë ditën duke shkuar lule më lule, duke kërkuar një burim të ri për ushqim. Kur ato gjejnë një burim të tillë ushqimi, ato kthehen në koshere dhe i informojnë bletët e tjera. Por bletët janë të shurdhëta. Kështu ato nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën me anën e zërit. Megjithatë, bletët zbuluese e përshkruajnë rrugën për të gjetur burimin e ushqimit në një mënyrë që bletët e tjera mund ta gjejnë pa humbur.
Si e kryejnë bletët këtë detyrë në dukje të pamundshme?
Nëse dëshironi, ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje duke bërë një pyetje tjetër. A keni menduar ndonjëherë ta përshkruani rrugën për diku nëpërmjet vallëzimit? Ju ndoshta do të thoni jo. Por bletët zbuluese kthehen në koshere dhe kryejnë një vallëzim për t’iu treguar shoqeve të tyre sesi ta gjejnë burimin e ushqimit. Bletët zbuluese i tundin trupat e tyre vazhdimisht, ndërkohë që kryejnë vallëzimin. Mënyra se si ato lëvizin i përngjan përafërsisht numrit tetë.
Ato e tundin trupin e tyre rreth pesëmbëdhjetë herë në sekondë, nga njëra anë në tjetrën. Ky vallëzim është tepër i rëndësishëm për bletët e tjera, sepse ai përmban të gjithë informacionin rreth distancës së burimit të ushqimit nga kosherja, drejtimin e tij dhe pasurinë e tij. Bletët e tjera, duke vështruar vallëzimin, i kuptojnë menjëherë drejtimet. Tani është tepër lehtë për to që ta gjejnë burimin e ushqimit. Tani, le të ndalemi dhe të mendojmë për një moment. Për të gjetur drejtimin e duhur, kërkohen disa llogaritje matematike. Por krijesat që i bëjnë këto llogaritje dhe kryejnë këtë vallëzim, janë pikërisht bletët. Dhe këto krijesa të vogla i japin të dhënat e tyre duke vallëzuar në errësirën e koshereve të tyre. Ne shpesh i shohim këto krijesa të vogla ndërsa jemi duke ecur gjatë rrugës, duke shijuar një shëtitje në vend, apo jemi ulur në kopsht. Megjithatë, as ne njerëzit nuk mund të kryejmë kurrë një gjë të tillë, pa përgatitje të veçantë apo pa instrumente teknike. Sigurisht është Zoti i Gjithëfuqishëm, Ai i Cili i ka frymëzuar bletët që të prodhojnë mjaltë dhe ta gjejnë rrugën e tyre, ashtu sikurse ato veprojnë.
Autore: Mimoza Sinani
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 49-50)