2.1

Krijesat dhe ngjyrat

Spread the love

Krijesat dhe ngjyrat

Ekzistojnë shumë krijesa të bukura dhe plot ngjyra në natyrë, apo jo? Pothuajse sikur ato janë të vetëdijshme për këtë. Vetëm shikoni sesi ato i mburren njëra-tjetrës. S’ka dyshim se ato janë krenare për ngjyrat e tyre. Por prisni një minutë! Si u krijuan këto ngjyra? Nga erdhi kjo harmoni ngjyrash në trupat e qenieve të gjalla, me ngjyrime aq të bukura, saqë as ndonjë artist i madh nuk mund të pikturojë ndonjëherë?

Këto ngjyra nuk mund të jenë krijuar rastësisht, ashtu sikurse pretendojnë përkrahësit e teorisë së evolucionit. Le ta shqyrtojmë këtë me anën e një shembulli. Ngjyrat nuk mund të bëjnë asgjë prej vetvetes, apo jo? Vështroni këto ngjyra… Ato janë vërtet plot gjallëri dhe të bukura… Tani le të presim që këto ngjyra të bashkohen dhe të formojnë një pikturë të bukur. Ne ndoshta do të na duhet të presim për disa kohë. Në fakt, nuk është e nevojshme të presim fare. Dhe jemi të sigurt se edhe ju mendoni në të njëjtën mënyrë. Këto ngjyra nuk mund të bashkohen kurrë rastësisht dhe të krijojnë një pikturë. Është e qartë se ekziston një artist që i përdor këto ngjyra, të cilat ju i shihni dhe që e krijon pikturën. Sa herë që ju e shihni një pikturë, ju e dini se ajo është pikturuar nga një artist.

Pikërisht, ashtu sikurse një pikturë e pajetë, e vizatuar mbi një copë letër, nuk mund të krijohet rastësisht, sigurisht edhe ngjyrat e mrekullueshme të kafshëve nuk mund të jenë krijuar rastësisht. Të gjitha këto ngjyra dhe dizajnë janë dëshmi se Zoti i ka krijuar këto ngjyra me kujdes të madh.

Autore: Mimoza Sinani

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 50)