1. FSHIJA LOGON KUJDES INSHALLAH SNA DEL PROBLEM,

INTERVISTË: Edita Kosovare nga Londra

Spread the love

INTERVISTË FEMRAT ME VLERA

Edita Kosovare nga Londra

Redaksia e revistës VLERA ka për qëllim promovimin e vlerave etiko morale të shoqërisë e sidomos të
femrës myslimane në Kosovë dhe gjetiu. Prandaj kësaj radhe për juve të nderuar lexues në rubrikën “
FEMRAT ME VLERA” kemi zgjedhur një femër me shumë vlera mu në qendër të Londrës , në mënyrë që
të gjitha femrat tjera të marrim shembull dhe të motivohen për jetë nga FEMRAT ME VLERA.

VLERA : Mbulesën e konsideroni obligim apo veshje e përditshme modeste?

LINDA: Mbulesa është respekt ndaj Allahut dhe Pejgamberit (pqmtf). Sheriati islam i ka
dhënë rëndësi të madhe gruas muslimane, me qëllim që ta mbrojë femërinë e saj, ta
bëjë krenare dhe me pozitë të rëndësishme në shoqërinë në të cilën jeton. Të gjitha
kufizimet që i janë bërë në veshjen dhe zbukurimin e saj, janë me qëllim që të mbyllin
derën e çorodisë dhe amoralitetit, të cilat përhapen nga lakuriqsia dhe shfaqja e
bukurisë. Veshja e hixhabit për mua është lumturi vënia e shamisë për mua është
bukuri, zbatimi i këtij urdhri është obligim për çdo femër muslimane .
VLERA: Të qenit nënë dhe me obligime të tjera shtesë jashtë shtëpie sa është e
vështirë për juve?

Iranian Persian woman wearing hijab headscarf

LINDA: Mirëmbajtja e shtëpisë, mbështetja e burrit, si dhe rritja dhe mësimi i fëmijëve
janë ndër rolet më të rëndësishme dhe me shpërblim të madh tek Zoti. Meqë unë si
femër muslimane jam shkolluar dhe kam mundësi mund të punoj jashtë shtëpisë për të
mirën e komunitetit këtu në Angli, por prioritet i jap së pari familjes dhe fëmijëve të
vegjël, e për sa kohë që unë i realizoj detyrat e mija në familje dhe më vonë e stabilizojë
familjen patjetër se do të kontribuojë edhe për shoqërinë dhe për veten. Prandaj një
grua qa ka fëmijë duhet të jetë e arsimuar dhe e ndërgjegjshme për të qenë një prind i
mirë. Dihet që nuk është e lehtë të punosh dhe të kujdesesh për familjen por me vullnet
të mirë i arrij të gjitha.

VLERA: Si i përballoni fjalët e të tjerëve kur është në pyetje veshja juaj?

LINDA: Unë isha myslimane por jo besimtare, dhe e kisah zgjidhjen në dorën time,
edhe Zoti nuk më jepte dhunë, sepse ai në kuran na këshillonte nuk ka dhunë në fe, por
me pastërtinë shpirtërore dhe largimin e veseve të këqija që çdo ditë u mendoja ti
largoja, besimi dhe praktikimi i fesë erdhi natyrshëm, në mënyrë graduale. Fillimisht
duke lexuar Kuranin duke hulumtuar në internet duke mirënjohuri për islamin, njoftova
edhe shok mysliman dhe kjo është e tëra. Sa I përket fjalëve të të tjerëve nuk i dëgjoj

fare edhe pse nga njerëzit jo musliman vrojtohemi me tjetër shikim, unë them vet me
veti se nuk e dinë ata që kjo jetë është e shkurtër dhe një sprovë, ndërsa unë si
besimtarë jetoj me moral krijoj një familje të shëndosh dhe i kam frikë vetëm Allahut të
Lartësuar.

VLERA: Cili ka qenë momenti më i vështirë dhe më i mirë kur ka të bëjë me
veshjen tuaj?

LINDA: Për mua s’ka pasur momente të vështira, mbulesa (hixhabi) është veshje e
ardhmërisë këtë e lakmojnë edhe shumë shoqe të mija të krishtere angleze, vështirë
më vjen kur shohë disa motra myslimane që mbajnë mbulesën dhe janë shumë
primitive dhe ekstreme, s’mund të bësh dy llafe më to, ato mbajnë mbulesë por nuk
dëshmojnë me vlerat Islame, kjo pak më shqetëson, por falë Zotit që nuk janë shumica
e myslimaneve.

VLERA: Të praktikosh veshjen islame dhe njëkohësisht të arsimohesh sa është e
vështirë?

LINDA: Mbulesa e femrës muslimane është diçka e pa negociueshme dhe për pasojë
Ministria e Arsimit dhe ligjvënësit duhet ta marrin parasysh këtë problem të grave
muslimane dhe të mos e kategorizojnë apo ta klasifikojnë mbulesën si simbol. Shtete e
Bashkuar e konsiderojnë mbulesën e femrës muslimane si një të drejtë themelore të
vetë femrës në ushtrimin e lirë të fesë nga ana individuale , këtë e them sepse vetë jetoj
jashtë shtetit dhe e shohë se këtu nuk ka dallime në fe për arsimim ose punësim ,
ndërsa sa i përket gjendjes në Kosovë është turp i madh sepse femra e mbuluar ka
shumë vështirësi të shkollimit e për punësim edh emë keq. Por falë Zotit që po dëgjojë
se Liderët e rinj kan vizione të reja dhe janë përkrahës transparent në këtë drejtim në
krahasim me ishkumunistat e vjetër, apo udhëheqësit lojal që ja kanë hapur gropën
vetes dhe popullit duke i bërë “peke lepe” ( si urdhëroni ) urdhrave të liga nga lartë.

VLERA: Si e pretë shoqëria juaj veshjen dhe sjelljet tuaja prej një intelektualeje të
vërtetë?
LINDA: Unë veshi hixhabin, një shami që më mbulon kokën, qafën dhe fytin sepse jam
muslimane, e cila beson se trupi i saj është çështje e saj private, dhe se njeriu duhet te
vlerësohet për atë se çfarë njeriu është dhe jo për dukje dhe veshje.
VLERA: Çka konsideron si vështirësi për një femër-grua të mbuluar?
LINDA: Unë mendoj që çdo grua muslimane sa ka vështirësi aq ka edhe lehtësi dhe
suksese, pa marrë parasysh a e ka mbulesën apo jo. Por femrat myslimane që kanë
mbulesë ato mund të jenë më shumë të nënçmuara, të mosvlerësuara nga të tjerët,
prandaj ajo kurrë nuk duhet t’i dorëzohet sfidave dhe padrejtësive që i bëhen nga

pushtetarët e ndryshëm dhe nga shoqëria në përgjithësi. Ky mos dorëzim duhet të
kurorëzohet në ambicie të zjarrta për ta formuar dhe dëshmuar me veprat dhe
mbulesën e saj, përndryshe femra nëse nuk dëshmon me hixhabin e saj, atëherë
shamia mund të jetë vetëm një leckë materiali mbi kokë, asgjë tjetër.

VLERA: Çka i porositni vajzat dhe gratë e këtyre ditëve moderne?

LINDA: Allahu i gëzoftë të gjitha motrat tona që e kanë plotësuar urdhrin e Allahut , Ai
qoftë i kënaqur me to, ndërsa ato motra të cilat nuk janë në rrugën e drejt d.m.th në
rrugën e Allahut lusim Atë që ti udhëzon inshallah .

Faleminderit për intervistën e dhënë, shpresojmë sa herë që e lexojnë ndonjë nga
lexuesit tanë të VLERA-së ne të kemi sevabe për botën tjetër, ndërsa lexuesit tanë të
kenë dobi në të dy jetët.
Intervistoi: Sadbere Biçku