Agim Sulaj

Kalitja e vullnetit

Spread the love

Kalitja e vullnetit

Sa herë që mund të përballeni me ndonjë problem që në dukje të jashtme mund t’iu duket shumë i vështirë, i pa zgjidhshëm dhe shpresë humbës, parimi i mos dorëzimit (rezistimi) është ajo do t’ju ndihmojë në arritjen e suksesit.

Njeriu e përcakton fatin e vet me anë të vullnetit dhe mendjes. Sa më shumë dijeni dhe informacion të ketë dhe sa i forte të jetë  vullneti i tij aq më shumë sukses do të ketë në jetë e tij. Njeriu duhet zbatuar disa rekomandime mund të arrijë që të përforcoj vullnetin e vet.  Sa më poshtë që vijon do të përmendim disa faktorë të rëndësishëm që ndihmojnë në përforcimin dhe kalitjen e vullnetit të njeriut.

  1. Parimi i rezistencës: Gjëja e pare që duhet të duhet të zbatohet është parimi i rezistencës që ndryshe psikologët e quajnë “ parimi i mos dorëzimit”. Kuptimi i këtij parimi është që njeriu përballë humbjeve dhe vështirësive të tregojë qëndrueshmëri dhe t’iu rezistoj atyre, për arsye se disa prej humbjeve dhe mos sukseseve i përgatisin rrethanat për arritjen e fitoreve  të mëdha. Një prej shkrimtarëve ndër të tjera ka thënë: “Sa here që mund të përballeni me ndonjë problem që në dukje të jashtme mund t’iu duhet shumë i vështirë, i pa zgjidhshëm dhe shpresë humbës, parimi i mos dorëzimit (rezistimi) është ajo do tju ndihmojë në arritjen e suksesit.
  2. Të shpresuarit: Parimi ose faktori i dytë që ka rol fundamental për përforcimin e vullnetit është të shpresuarit. Njeriu duhet të jetojë jetën me shpresë dhe brenga e pengon atë nga arritja e qëllimit si dhe e vështirëson jetën e tij. Njerëzit e mëdhenj të cilët kanë arritur të ngjiten në kulmin e suksesit kanë pasur besim dhe shpresë ndaj jetës kurse shumica prej njerëzve të cilët nuk kanë korrur sukses në jetë, kanë qenë njerëz të pashpresë dhe që nuk besoni në jetën. Fills Simulek përshkruan. “Përdorimi dhe të shkruarit e fjalëve negative rezulton në dëm shkatërrim. Këto fjalë dhe shprehje janë si dry që me anë të tyre mbyllen dyert hyrëse të çdo rrugëzgjidhjeje dhe neve na përgatit për humbjen. E kundërta e kësaj fjala” Po” sjell dinamizëm dhe entuziazëm.”
  3. Të luftuarit me veset e këqija: Një nga faktorët të përforcimit të vullnetit është të luftuarit me huqet dhe veset e këqija. Ndaj duhet bërë përpjekje për t’i kundërshtuar kërkesat e epshit dhe dëshirat inferior në mënyrë që të evitohen veset e këqija. Uilliam Xhems filozof dhe psikologu i njohur Amerikan ndër të tjera thotë: “Kundërshtimit i vesit të keq bëhet shkak që njeriu të përtëritet për një kohë të caktuar dhe në këtë mënyrë arrin që të mënjanojë dobësinë e vullnetit të tij në mënyrë graduale.”
  4. Sugestimi i pasjes së vullnetit të forte: Një factor tjetër për përforcimin e vullnetit është bindja e vetes sonë që posedojmë një vullnet të forte dhe të fuqishëm. Njeriu duhet të besojë që mund të iu bëjë ballë problemeve. “ Unë mund të kem sukses në proovime”, Unë kam vullnet të forte dhe të çeliktë”. Në lidhje me këtë duhet të përmendim fjalët e Napoleonit i cili thotë: Fjala “nuk është e mundur” duhet të fshihet nga fjalori i jetës, dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorim fjalë të tilla si: “nuk mundem” dhe “nuk e dija”.
  5. Të pasurit një qëllim të qart: Fatkeqësisht ata njerëz që vuajnë nga dobësia e vullnetit dhe heqin dorë nga veprat që sjellin sukses, vuajnë nga fakti që nuk kanë një qëllim të qartë dhe definitiv. Ata zakonisht i lënë veprimet e tyre pa një qëllim dhe objektivi të përcaktuar.
  6. Stërvitja dhe trajnimi i fokusimit të vëmendjes: Stërvitja e fokusimit të vëmendjes është një nga mënyrat për të përforcuar vullnetin. Për të pasur një vëmendje të përqendruar duhet që çështjet dhe veprimet e jetës sonë të jenë më të renditura, të jemi të disiplinuara dhe të veprojmë në bazë të një program të paracaktuar.
  7. Kryerja e udhërave të Zotit: Një nga faktorët po ashtu të rëndësishëm për përforcimin e vullnetit është kryerja e urdhrave të Zotit dhe të ndjerit praninë e Zotit në të gjitha momentet e jetës. Zbatimi i dispozitave hyjnore, qëndrimi larg mëkateve secila në vete konsiderohen faktorë të rëndësishëm për përforcimin dhe kalitjen e vullnetit. Ai i cili adhuron Zotin gjen prehje shpirtërore. Nga ana tjetër prehja shpirtërore dhe psikike është faktori më me ndikim në përforcimin e vullnetit. Një prej dijetarëve të shquar ndër të tjera është shprehur: “ Zoti është thesari im i qetësisë më të madhe. Ai më ka urdhëruar që ndonjëherë të ndalem dhe të jem i qetë”.
  8. Të kemi besim tek vetja jonë: Besimi në vete dhe mbështetja tek vetja jonë po ashtu është një faktor tjetër i rëndësishëm në përforcimin e vullnetit. Nëse njeriu vë re talente dhe kapacitete që posedon dhe beson që ka aftësi për të kryer shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme, ai nuk do të ketë asnjë problem në vendimmarrje.
  9. Leximi i jetëshkrimit të njerëzve me vullneti: Studimi i historisë së njerëzve të vullnetshëm është faktorë kyç në përforcimin e vullnetit. Leximi i biografisë së njerëzve me vullnet bëhet shkak që njeriu të rezistojë dhe të tregojë qëndresë përballë faktorëve që shkaktojnë dobësinë e vullnetit dhe të përjetojë faktorët përforcojnë vullnetin.. P.sh një prej shkaqeve të suksesit është këmbëngulja dhe vazhdimësia në kryerjen e një vepre. Pra njeriu duhet insistuar në kryerjen dhe realizimin e një vepre atëherë ai arrin të korrë sukses.