f23a89a9a4ce9e95141386837ae97321

Sure En-NAS

Spread the love

Përmbajtja e sures “En Nâs”


Njeriu është gjithmonë në shënjestër të shejtanit dhe shejtani, xhindet dhe njerëzit përpiqen të ndikojnë në zemrën dhe shpirtin e tij. Sa më shumë të rritet pozita e njeriut në botë, pozita e tij në shoqëri do të jetë edhe më e tepërt. Vesveset dhe cytjet e shejtanit do të jenë edhe më të shumta, që atë ta devijojë nga Rruga e Drejtë dhe botën ta prishë me shthurje e korrupsion.
Kjo sure e urdhëron Profetin Muhammed (Paqja e bekimi qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), si udhëheqës dhe drejtues i fesë islame, të kërkojë mbrojtje nga sherri i cytësit.

Përmbajtja e sures, nga një anë, është e ngjashme me suren “El Felek”. Që të dyja këshillojnë që të mbështetmi tek Allahu prej sherrit dhe fatkeqësive, me ndryshimin që në suren “El Felek” janë cituar lloje të shumta cytjesh dhe sherresh, ndërsa në këtë sure
është folur me tepër mbi sherrin e cytjeve që nuk duken.

Mirësitë e leximit të sures “En Nâs”

Janë transmetuar hadithe të shumta për mirësitë e leximit të sures “En Nâs”. Po përmendim një hadith: Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte sëmurë rëndë. Xhibraili dhe Mikaili i ishin ulur pranë. Njëri i rrinte te koka (Xhibraili), kurse tjetri te këmbët (Mikaili). Xhibraili i këndoi suren “El Felek” dhe kërkoi mbrojtjen e Zotit nëpërmjet saj, ndërsa Mikaili i recitoi suren “En Nas”.

Në një transmetim të Imam Bakirit (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) lexojmë: “Kushdo që lexon suren ‘El Felek’ dhe ‘En Nâs’ në namazin e vitrit, atij i thuhet: ‘O Rob i Zotit! Ty të është pranuar namazi!’”.2

Komentimi i Sures Nas

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Thuaj: ‘Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve. Sundimtari i njerëzve. I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve. Nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt). E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” “ (Qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”

Zotit të njerëzve i kërkoj ndihmë

Në këtë sure, që është edhe surja e fundit e Kuranit të Shenjtë, flitet për detyrën kryesore të Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe të ndjekësve të tij:

“Thuaj: ‘Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.’”.

Në këto ajete janë cituar tri cilësi prej cilësive të mëdha të Allahut (Rebubijet, Malekijet, Vehijet) të gjitha këto kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me edukimin e njeriut dhe me shpëtimin e tij prej kthetrave të vesveseve. Sigurisht që qëllimi për mbështetjen dhe mbrojtjen nuk është vetëm ta themi me gojë këtë fjalë, por duhet me mendje, me besim dhe vepër, që ta vendosim veten tonë në mbrojtjen e Zotit. Të mbështetemi te Zoti, duke u ruajtur prej rrugëve, programeve të shejtanit, punëve dhe propagandës së tij, qëndrimet në vende që shejtani i ka shumë qejf. Veten tonë ta vendosim në rrugën e Mëshiruesit dhe të bëjmë vepra që Ai është i kënaqur me to. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, veten tonë do ta vendosim para një tufani vesvesesh. Largimi nga ky tufan nuk arrihet vetëm me leximin e fjalëve të kësaj sureje, por duhet të kryhen edhe punët që thamë më lart. Kur themi “Rab’bi’n Nas”, ne kemi dëshmuar për sundimin e Zotit dhe veten tonë e kemi vendosur nën edukimin e Tij. Kur themi “Maliki’n Nas”, veten tonë e dimë pronë të Zotit dhe robi i bindet urdhrit të Tij.

Kur themi “Ilahi’n Nas”, do të thotë se ecim në Rrugën e Zotit dhe nuk adhurojmë tjetër përveç Tij. Pa dyshim, ai besimtar që ka këto tri cilësi dhe e përshtat vetveten me këto tre cilësi, do të jetë i mbrojtur prej sherrit të vesveselinjve. Në të vërtetë, këto cilësi janë më të rëndësishmet, për sa i përket edukimit. Janë tri programe, tri mënyra shpëtimi prej sherrit të vesveselinjve dhe njerëzit i siguron prej tyre. Për këtë shkak, në ajetet e tjera, shtohet: “Nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”.

Fjala “vesaas ”, sipas Ragibit, në librin e tij “Mufredat”, ka kuptimin: zë i qetë i hijshëm, sikurse janë edhe stolitë e grave të hijshme. Por më pas është përdorur me kuptimin përshpëritje për punët dhe mendimet e këqija që rrinë në zemrën e njeriut. Ato ngjajnë me zërin e ulët, që të fishkëllen butë në vesh. Fjala “vesaas” është paskajore. Ndonjëherë vjen edhe me formën e foljes, kryerjes së veprimit. Në ajet ka po këtë kuptim.

Fjala “khan’nas” vjen nga rrënja e fjalës “el khenus” dhe ka kuptimin: të mblidhesh dhe të ecësh prapa, për shkak se shejtanët, kur përmendet Emri i Allahut, kthehen prapa dhe fshihen. Kjo fjalë ka ardhur edhe me kuptimin: “ikhtefa” – “fshehje”. Duke u mbështetur në këtë kuptim, ajetet thonë: “Thuaj, unë kërkoj mbrojtje prej sherrit të cytësit, i cili fshihet prej Emrit të Zotit.”.

 

Në parim, shejtanët, punën dhe programin e tyre, e kryejnë fshehurazi, ndonjëherë ata aq shumë i fryjnë njeriut në vesh, saqë njeriu u beson atyre dhe mendon se mendimi i tyre është i tij. Brena tij, shpirti i vlon. Kjo gjë bëhet shkak që ai të humbasë dhe të ndjekë rrugë të gabuar. Ndonjëherë, shejtani fshihet dhe nis të mashtrojë me cytjet e tij, duke e larguar prej së vërtetës dhe duke e bërë të vërtetën gënjeshtër dhe mëkatin e fsheh në rrobën e adhurimit. Paudhësinë në rrobën e udhëzimit. Shkurtimisht, edhe vetë janë të fshehur, edhe punët, edhe programet e tyre janë të fshehura. Kjo për ne është një paralajmërim, që të mos mendojmë se shejtani do të na dalë ne përpara me fytyrën e tij të vërtetë, apo t’i shohim programet e tij. Nuk do jetë kurrë kështu. Ata do të na cytin ne me vesvese dhe punët e tyre janë të mbushura me gënjeshtra, hile dhe dredhi, vetëm e vetëm për të fshehur të vërtetën. Ata nuk e shfaqin “fytyrën e tyre të vërtetë”, e përziejnë të vërtetën me të pavërtetën, nuk flasin qartë.

Imam Aliu (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), lidhur me këtë çështje, thotë: “E vërteta nuk e fsheh Rrugën e Zotit.”. Ata janë betuar dhe për këtë gjë ankohen e ankohen, saqë një pjesë prej saj ta bëjnë të besueshëm për njerëzit.

Imam Aliu (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) për komentimin e ajeteve: “Nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.”, thotë se përzgjedhja e fjalës  “vesvas ” – “hedh dyshime” dhe “es sudur” në gjokset e njerëzve, është një tjetër theksim për këtë kuptim. Nga një anë, të gjitha këto na paralajmërojnë për vesveset e xhindëve dhe njerëzve. Ata nuk janë në mesin e një grupi apo një populli, por janë të shpërndarë ndër njerëz e xhind dhe janë të fshehur te të gjitha rrobat e te të gjithë grupet, ndaj duhet të ruhemi nga të gjithë dhe prej sherrit të tyre të kërkojmë mbrojtjen e Zotit. Janë të shumtë ata që na shtyjnë në të keqe, miqtë jo të mirë, të devijuar, udhëheqës të devijuar dhe dhunues, punonjës tiranë, shkrimtarë dhe titullarë të shthurur, shkolla, që nga pamja e jashtme të gënjejnë, mjete komunikimi që të çojnë drejt vesveseve, të gjitha këto, në një fjalë, “vesvas han nas”, janë ngjitëse dhe njeriu duhet të mbështetet tek All’llahu dhe të kërkojë mbrojtje për të gjitha.

 

Libri Komentimi i Xhzyit të tridhjetë  të Kuranit. – Shoqata Flladi

Vazhdon…