e52cdd427fd44d26dc84a67754d050ca

Përse kërkojmë mbrojtjen e Zotit? (vazhdimi Sure Nas)

Spread the love

Vazhdimi….

Përse kërkojmë mbrojtjen e Zotit?

Për njeriun, në çdo moment ekziston mundësia e devijimit. Në parim, kur Zoti e urdhëron të Dërguarin e Tij, të mbështetet dhe të kërkojë mbrojtje nga Zoti për sherrin e “vesvasi han nas”, do të thotë se mundësia e zënies ngushtë e njeriut dhe e futjes në kurthin e “vesvas han nas” cytësit që fshihet (pasi cyt) është e mundur.

Edhe pse Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), me mëshirën dhe mirësinë e Allahut të Madhëruar, si dhe me ndihmën që i vjen prej Tij, në mënyrë të fshehtë, ishte i siguruar, ai i lexonte këto ajete dhe kërkonte mbrojtje prej sherrit të cytësit që fshihet (pasi cyt). Kështu që edhe detyra e të tjerëve është e qartë.

Ne nuk duhet të mbetemi pa shpresë, sepse përballë tyre qëndrojnë engjëjt e qiellit dhe besimtarët e Rrugës së Drejtë asnjëherë nuk janë vetëm. Engjëjt u shfaqen atyre dhe ata i ndihmojnë. Atyre që thonë se Zoti ynë është Allahu, e vazhdojnë të vendosur në Rrugën e Drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Gëzojuni Xhennetit që ju është premtuar.”

Sidoqoftë, kurrë nuk duhet të jemi mendjemëdhenj dhe ta konsiderojmë veten tonë si jo nevojtar ndaj këshillave dhe ndihmës Hyjnore. Gjithmonë duhet të mbështetemi te Zoti dhe të jemi të zgjuar e të vëmendshëm

 Përse përsëritet fjalë “en nas”?

Disa komentues kanë thënë se në secilin rast ka një kuptim. Por ajo çka vihet re është se fjala është përdorur për të theksuar këto tre cilësi të Krijuesit e që në të tre herët që është përmendur kjo fjalë ka një kuptim të vetëm.

 Kuptimi i fjalës khannas në hadithe

Në një transmetim të Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) lexojmë: “Zemra e çdo besimtari ka dy veshë, një vesh, ku fryn engjëlli dhe një vesh, ku fryn cytjet e shejtanit (khannas). Zoti e përkrah besimtarin nëpërmjet engjëllit,  ky është edhe kuptimi i ajetit: “...dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet.”

Në një hadith të Imam Sadikut (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) lexojmë: “Kur zbriti ajeti: “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre”  Iblisi (shejtani) u ngjit lart në një mal në Mekë dhe me zë të lartë thirri të gjithë udhëheqësit e ushtrisë së tij. Ata e pyetën se përse na thirre?

– Ka zbritur ky ajet, që mua më bën të dridhem dhe për njerëzit është burim shpëtimi. Kush prej jush mund të përballet me të? – pyeti Iblisi (shejtani).

– Unë mundem, tha një prej shejtanëve të mëdhenj dhe shpjegoi një plan. Por Iblisi (shejtani) nuk e pëlqeu! Kërkoi plan tjetër. Të tjerë u ngritën e thanë planet e tyre, por përsëri nuk u bind. Këtu u ngrit “vesvasil khannas” dhe tha:-  “Unë e kryej këtë detyrë”. – Në ç’mënyrë? – e pyeti Iblisi. – Unë do t’i mbaj ata me premtime, derisa ata të përfshihen në mëkat. Kur ata të mëkatojnë, do të kryej veprime që ata të mos pendohen, – u përgjigj ai. – Ti mund ta kryesh këtë punë (plani yt është tepër i mirë), – tha Iblisi. Këtë detyrë ia caktoi atij deri në Ditën e Kiametit”.

O Allah! Na ruaj prej gjithë sherreve dhe cytësve të shejtanit (han nas)

O Allah! Kurthi është i vështirë dhe armiku është i zgjuar. Kurthet e hartuara janë të fshehta dhe nuk ka shpëtim përveçse nëpërmjet mirësisë dhe dëshirës Tënde.

O Allah! Nuk dimë se si të të falënderojmë për të gjitha mirësitë që na ke dhuruar! O All’llah! Ti e di që në këto momente gëzimi dhe të mbushura me falënderime, e gjithë qenia ime është e lumtur. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, por i ngre duart lart drejt Teje dhe them: “O Krijues! Në komentimin e këtyre ajeve, mund të kemi gabuar, Ti na i fal të gjitha ato! Shpresoj që edhe robtë e Tu të na i falin!”. Së fundi, dua të them: “O Zot i Mëshirueshëm dhe Bujar, këtë shërbim të paktë, pranoje nga të gjithë ne, me bujarinë Tënde, bëje dhe ruaje për ne nga punët e dobishme në Ditën e Kiametit dhe të Ringjalljes! Lutja jonë e fundit: “Elhamdulil’lahi Rab’bil Alemin!”

Fundi i sures “En Nas

 

Libri Komentimi i Xhzyit të tridhjetë  të Kuranit. – Shoqata Flladi