8be3fccdda7a8ceb648a4a5bce1ea3ef

MIRËSITË E MUAJIT SHA’BAN DHE VEPRAT NË KËTË MUAJ

Spread the love

MIRËSITË E MUAJIT SHA’BAN DHE VEPRAT NË KËTË MUAJ

Duhet të dihet se muaji sha’ban ishte muaj i nderuar dhe i veçantë për Pejgamberin Muhammed (s.a.a.). Ai (s.a.a.) agjëronte gjatë këtij muaji. Pejgamberi thoshte: “Sha’bani është muaji im. Cilido që agjëron një ditë të këtij muaji, unë do t’i siguroj atij xhenetin.”

Dhe: “Agjëroni këtë muaj për dashurinë ndaj Pejgamberit tuaj dhe për t’u afruar te Zoti juaj:”

Transmetohet se Pejgamberi, kur shihte hënën e re të muajit sha’ban, urdhëronte një person që të thoshte:

“O banorët e Jethribit (Medinës)! Unë jam i Dërguari i Allahut tek ju. Sigurisht, sha’bani është muaji im. Allahu e mëshiroftë atë që më ndihmon në muajin tim (duke e respektuar atë).”

Gjithashtu duhet ditur se punët në këtë muaj janë  dy lloje: Të përgjithshme, që kryhen gjatë gjithë muajit dhe të veçanta që kryhen në ditë e net të caktuara.

  • Në çdo ditë të këtij muaji duhet të thuhet 70 herë “Estagfirull-llahe ve es’eluhut tevbete.”
  • Në çdo ditë duhet të kërkohet pendim duke thënë: “Esagfirull-llahel-ledhi la il-la hve, err-Rrahmanurr-Rrahimu, el-Hajjul-Kajjumu ve etubu ilejhi.”
  • Duhet të jepet sadaka, qoftë edhe diçka e vogël, me qëllim që All-llahu t’ia ndalojë zjarrin trupit të tij.
  • Në këtë muaj duhet të thuhet 1000 herë “La ilahe il-lall-llahu ve la na’budu il-la ij-jahu, mublisine lehud-dine ve leu kerihel mushrikune.” Për këtë veprim njeriu ka shpërblim të madh, njësoj sikur të ketë bërë 1000 vjet ibadet.
  • Të thuhen sa më shumë salavate për Pejgamberin dhe familjen e tij.
  • Të këndohet Kur’ani dhe lutjet. Një prej atyre lutjeve është edhe ajo që quhet “Munaxhat Sha’banijeh” e imam Aliut.

 

Punët e veçanta:

Nata e parë: Transmetohet që në këtë natë falen 12 rekate namaz. Në çdo rekat lexohet surja Fatiha 1 herë dhe surja “ Ihlas” 11 herë.

Dita e parë:

  • Është e pëlqyeshme që kjo ditë të agjërohet.
  • Gusli (larja)

Dita e tretë:

Kjo është ditë e bekuar, sepse në këtë ditë ka lindur nipi i Pejgamberit Muhammed (s. a. a.), imam Hysejni (r.a.).

Dita e trembëdhjetë:

Është prej netëve të bardha (të mira).

Dita e pesëmdhjetë:

Është  dita e lindjes së imam Mehdiut (r.a.). Në këtë ditë kryhen këto punë:

  • Gusli (larja)
  • Ndeja zgjuar duke falur namaz, duke u lutur dhe duke bërë istigfar (pendim).
  • Të këndohet duaja e Kumejlit.
  • Të thuhet 100 herë “Subhanell-llahi vel hamdulil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vell-llahu ekber,” me qëllim që All-llahu t’ia falë atij gjynahet që ka bërë dhe t’ia plotësojë nevojat e kësaj jete dhe të jetës tjetër.