KOHA KUJT DUHET T’I PËRSHTATET?
Njeriu hyn në makinën e kohës gjersa makina është në lëvizje. Ai nuk duhet për asnjë moment ta lë anash drejtimin dhe kontrollin e makinës. Duhet theksuar dy gjëra para se të fillojmë të diskutojmë lidhur më këtë çështje se, kujt duhet t’i përshtatet koha. Njëra prej tyre është që shumë njerëz të cilët flasin për përparimin, zhvillimin dhe ndryshimet me rrethanat e tanishme mendojnë se çdo ndryshim që bëhet në kushte sociale, posaçërisht nëse vjen nga Perëndimi, duhet të konsiderohet zhvillim dhe përparim, e kjo është një prej ideve më devijante të cilat i kanë degraduar njerëzit.
Në bazë të qëndrimeve të këtyre njerëzve, pasi që kënaqësitë e jetës ndryshojnë nga dita në ditë me ç’rast të përsosurat i zëvendësojnë ato me më pak të përsosura, dhe ngase dituria dhe teknologjia janë në gjendje të përparimit, të gjithë ndryshimet që ndodhin në jetën e njerëzve janë një lloj përparimi dhe zhvillimi andaj duhet të priten duar hapur. Sepse, kjo është vazhdë e kohës dhe, i pëlqeu kjo dikujt apo jo, është caktuar që kjo të ketë rrugën e vet. Në të vërtetë as këto ndryshime nuk janë rezultat direkt i diturisë dhe teknologjisë as është në vepër të ndonjë domosdoshmërie gjegjësisht zhvillimi.
Njeriu hyn në makinën e kohës gjersa makina është në lëvizje. Ai nuk duhet për asnjë moment ta lë anash drejtimin dhe kontrollin e makinës. Ata që flasin shumë për ndryshimet e kohës dhe e lënë anash drejtimin dhe kontrollin, harrojnë rolin e aktivitetit të njeriut dhe ngjasojnë më kalorësin i cili i nënshtrohet kontrollit të kalit.
Ndonëse dituria është në gjendje të përparimit, nuk rri qetë karakteri tekanjoz, grabitqar i njeriut. Dituria dhe intelekti e orientojnë njeriun drejt përsosmërisë, kurse karakteri tekanjoz dhe grabitqar përpiqet ta tërheq kah shkatërrimi dhe devijimi. Karakteri i tij tekanjoz dhe grabitqar përpiqet të bëjë diturinë armë të veten duke dashur ta shfrytëzojë këtë si për shkathtësi për apetitet e veta jetësore dhe shtazore. Koha brenda saj rrënohet dhe devijohet njësoj si përparimi dhe zhvillimi. Duhet shkuar para me përparimin e kohës por njëkohësisht të luftohet kundër shkatërrimit dhe devijimit të kohës .
Të dyja edhe reforma edhe reaksioni janë kundër kohës, me dallim që forma zë qëndrimin kundër degjenerimit të kohës kurse reaksioni qëndron si pengesë e përparimit të kohës. Nëse çdo gjë duhet të harmonizohet me kohën, me çka pra duhet të harmonizohet koha? Nëse njeriu dhe ndryshimet e saj, i cili është roli i aktivitetit, kreativitetit dhe konstruktivitetit të dëshirës së njeriut?
Redaksia e revistës “Vlera”.