2.0

Kontributi i Abdurrahman el-Sufit (903-986) në shkencë (1)

Spread the love

Autor: M.Sc. Artan S. Mehmeti

U lind në qytetin Shiraz të Persisë, që në kohët moderne i takon Iranit. El-Sufi është i njohur për kontributin e dhënë në astronomi, por ai gjithashtu kontribut dha edhe në kozmografi e gjeografi.

El-Sufi i cili në botën perëndimore njihet me emrin Azofi, është njëri nga dy astronomët më të njohur të epokës së mesjetës, në fushën e astronomisë praktike. Në observatoriumin e tij personal, ai përgatiste harta të yjësive qiellore dhe me kujdesi vendoste magnitudat e tyre.

Në librin e tij të quajtur “Kitab el-Kavakib el-Thabit el-Musavvar (Atllasi i Yjeve)”, ai ishte i pari astronom që pas shumë vëzhgimeve bëri përshkrimin e “Mjegullës” në Andromendë (Andromeda Galaxy), duke e përshkruar këtë si “re të vogël”. El-Sufi gjithashtu ishte i pari astronom që e emërtoi grupin e yjeve jugor me emrin “El-Bekal el-Ebjed (Yllësi e Bardhë)”, këtë e bëri mbasi mori informacionet nga udhëtarët arabë që vinin nga Arkipelagu i Malajës. Ne sot këtë galaktikë e njohim si “Nubekula Kryesore” apo “Reja e madhe e Magelanit (Large Magellanic Cloud)”, e cila mund të vërehej edhe nga Jemeni. Kjo galaktikë nuk u pa nga evropianët deri në udhëtimin e Magelanit, në shekullin XVI. Po ashtu ai vuri re se rrafshi ekliptik është i pjerrtë në raport me ekuatorin qiellor, kjo mundëson që më saktësi të llogaritet gjatësia e vitit tropik.

Në parathënien e librit “Kitab el-Kavakib el-Thabit el-Musavvar”, el-Sufi flet dhe për studimet e Ptolomeut që ai i posedonte, studime për Mërkurin (Utarid) dhe Haxhin (al-Hajjaj), por vë në dukje gabime brenda tyre, e të cilat nxiten el-Sufin për të kryer studime të reja duke i përmirësuar këto gabime. Më pas ai përshkruan dyzetepesë yjësitë duke i renditur nga ato yjësi që ndodhen në hemisferën veriore, zonën e zodiakut dhe hemisferën jugore. Për secilën yjësi, ai i rendit pozicionin, shkëlqimin, madhësinë, ngjyrën e yjeve brenda yjësive, si dhe jep korrigjime për vëzhgimet e Ptolemeut, duke iu shtuar detaje nga tradita beduine arabe. Pranë çdo përshkrimi të secilës yjësi janë dy figura. E para tregon yjësinë siç shihet nga toka, kurse e dyta siç shihet nga lart d.m.th. mënyra se si u shfaqë në një botë hyjnore. Këto për bazë duhet të kenë pasur paraqitjen klasike të yjësive, si dhe figurave që u ngjanin, por disa ndryshime që u prezantuan janë si pasojë që vizatuesi t’i ketë keqkuptuar figurat mitologjike greke, ose el-Sufi t’i ketë lexuar gabimisht tekstet origjinale të Ptolomeut. Nganjëherë njohuritë themelore nga përshkrimet arabe për yjësitë përmbajnë edhe figura, siç është rasti për yjësinë Andromeda që paraqitet me një peshk të rrethuar për belin e saj.

Vazhdon

(Revista “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 16-17)




There are 32 comments

Add yours
  1. aksara178

    … [Trackback]

    […] There you can find 36701 additional Information to that Topic: revistavlera.com/kontributi-i-abdurrahman-el-sufit-903-986-ne-shkence-1/ […]


Post a new comment