Ibn_Khaldoun_Statue_and_Square,_Mohandesin,_Cairo

Kontributi i Ahmad Ibn Rustah (? – 903) në zhvillimin e gjeografisë

Spread the love

M.sc. Artan S. Mehmeti

I lindur në rajonin Rosta afër qytetit Isfahan të Persisë, e në këtë kohë ky rajon i takon Iranit. Ibn Rustah njihet eksplorues dhe gjeograf.
Është i njohu si autor i përmbledhjes gjeografike më titull “Ketāb al-aʿlāq al-nafīsa”. Në këtë libër ai përmend që ka qenë në Medina, ku sipas të gjitha gjasave ky do të kishte qenë i vetmi udhëtim i rëndësishëm jashtë Persisë së vjetër gjatë jetës së tij. Libri i tij është i shkruar në dy pjesë (dorëshkrime). Pjesa e shtat e këtij libri është më e zgjeruar dhe përmban në enciklopedi në vete, ku autori në këtë pjesë shkruan për shumë fusha shkencore. Volumi që ka mbijetuar kohës bën fjalë për gjeografinë dhe temat tjera të përbashkëta. Libri fillon me gjeografinë qiellore dhe astronomike, duke i cituar autorët sikur që janë gjeografi Ebu Ṭayyeb Saraḵsi dhe astronomi i famshëm Ebu Mashar Balḵi, si dhe botëkuptime të zgjeruara të marra nga Grekët. Pastaj, Ibn Rustah kalon në një përshkrim të dy qyteteve (Mekën dhe Medinen), ku i përshkruan në detaje topografin dhe ndërtesat me shumë karakteristika të mrekullueshme e me stile hyjnore.
Duke u marrë me pjesën tjetër të botës, ai përshkruan detet dhe lumenjtë e tyre; shtatë lartësirat (duke e përcjellur sistemin Grek të klimata-s para asa.j Persiane të kešvars,); regjionet e Dār-al-Eslām (duke filluar me Īrānšahr dhe Sawād të Irakut,), e të cilat i ka trajtuara me kujdes të veçantë; Perandorin Bizantine dhe perandorët e tij me detaje të shumta; Roma, vend për të cilën nuk ka pasur shumë informata; dhe për vendet jo Islamike dhe racat e tyre, përfshirë Indinë, njerëzit e Turqisë të Azisë së brendshme, si dhe, hungarezet – magjarët (al-Majḡarīya), sllavët (al-Ṣaqlabīya), Rusët (al-Rūsīya), Alanët, etj. Më tutje ai kthehet në një përshkrim të Persisë, veçanërisht Isfahanin dhe i përshkruar rrugët kryesore të perandorisë duke ju dhënë rëndësi më të madhe atyre të Persisë. Ai mbaron me disa informata të shkurtura mbi awāʾel, “ndodhitë e para,” familjet e famshme, sektet dhe heretikët para dhe pas islamik, etj.
Metoda e Ibn Rostas është e bazuar dhe është zhvilluar në ashtuquajturën gjeografia e shkruar në rrugë, d.m.th. ai i përshkroi vendet në kohen që i vizitoi (me sa duket ai e mori itinerarin dhe vendet nga Ibn Ḵordāḏbeh, edhe pse atë vetëm një herë e përmend, por në përgjithësi kjo duket qartë, kështu që libri i tij shndërrohet në një enciklopedi koncize të dijes kosmologjike, gjeografike dhe historike).
Puna e Ibn Rostas mund të vendoset në të ashtuquajturën shkolla “Irake” të shkrimeve gjeografike sesa një shkollë “Balḵī” e Abū Zayd Balḵī , e cila shkollë e mori inspirimin nga konceptet gjeografike në Kuran. Qasja e tij në literaturën një adīb-i (literari), është e nxitur nga aspektet e gjërave të rëndësishme dhe kurioze, posaçërisht informatat për vendlindjen në Isfahan janë të rëndësishme dhe ju ka kushtuar rendësi të madhe.
Ibn Rosta deklaron që përderisa bënte përshkrimin dhe studimin për vende tjera, ai varej nga burimet dytësore të informatave, të cilat shpesh gjendeshin me vështirësi të mëdha dhe kishte pak mënyra për ti verifikuar vërtetësinë e tyre. Sa i përket Isfahanit, Ibn Rosta ka mundur të përdorte përvojën e tij dhe vrojtimet ose deklaratat të cilat kanë qenë të besueshme. Kështu që kemi përshkrimin e njëzet regjioneve (rostāqs) të Isfahan ku përmban detaje që nuk gjenden në punime të gjeografëve tjerë. Nëse flasim për qytetin (Isfahanin), ne mund të mësojmë që ishte në një gjendje rrethi me perimetër prej 10 km, murrët të mbrojtura nga qindra kulla dhe katër porta.
Informatat e tij për njerëzit jo Islam të Evropës dhe Azisë së Brendshme – Qendrore, bëjnë burim të dobishëm (për muslimanët) për këto regjione të panjohura (ai kishte dijeni edhe për ekzistencën e Ujdhesave Britaneze dhe të Hipetarkisë Anglo – Saksone Angleze dhe deri tek Turqit parahistorik, si dhe njerëzve tjerë të stepave. Përshkrimi që Ibn Rosta i benë Kostandinopojës, është marrë nga një i burgosur musliman që ishte i burgosur në Kostandinopoje, i quajtur Harun b. Yaḥya, është dëshmuar të jetë shumë i vlefshëm për dijetarët Bizantin.
Burimet
http://www.iranicaonline.org/articles/ebn-rosta,

https://en.wikipedia.org/wiki/Ahmad_ibn_Rustah




There are no comments

Add yours