depositphotos_32518489-stock-illustration-floral-seamless-texture-with-flower

Feja nuk është dhunë, dhuna nuk bjen paqe !

Spread the love

Autor: Ikballe Berisha Huduti
“Kush mbytë një njeri pa të drejtë është njëjtë sikur do të kishte mbytë tërë njerëzimin. Dhe, kush shpëton një jetë do të ishte sikur të kishte shpëtuar gjithë njerëzimin.” Maide 32

Kosova ime në kaos politik, Maqedonia gjithashtu, Shqipëria ashtu kështu, menzi po mundohemi të lundrojmë si një anije e lodhur në oqenian evropian.
Bota po bënë luftëra, gjenocid, gjakderdhje karshi njerëzve të pafajshëm, sulme të cilat çdo ditë e më shumë po ashpërsohen, po bëhen vdekjeprurëse, po marrin jetë të pafajshme, por këto, asnjëri nuk i sheh as nuk bën zë, bota hesht, si pasojë çdo ditë mbyten në mënyrë mizore shumë viktima. Sa i përketë vrasjeve pa asnjë faj, Kurani i shenjtë na jep mësim: “Kush mbytë një njeri pa të drejtë është njëjtë sikur do të kishte mbytë tërë njerëzimin. Dhe, kush shpëton një jetë do të ishte sikur të kishte shpëtuar gjithë njerëzimin.

Kur ndodhen aktet terroriste në Francë, kur ishin sytë e botës të kthyer kah Franca, dhimbeshin fortë ato viktima të pafajshme. E gjithë bota u revoltua, investoi, hargjuan para e kohë duke u solidarizuar me aktivitete, gjeste e forma të ndryshme. Mediat shprehnin keqardhje në mënyra e forma të ndryshme.
Ndërkaq, në vendet ku jetojnë muslimanët, si Palestinë, Ukrainë, në Burma, Libi, Irak, Jemen, Siri në fund edhe në Turqi, ku vazhdimisht ushtrohet dhunë, gjenocid dhe çdo ditë nëpër këto vende rrjedhin lumenj gjaku, për këto pra, për këto vende shumë pak bëhet gjë, askush nga Perendimorët nuk ngre zë, ngase muslimanët ndoshta nuk janë si ata, as në fe as në traditë, as në kulturë as në politik, pra askush nuk e çan kokën, nuk duan të shohin, ngase jo që janë të verbër por i pengon drita e së vërtetës së hidhur që vet e kanë krijuar, asnjëri nuk ndjen dhimbje sepse nuk është Franca e Evropës.

Siç po shihet luftërat që po bëhen në Lindje, nuk po ndodhin për të luftuar terrorizimin, por për të marrë pronësinë e naftës në zonat strategjike. Luftërat po bëhen për pushtet duke përdorur mashën sektare fetare të pavetëdijshme, e cila po i zvarrit gacat nga njëri shtet musliman në tjetrin. Siç duket në këto vende ka vdekur politika, ngase feja pa politik është si trupi pa kokë. Fenë të cilën tani për tani në këto vende të turbullta muslimane, mendojnë se e mbajnë në duar radikalët dhe diktatorialet, mos të mendojnë se kjo fe është fe. Kjo fe nuk është fe, në fe nuk ka diktaturë, në fe radikalizmi është i mirë vetëm deri në atë mas kur mbahemi për rrënjët e çiltëra Kuranore e jo për hadithet e thëniet e klerikëve të padenjë.

Bota në përgjithësi, e bota muslimane në veçanti po rrezikohet nga konfliktet e brendshme fetare të cilat po udhëhiqen nga grupe radikale, të cilat haptas po predikojnë një Islam ndryshe, karshi atij Islamit Burimor nga Shtëpia e Shpalljes, që ka predikuar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë të brezit të Profetit Muhamed –paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij. Tashmë te këta fetarë radikal feja u bë përshesh, u bë e gërditshme, e frikshme për ata që nuk kanë pasur mudnësi të njihen me fenë e vërtet Islame. Tash më te këto grupe radikale dhe te liderët diktatorial edhe ritualet e tyre janë më ndryshe, kurrë nëpër xhamitë tona nuk është është dëgjua me brohori “ Amin”-i i Fatihas si “Amen”-i i kishave të krishtera, ndërsa toleranca fetare po bëhet e padurueshme.
Tash më kjo “ Fe radikale e diktatoriale” nuk po jep fruta të ëmbla, ajo po e shkatrron kulmin e çdo familje të pavetëdijshme e me statut të ulët social. Tash më diktarotialët dhe radikalët kanë harruar çfarë është kompromisi, negociatat dhe marrëveshjet në emër të Zotit, ngase i ka zaptuar ndjenja e pushtetit të satanosur.
Ne që shohim atë çfarë ju po bëni, neve po na dhembë më shumë, ngase jemi ngujuar në vendet tona Evropiane dhe ne që kemi ndjenja humane neve po na ngulfatet fryma nga shikimet që po vërejmë në rrjetet sociale. Neve nuk po na mbetet gjë vetem të besojmë në atë që Zoti na ka premtuar, e Allahu na ka thënë se ai- Allahu nuk e shkel premtimin e Vet” (Ez-Zumer 20), dhe se “Premtimi i Allahut është i vërtetë; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Lukman, 31: 9). Prandaj këto premtime më japin fuqi dhe guxim, se ju që i kurdisni këto kurtha, gjakderdhje të pafajshme, mizori, krime e trishtime ju nuk jeni forcë, sepse Zoti ka thënë se forcat e kriminelëve, të ligëve – “ nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.” (El-Enfal, 19)
Për hirë të gjakderdhjeve të pafajshme ngriturni të gjithë kunder terrorizmit, një postim, një fjalë një dhimbje, një pik loti, le të jetë ushqim i ditës për ty. Nëse je kundër të keqes ti je mik me të mirën, por nëse nuk ke guxim të e ngrisësh zërin tëndë kundër së keqes të jesh i sigurt se ti je duke i ndihmuar të keqit, të ligut dhe të jesh i sigurt që edhe ti je pjesë e bërjes së asaj gjakderdhje të pafajshme.
Një fjali e jotja në rrjetet sociale do të shpëtoj një gjakderdhje fëmiju. Një diskutim i yti në opinion, në konferenca, seminare e tubime të vogla e të mëdha, do të shpëtojë me qindra gjakderdhje të pafajshme. Një pik loti i yti në shpirtë do të jap jetë miliona shirtarave që janë të nevojshme për pika gjaku.
Prandaj ngritu, mos ju frigo të vërtetës, zgjatja dorën të shtypurit, jepja fjalës zekatin. Ejani të bëhemi të gjithë kundër terrorit dhe dhunës që janë pjellë e shpirtave të zinjë, e mendjeve të kufizuara në besim të gabuar.
Mos iu frigo pozitës, emrit, e famës tënde se pozita që ta jep Zoti është më e lavdishme se ajo që ke. Është e vërtet që po fole për dhunën që iu bëhet të dobëtve, po fole prë të vëretetën që e zhagojnë të “ fortit” në pushtet , ti do të jesh i anshkaluar, i përfolur, i sulmuar, i përbuzur, i shpifur, i neglizhuar nga të tjerët por një gjë duhet ta dinë se Zoti ka premtuar:
“Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë” (Junus, 10: 9)
Prandaj mos hezitoni, mos u molepsni nga padrejtësit, mos nguroni mos u frikësoni nga të thënit e të vërtetës kundër dhunës ndaj të dobtit. Sepse Zoti ka premtuar :
“Se për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi , pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am, 6: 82)
Mos u frikëso kur ta thuash të drejtën, por beso në atë që të ka premtuar Zoti e ajo është : Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do tradhtarët mohues.” (El-Haxh, 22: 38)
Prandaj , beso fuqishëm në premtimin dhe këshillën e Allahut, sepse ai është i Plotfuqishëm, ai nuk ka rival, ai premtimin e Tij patjeter që e ka zbatuar deri sot dhe do ta zbatojë deri në Ditë të Kijametit, prandaaj mbaje në mend këtë këshillë nga Ai dhe mos u bënë nga këta:
“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar …” (Ta-Ha, 20: 124)
Ndërsa për ty që i beson të mirës, të vërtetës dhe të drejtës Zoti të ka dhënë sihariq urdhëro gëzohu:
“Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t’i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!” (El-Xhathije, 45: 30)
“Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (El-Kehf, 18: 30)
Mos të mashtron pozita, lakmia, pasuria, luksi, nderri i rrejshëm, fisnikria e pab qenë por e etiketuar, por mështetu tek Zoti i Vërtet tek drejtësia e tij dhe në ty askush nuk do të ket pushtet dhe ti do të jesh nga fisnikët, të drejtit dhe liderët e vërtet, sepse : “Sepse, në të vërtetë, nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.” (En-Nahl, 16: 99) “
O njeri i së drejtës, o njeri që je i heshtur e naiv, jo që nuk kupton por mediat aq shumë të kanë elaboruar me fjalë të kota sa që tani më nuk je në gjendje të kuptosh edhe gjuhën tënde shqipe. Shqipja e nënës u përzi me fjalët e gënjeshtra dhe humbi esencën e fjalës së qëndrueshme. Të këshilloj mos e humb shpresën, kërko nga i madhi Zot të jesh më vigjilentë të mos jesh i heshtur e naiv, por të flasësh fjalë të qëndrueshme prë vete, familjen dhe shoqërinë sepse- “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë” (Ibrahim, 14: 27)
Ndjej dhimbje për të gjitha këto trazira dhe gjakderdhje të pafajshme, gjithashtu ndjej dhimbje edhe për vendin tim, ku ka kaos të madh politikë, papunësia deri në qiell, emigrim të pakufishëm i të rinjëve, korrupsion, plotë pabarazi, hipokrizi, sjellje amorale në krah të modernizmit.

Po jetojmë në një botë të verbër, ku qorri është mbret. Zoti i bekoftë të gjitha vendet e prekura nga aq shumë luftra të pakuptimta dhe kaose të shumta. Zoti pastë mëshirë për ne popullin shqiptarë që po jetojmë si një anije e vogël në oqeanin e madh të Evropes. Prandaj këshilla ime është për të gjithë; “Vërtet jeni anije e cila nuk mund të jetojë pa detin e bujshëm e të madh. Vërtet jeni anije që herë përballeni me valë të mëdha e herë lundroni të qetë në oqeanin Evropian, herë pas here ju kaplojnë baticat e herë zbaticat, por keni kujdes mos e dashuroni shumë oqeanin, sepse anija pa oqean nuk ka jetë , por edhe nëse shumë e dashuronë do të fundoset në fund të saj.”
Dhuna nuk sjell paqe! Mjaftë me dhunë!




There are no comments

Add yours