be9dff330bdf7baecb2ab9a11a252279

FATIMJA ËSHTË FATIME. Gratë me veçanti

Spread the love

Hazreti Fatimja kështu jetoi dhe kështu vdiq.

Dëshiroja të them:”Fatimja është vajza e Hadixhes; së njohur”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatimja është vajza e Muhamedit a.s.” Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them:”Fatimja është bashkëshortja e Aliut”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatimja është nëna e Hasanit dhe Husejnit”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroj të them:”Fatimja është nëna e Zejnebes” Sërish ndjeva se ajo nuk është Fatimeja”. Po, të gjitha këto janë të vërteta por asnjëra nga këto nuk është Fatimeja.
FATIMEJA ËSHTË FATIME.

Pas vdekjes se saj, ajo filloi një jetë të re në histori. Ajo paraqitet në fytyrat e të gjithëve që janë të shtypur. Të gjithë ata që torturohen, që vuajnë, e që uzurpohen e kanë si shëmbëlltyrë Hazreti Fatimenë.
Përkujtimi i Fatimesë u zhvillua me dashuri,emocione e besim të plotë në mesin e burrave dhe të grave, të cilët gjatë historisë islame luftuan për liri e pavarësi. Zëri i tyre u ngrit për shkak të zemrave të tyre të plagosur! Për këtë shkak Fatimeja u bë burim i inspirimit për liri, për drejtësi dhe për rezistim kundër presionit, ashpërsisë, krimit e diskriminimit të masave të privuara.
Është shumë vështirë të bisedohet rreth personalitetit të Fatimesë. Fatimja është ashtu siç kërkon Islami prej gruas në jetë! Koncepti i fytyrës së saj është vizatuar nga vetë Pejgamberi s.a.a. Pejgamberi e ka mësuar si t’u përballojë vështirësive, varfërisë e rezistencës, si të kuptojë thellë dhe si të jetë humane.
Ajo është simbol i të gjithave femrave në jetën si gruas; Simbol i vajzës kur takohet me babain, Simbol i gruas kur takohet me burrin. Simbol i nënës kur takohet me fëmijët dhe simbol i përgjegjësisë në shoqëri.
Ajo vetvetiu është udhëheqëse. Ajo është shëmbëlltyra më e bukur për çdo grua që dëshiron ta mbrojë personalitetin e vet. Ajo e mëson gruan se si të bëjë përpjekje në mënyrë permanente e të rezistojë në dy fronte, brenda dhe jashtë, në shtëpinë babait dhe të burrit, në shoqëri, në mendime, sjellje dhe në jetë.
Unë s’di ç’të them. Fjalët janë të pakta për ta thënë atë që dua!
Ajo që më impresionon më së shumti është shpirtgjerësia e saj. Ajo është bashkudhëtare, hap pas hapi fluturon bashkë me shpirtin e Aliut.
Ajo nuk ka qenë vetëm bashkëshortore e Aliut. Aliu e konsideronte si pjesëmarrëse në të gjithë vuajtjet dhe në gjithë dëshirat e tij. Ajo ishte prehje e tij! Ajo i dëgjonte fshehtësitë e tij. Ajo ishte shoqëruesja e vetme në vetmi.
Për këtë shkak Aliu kishte një respekt të posaçem ndaj saj dhe ndaj fëmijëve të saj.
Pas Fatimesë Aliu është martuar me gra tjera dhe ka patur fëmijë me to,por që në fillim i ka ndarë fëmijët e Fatimes prej fëmijëve të tjerë. Fëmijët tjerë quheshin “Fëmijët e Aliut”, kurse të parët “Fëmijët e Fatimes”. Nuk është për t’u habitur,ngase fëmijët e Fatimesë i ngjanin nënës.
Ne gjithashtu vërejtëm se Pejgamberi kishte një qëndrim të posaçëm ndaj saj. Ai më së tepërmi e disiplinonte Fatimenë. Ai mbështetej vetëm në të. Që nga mosha e re, ajo kishte pranuar thirrjen e madhëruar!
S’di se ç’të flas rreth saj! Më kujtohen fjalët e një shkrimtari francez i cili në një konferencë rreth Merjemes , thotë:” Rreth 1700 vjet është biseduar rreth Merjemes; rreth 1700 vjet filozofët dhe mendimtarët e Lindjes e të Perendimit kanë folur rreth vlerave të Merjemes; rreth 1700 vjet poetët kanë thurur poezi rreth Merjemes; rreth 1700 vjet piktorët kanë vizatuar piktura rreth Merjemes; por asnjëherë nuk kanë patur mundësin që të pershkuajnë gjendjen e saj si nënë e Krishtit”.
Edhe unë dëshirojë të fillojë në këtë mënyrë me Fatimenë. Dëshiroja të them:”Fatimja është vajza e Hadixhes; së njohur”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatimja është vajza e Muhamedit a.s.” Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them:”Fatimja është bashkëshortja e Aliut”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroja të them: ”Fatimja është nëna e Hasanit dhe Husejnit”. Ndjeva se ajo nuk është Fatimeja. Dëshiroj të them:”Fatimja është nëna e Zejnebes” Sërish ndjeva se ajo nuk është Fatimeja”.
Po, të gjitha këto janë të vërteta por asnjëra nga këto nuk është Fatimeja.
FATIMEJA ËSHTË FATIME.




There are 4 comments

Add yours
  1. sklep

    Wow, superb blog layout! How lengthy have you ever been running a blog for?
    you make blogging glance easy. The entire glance of your site is magnificent, as neatly as the content!
    You can see similar here najlepszy sklep

  2. najlepszy sklep

    Wow, superb weblog format! How lengthy have you been running a blog
    for? you make blogging look easy. The entire look of your web
    site is excellent, let alone the content material! You can see similar here
    sklep internetowy

  3. Manie

    Wow, fantastic blog layout! How long have you ever been running a blog for?
    you made running a blog look easy. The total glance of your web
    site is great, let alone the content material! You can see similar here e-commerce

  4. sklep internetowy

    Wow, fantastic weblog structure! How long have you ever been blogging for?
    you made blogging glance easy. The total glance of your site is wonderful,
    let alone the content material! You can see similar here ecommerce


Post a new comment