4.1

Korrespondenca e Muhammed ‘Abduhū-së dhe Lev Nikoláevič Tolstoĭt – fakte historike dhe porositë (4)

Spread the love

Vazhdim

Përgatiti: Akademik Enes Karić

  1. Përgjigjja e Tolstoĭt muftiut ‘Abduhū

Po sikurse i premtoi mikut të vet anglez Sydney Cockerellit, Lev Tolstoĭ me 13 maj të vitit 1904, shkroi dhe dërgoi përgjigjen e vet Muhammed ‘Abduhū-së. Përfilli kërkesën e muftiut ‘Abduhū dhe letrën e shkroi në frëngjisht (e sjellim sipas tekstit të Alexander B. Kudelinit):

Cher ami!

J’aí reçu votre bonne et trop louangeuse lettre et je m’empresse d’y répondre en vous assurant du grand plaisir qu’elle m’a procurée en me mettant en communication avec un homme éclairé quoique d’une autre croyance, que celle dans laquelle je suis né et fus élevé, mais de la même religion, car les croyances sont différentes et il y en a plusieures, mais il n’y a qu’une seule religjion, la vraie. J’espére ne pas me tromper en supposant, d’aprés votre lettre, que la religion que je confesse est la même que la votre, celle qui consiste à reconnaître Dieu et Sa loi-celle d’aimer son prochain et de faire à autruí ce qu’on voudrait qu’on vous fit. Je crois que tous les vrais principes religieux découlent de celui làet sont les mêmes pour les Juifs, comme pour les Brahmanes, Bouddistes, Chrétiens et Mahométans. Je crois que plus les religions se remplissent de dogmes, de prescriptions, de miracles, de superstitions, plus elles désunissent les hommes et même produisent l’inimitié, et plus au contraire elles se simplifient et s’épurent, plus elles atteignent le but idéal de l’humanité-l’union de tous. C’est pourquoi votre lettre m’a été trés agréable et je voundrais rester en communication avec vous…”.

I dashuri mik!

Pranova letrën tënde të mirë dhe shumë të lavdërueshme, dhe nxitoj të përgjigjem, duke ju bindur rreth kënaqësisë së madhe që letra më ofroi, duke më vënë në kontakt me një njeri të ndritur, ndonëse të fesë tjetër prej asaj në të cilën jam lindur e edukuar, por religjionit të njëjtë, sepse besimet janë të ndryshme dhe ka të shumtë, por ekziston vetëm një religjion i vetëm, ai i vërtetë. Shpresoj se nuk jam gabim duke përfunduar sipas letrës suaj, që religjioni të cilin unë e rrëfej është i njëjti si i juaji, i cili përbëhet prej pranimit të Zotit dhe ligjeve të Tij – të duhet i afërmi i vet dhe t’u bëhet të tjerëve atë çfarë dëshironi t’ju bëhet juve. Unë besoj që të gjitha parimet e vërteta dalin prej kësaj dhe janë të njëjta për çifutë, si edhe për brahmanë, budistë, krishterë dhe muhamedanë. Unë besoj se religjionet, sa më shumë të mbushen me dogma, rregulla, mrekullira, paragjykime, me këtë më shumë i ndajnë njerëzit madje edhe vetë prodhojnë armiqësi, e, në të kundërtën e kësaj, sa më shumë që religjionet janë më të thjeshta dhe më të pastra, më shumë arrijnë qëllimin ideal të njerëzimit – uniteti i të gjithëve. Ja pse letra juaj më është shumë e këndshme edhe unë dëshiroj të mbes me juve në korrespondencë…”.

Prej disa pohimeve në letrën e Tolstoĭt (përgjigjen) Muhammed ‘Abduhū-së shihet që shkrimtari i famshëm njihte, të paktën në vijat kryesore, programet reformiste dhe edukuese të tij, të cilat u përpoq t’i zbatojë në Kajro dhe Egjipt, dhe me ndërmjetësimin e revistës El-Manār rreth tyre ta njoftojë edhe publikun e gjerë. Vetëm mund të supozojmë që ‘Abduhū-së i ka konvenuar shumë ajo kur Tolstoĭ në letrën e vetë theksoi se si nuk shikon me dashamirësi në atë që religjionet “të përmbushen me dogmat, rregullat, paragjykimet, mrekullitë…”. Gjegjësisht, është numri i madh i faqeve të cilat i shkroi Muhammed ‘Abduhū me të cilat përpiqej kundër zbatimit (reduktimit) të religjionit në “dogmat, rregulloret, paragjykimet, mrekullitë…”.

Fatkeqësisht, nuk na është e njohur se kjo korrespondencë ndërmjet muftiut ‘Abduhū-së dhe shkrimtarit Tolstoĭt a është zhvilluar më tej. Rreth kësaj vetëm mund të supozohet. ‘Abduhū vdiq papritmas më 11 qershor të vitit 1905. Le të themi në fund të këtij eksplorimi që shumë në botën arabe kanë shkruar rreth letrës të cilën Muhammed ‘Abduhū ia drejtoi Lev Nikoláevič Tolstoĭt. Mes tyre më së shumti nxirret në pah mendimtari dhe shkrimtari egjiptian ‘Abbās Mahmūd el -‘Akkād (1889-1964).

Por, recepcionin arab të kësaj korrespondence të famshme, si edhe mësimet islame të Tolstoĭt, duhet veçanërisht eksploruar.

Përktheu nga gjuha boshnjake: Behrim Jusufi

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 15-16)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment