Çfarë tha Imam Aliu rreth sinqeritetit?
Çfarë tha Imam Aliu rreth sinqeritetit?
Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) në lidhje me sinqeritetin ka folur shumë. Disa nga thëniet e tij janë:
- “Sinqeriteti është kulmi i fesë”.
- “Sinqeriteti është adhurimi i të afërve (të Zotit)”.
- “Sinqeriteti është niveli më i lartë i besimit”.
- “Në sinqeritet është shpëtimi”.
- “Sa i lumtur është ai i cili i bën të sinqertë veprimet e veta, diturinë, dashurinë, urrejtjen, të pranuarit dhe braktisjen, të folurit dhe heshtjen, veprën dhe fjalën”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 195)