4K, 29,97P, Real Time

Kush është Familja e Pejgamberit s.a.a.?

Spread the love

Kush janë Ehli Bejti?

Kush është Familja e Pejgamberit s.a.a.?

Autor: ENIS EMIR

“O Ehli Bejt!  Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj” (Ahzab, 33).

 

Kur zbriti ky ajet, Resulullahu – paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij,  e morri nën gunën (xhyben) e tij Imam Aliun, Hazreti Fatimen, Imam Hasanin dhe Imam Husejnin e pastaj tha: “O Allah! Këta janë Ehli Bejti im dhe të zgjedhurit e mijë; largoji prej tyre të gjitha papastërtitë e mëkateve dhe pastroji ata!”. Kur e tha këtë, gruaja e të Dërguarit  s.a.a,  Umme Seleme, kërkoi që të hyjë nën gunë, por i Dërguari i Zotit  nuk ia dha leje. Thënë shkurt, gratë e të Dërguarit (s.a.a.) nuk janë prej Ehli Bejtit.

 

Çka donë të thotë fjala Ehli Bejtit?

 

Ehli Bejt rrjedh nga fjala  ehli– banorët dhe  bejt –shtëpi,  apo  “të afërmit e shtëpisë ose njerëzit e shtëpisë”. Por është gabim që vlera e Ehli Bejtit që përmendet nëpër tefsire dhe hadithe të matet vetëm me të afërmit e shtëpisë. Sepse, Ehli Bejti i zgjedhur që përmendet këtu ka një tipar dhe një vlerë shumë të lartë. Në lidhje me këtë vlerë do të flasim më vonë por tani do t’i përmendim emrat e disa dijetarëve të njohur të tefsirit nga burmiet suite dhe emrat e veprave të tyre që e kanë përcjellë këtë hadith:

1- Xhelaleddin es-Sujuti në tesfirin “Dur’el-Mensur” ”

2- Muhammed ibn Ali es-Savkani në tefsirin “Fath’ul Kadir”

3- Ibn-i Kesiri në librin “Tefsir”

4- Sahihi Muslim

5- Sahihi Tirmizi

6- Hakim en-Nishaburi në “El Mustedrik ala es-Sahihajn”

7- Imami i mez-hebit hanbelit, Imami Ahmed ibn Hanbeli, në librin e tij “Musned”.

Numrin e librave mund të vazhdojmë ende por besojmë se mjafton me kaq. Hadithi që është përmendur më lart është rrëfyer edhe në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye, dëshirojmë që të përmendim edhe dy rrëfime tjera:

 

Shembulli 1: Njëri prej sahabeve të shquar, Ebu Said el Hudri, rrëfen: Kur u shpall ajeti “O Ehli Bejt! Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj”, Resulullahu (s.a.v.) tha: “Ky ajet ka zbritur për mua, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin”

Shembulli 2: Njëri prej shokëve, Enes bin Maliku, rrëfen: Kur u shpall ajeti “O Ehli Bejt!… Resulullahu (s.a.a.) shkonte te dera e Aliut dhe e Fatimes për çdo mëngjes, dhe thoshte: “O Ehli Bejt! Ejani në namaz. Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj”

 

Pra, prej këtyre tri haditheve mund të kuptojmë qartë se Ehli Bejti përbëhej prej pesë personave të bekuar: “i Dashuri i Allahut, i lartësuari Muhamedi (s.a.a.); Imam Aliu (a.s); Fatimja, vajza e të Dërguarit (s.a.a.); dhe nipat e të Dërguarit (s.a.a.), Imam Hasani dhe Imam Husejni. Jashtë këtyre, askush nuk është prej Ehli Bejtit, përveç sahabes Selmani Farisiut, për të cilin ka thënë i Dërguari (s.a.a.) gjatë luftës së Hendekut se edhe ai përfshihet këtu. Përveç tij, asnjë person tjetër nuk përfshihet. As gratë e të Dërguarit (s.a.a.) nuk përfshihen aty. Përkundër tentimit të Umme Selemes për të hyrë nën gunë, i Dërguari (s.a.a.) nuk e lejoi, duke thënë: “Ti qëndro aty ku je!”. Përveç kësaj.

Disa prej grave të Dërguarit (s.a.a.) kanë marrë pjesë në disa punë që nuk ishin të denjë për to, që si të tilla nuk mund të pranohen si anëtarë të Ehli Bejtit sipas gjykimit të Allahut. Allahu i Madhëruar kishte urdhëruar grave të  Dërguarit (s.a.v.) që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, por disa pre tyre nuk iu përmbajtën këtij urdhri dhe ishin përzier në mesin e burrave. Për të qenë anëtar i Ehli Bejtit do të thotë të jesh i pastër prej të gjitha turpeve. Këtë vlerë të lartë e meritojnë vetëm këta gjashtë persona dhe asnjëri jashtë tyre.

 

Duke qenë e qartë madhështia e Ehli Bejtit për shoqërinë e Medinës (ensarët)  dhe Mekës (muhaxhirinjët), prej nga buroi kjo sjellje e çuditshme kundër Ehli Bejtit nga ana e ymmetit? Kur e pyesim një mysliman se kush janë ata që i takojnë Ehli Bejtit, nuk mund të marrim një përgjigje të qartë. Nëse këtë nuk mund ta dinë as zyrtarët e Bashkësisë Islame, atëherë sigurisht që një qytetar i thjeshtë nuk do të ketë ndonjë përgjegjësi për këtë. Shumica e hoxhallarëve të nderuar që janë duke mbajtur derse dhe që janë duke dhënë fetva nëpër kanalet televizive nuk kanë njohuri në lidhje me temën e Ehli Bejtit. Sipas atyre hoxhallarëve njohja e fesë nuk ka asnjë lidhje me njohjen e Ehli Bejtit. Ndërsa, në realitet nuk mund të njihet Islami pa Ehli Bejtin. Një botëkuptim islam pa sahabe ka mundësi që të bëhet por një Islam pa Ehli Bejti nuk mund të paramendohet. Sepse, ata janë shpirti dhe trupi i Islamit. Nëse ata nuk janë, kjo do të thotë mos me qenë as Islami.

 

Si është e mundur që të mos e  njohin Ehli Bejtin kur ne myslimanët gjatë faljes së çdo namazi ia dërgojnë përshëndetje dhe bekime Ehli Bejtit? Çdo mysliman thotë “Allahumma salli ala sejjidina Muhammed ve ala ali Muhammed kema sallajte ala Ibrahime ve ala Âli Ibrahime” që do të thotë: “Dërgoji bekime dhe përshëndetje Muhamedit dhe familjes së tij sikur që i ke dërguar bekime dhe përshëndetje Ibrahimit dhe familjes së tij”. Përkundër kësaj qartësie, një masë jo aq e vogël e myslimanëve,  nuk ia kanë dhënë respektin dhe vlerën e merituar Ehli Bejtit qindra vite me radhë.

 

Nga ana e Bashkësisë Islame të Turqisë bëhet vetëm shpjegime në një formë të domosdoshme në lidhje me Ehli Bejtin. Bashkësia Islame nuk ka asnjë studim të veçantë në lidhje me Ehli Bejtin, ndërsa ndonjëri dëshiron që ta mësojë Islamin drejtë duhet që të drejtohet kah dituria e Ehli Bejtit. Vërtetësinë e këtij pohimi na e tregojnë hadithet sahih të librave burimor. Nuk ka hulumtues që nuk i di këto hadithe por ka shumë pak të tillë që e dinë kuptimin e këtyre haditheve ose ka të tillë që nuk duan ta dinë fare. Çdokush është duke e vazhduar punën e tij duke qenë të sigurt se janë në shkallën më të lartë.

 

Në librat e hoxhallarëve që tërë jetën ia kanë kushtuar diturive fetare si dhe në plan programin universitar fetarë i cili është shumë i varfër sa i përket kësaj çështje, mund ti gjejmë këto hadithe dhe ajete kuranore kushtuar Ehli Bejtit, porkëto mësime nuk studiohen si mësimet tjera por vetëm kalimthi. Mbrapa asaj që duan të na tregojnë si fe, nuk mund të gjejmë asgjë tjetër veçse mendimet e njerëzve të thjeshtë e të gabueshëm, sikur që jemi edhe ne.

 

Ne nuk mund të kuptojmë se si munden me qenë aq të pandjeshëm kundrejt diturisë së Ehli Bejtit që është larg prej të gjitha gabimeve. Të themi se janë inatçinj, kjo nuk i përshtatet një kërkuesi të diturisë, por këtë mund të themi me siguri se askush nuk mund ta mposhti frikën që e kaluara e tij është në rrugën e gabuar.

 

Dhe, si përfundim, ata janë duke i përsëritur tregimet e njëjta duke ua ndryshuar vetëm paketimin dhe këto janë duke ua prezantuar qytetarëve. Ku janë ata hoxhallarë e Turqisë që janë duke e shpjeguar Ehli Bejtin në mënyrë të sinqertë nëpër xhamia? Kur do të përfundojnë armiqësia kundrejt Ehli Bejtit, të cilën e kanë filluar Emevitët dhe të cilën e kanë vazhduar Abbasitët në një formë më të tërbuar? Ne e konsiderojmë të pafajshëm qytetarin kundrejt kësaj armiqësie të vetëdijshme. Me të vërtetë, këta qytetar janë të pavetëdijshëm për këto lojëra që janë duke u luajtur në Turqi. Sepse, ata u thonë amin thënieve të hoxhallarëve. I lutemi Allahut dhe kërkojmë mbrojtje në mëshirën e Tij për zhdukjen e manipulimeve të tilla.