4d45441a1d3c8bc41c3f43812235ab7c

Profeti i nderuar dhe dy grupet e njerëzve

Spread the love

Profeti i nderuar dhe dy grupet e njerëzve

Profeti i nderuar paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij, hyri në xhaminë e Medines dhe sytë i zunë dy grupe të ndryshme njerëzish të mbledhur në formë rrethi, ku secili po kryente nga një punë.

Njëri grup po falej dhe lutej; grupi tjetër po debatonte çështje të ndryshme, lexonte dhe mësonte. Profeti i pa me vëmendje te dyja grupet dhe u kënaq prej tyre.

U kthye nga njerëzit të cilët e shoqëronin dhe u tha: “Të dyja këto grupe po bëjnë punë të mirë dhe të pëlqyeshme dhe janë të lumturuar ”.

Pastaj shtoi: “Por edhe unë jam dërguar për të mësuar dhe udhëzuar”. Dhe, kështu ai shkoi drejt atij grupi i cili po merrej me mësime dhe diskutime dhe u ul në mesin e tyre.