39c5500a59f45c88bdec48611f8bb37f

Kërkim lutjeje (tregim)

Spread the love

Kërkim lutjeje

Dikush, shumë i shqetësuar dhe i stresuar, erdhi pranë imam Sadikut – paqja qoftë mbi të  dhe i tha: Aman, të lutem, bëj një duà për mua te Zoti që të më japë pasuri, sepse jam shumë i varfër e i mjerë.
– Kurrë nuk e bëj këtë lutje.
– Përse nuk e bëni?
– Sepse Zoti për këtë punë e ka caktuar një rrugë. Zoti ka urdhëruar që ta kërkoni dhe të punoni për ditën tuaj, kurse ti do që të rrish në shtëpinë tënde dhe duke u lutur të nxjerrësh ditën e punës.