miswak-siwak-traditional-natural-toothbrush-miswak-siwak-salvadora-persica-zero-waste-concept-166865981

Lidhja e gjunjëve të devesë

Spread the love

Lidhja e gjunjëve të devesë

Karvani kishte disa orë që po ecte. Lodhja dukej qartë si te kafshët ashtu edhe te njerëzit. Sapo mbërriti në një banesë ku kishte ujë, karvani ndaloi.

Profeti i nderuar, i cili ishte pjesë e këtij karvani, e uli devenë e tij dhe zbriti prej saj. Përpara çdo gjëje tjetër, të gjithë po shkonin drejt ujit për t’u përgatitur për faljen.

Pasi zbriti nga deveja, Profeti i nderuar u nis drejt ujit, por pasi eci disa hapa, pa i thënë asnjë fjalë askujt, u kthye drejt vendit të tij. Shokët e tij e panë njëri-tjetrin me habi dhe thanë që ai nuk e parapëlqeu këtë vend për të qëndruar dhe do të japë urdhër për të lëvizur.

Të gjithë sytë dhe veshët u mprehën për të dëgjuar urdhrin. Shoqëruesit u habitën më shumë kur panë që Profeti, pasi mbërriti tek deveja e tij, hoqi fashon nga gjunjët e tij dhe lidhi gjunjët e devesë e u nis sërish drejt ujit.

U dëgjuan zëra që thoshin: “O i Dërguari i Zotit, përse nuk na de urdhër që ta bënim ne këtë punë, por u ktheve dhe e mundove veten? Ne do ta bënim me shumë krenari këtë punë për Ju.”

Profeti iu përgjigj: “Kurrë mos u kërkoni të  tjerëve ndihmë për punët tuaja e mos u  mbështetni tek të tjerët, qoftë dhe për një copë mis’uak.”