c5a3329b2ce0e0a0a4a0d4be230526d2

KUSH ËSHTË IMAMI MEHDIU?

Spread the love

KUSH ËSHTË IMAMI MEHDIU?

 

“ Nuk do të përfundojë (kalojë) dynjallëku përderisa Arabët të mos i sundojë një njeri nga familja ime emri i cilit do të jetë i ngjashëm me emrin tim.”

“Imami Mehdiu është pasardhës i të dërguarit të Zotit, përmes vajzës Fatimes paqjq qoftë mbi të. Profeti thoshte; “  Mehdiu është nga pasardhësit e mi nga fëmijët e Fatimes” , “ Mehdiu është prej nesh,  familjes së Profetit Ehli Bejtit.  Allahu do t’i japë mirësi brenda një nate. “

“Aliu paqja qoftë mbi të kishte pyetur: “A është Mehdiu prej nesh, o i Dërguar i Allahut?” Ai ishte përgjigjur: “Natyrisht që është prej nesh. Allahu me ne do të vulosë atë që edhe e ka filluar me ne. Me ne ata shpëtojnë nga besimi i gabuar (shirku), me ne Allahu zemrat e tyre i bashkon pas armiqësive evidente, siç i ka bashkuar përmes nesh zemrat e tyre pas armiqësisë së besimit të gabuar.”

Aliu sërish pyeti:”A ka të bëjë kjo me besimtarët ose mohuesit?” Ai ishte përgjigjur: “Edhe me të mashtruarin edhe me mohuesin.”

Ne fëmijët e Abdul-Mutalibit jemi të parët banorë të Xhenetit: Unë, Hamza, Aliu, Xha’feri, Hasani, Hyseini dhe Mehdiu – tha Imam Aliu paqja qoftë mbi të.”

SI DO TË DUKET IMAMI MEHDIU?

Imam Mehdiu do të paraqitet haptas, ndërsa në kokën e tij do të ketë ‘amama’ (turban, çallmë), në të cilën do të jetë një melek, i cili do të bërtasë: “Ky është Mehdiu, halif i Allahut, “

Imam  Mehdiu është njëri nga fëmijët e mi; me fytyrë si ylli ndriçues, ngjyrë arabi dhe trup  israeliti. Do ta mbulojë tokën me drejtësi pasi ka qenë plot padrejtësi. Me halifatin e tij do të jenë të kënaqur banorët e qiellit dhe banorët e Tokës.

Mehdiu është prej meje; pak tullac, ballë të gjerë (ballëlartë) dhe hundë të gjatë e të thyer. Ai do të vendosë mbi Tokë drejtësi dhe baraspeshë, pasi ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe tirani dhe do të sundojë shtatë vjet.  ( në versionin e Hakimit thuhet: hundë të bukur).

KU DO TË PARAQITET DHE VEPROJË IMAMI MEHDIU?

SHENJAT E PARAQITJES SË IMAM MEHDIUT

Imami Mehdiu si reformator dhe bashkues i ummetit islam.

Paraqitja dhe hapësira e veprimit të Imami Mehdiut, në bazë të hadithëve, është Azia Jugperëndimore.

“Do të paraqitet në ummetin tim një njeri i cili do të flasë sipas sunetit tim. Allahu i Lartësuar do t’ia lëshojë shiun nga qielli, ndërsa Toka do të japë bereqetin e vet. Prej tij Toka do të mbulohet me drejtësi dhe barazi, pasi ka qenë e mbuluar me tirani dhe padrejtësi. Ai do të angazhohet për këtë ummet shtatë vjet dhe do të arrijë deri në Bejtul-Mukades  (Jerusalem). “

“Në fund të kohës (ahiri zeman) do të jetë një sprovë ( përçarje) në cilën njerëzit do të gjenden siç gjendet ari në minierë. Mos i akuzoni banorët e Shamit, por akuzoni të prapët prej tyre (eshrārehum), ngase në mesin e tyre janë robërit e zgjedhur (ebdāl). Së shpejti mbase do të dërgohet një re rrebesh shiu mbi banorët e Shamit që do ta rrënojnë unitetin e tyre (xhema’tehum) ashtu që nëse do t’i sulmojnë edhe dhelprat do t’i mposhtin. Atëherë do të paraqitet dikush nga familja ime me tre flamuj. Ai që është i prirë  të teprojë do të deklaronte se janë pesëmbëdhjetë mijë, ndërsa ai që është i prirë për zvogëlim do t’i numëronte dymbëdhjetë mijë. Shenja (parulla, sinjali) e tyre do të jetë: vdekje, vdekje! Do të përleshen me shtatë flamuj. Nën secilën prej tyre do të jetë një njeri që kërkon pushtet, prandaj Allahu do t’i shkatërrojë të gjithë dhe myslimanëve do t’ua kthejë miqësinë, mirëqenien dhe të gjitha të afërtat dhe të largëtat e tyre. Hakimi këtë e shënon si deklarim të hazreti Aliut  se këto grupe përleshen me shtatë flamuj. Nën secilën prej tyre do të jetë një njeri që kërkon pushtet, prandaj Allahu do t’i shkatërrojë të gjithë dhe muslimanëve do t’ua kthejë miqësinë, mirëqenien dhe të gjitha të afërtat dhe të largëtat e tyre”. Hakimi këtë e shënon si deklarim të Imam Aliut , në cilat shtohet:

“Pastaj do të paraqitet Hashimiti dhe Allahu të gjithë njerëzve do t’ua kthejë miqësinë. Do të shkaktohet grindje pas vdekjes së halifit. Prej Medinës do të dalë një njeri duke ikur kah Meka. Do t’i bashkohen edhe njerëzit e Mekës dhe do ta shpëtojnë, ndërsa atij nuk do t’i bëhet qejfi, dhe do t’i japin betimin ndërmjet Ruknit dhe Mekamit. Kundër tij do të dërgohet një ushtri banorët e Shamit, por toka do të hapet në shkretëtirën në mes Mekës dhe Medinës. Kur njerëzit e shikojnë këtë, do të shkojnë tek ai të zgjedhur (ebdāl) nga Shami dhe të zgjedhur (‘asāib ) ndërmjet Ruknit dhe Mekamit në Qabe. Pastaj do të dalë në skenë një njeri prej Kurejshëve, dajallarët e cilit janë nga Ebu Kelbi, dhe ky do të dërgojë një ushtri kundër tyre, por këta do ta mposhtin. Kjo do të jetë lufta e Kelbit. Dëm për ate që nuk do të jetë prezent në ndarjen e presë së luftës së Kelbit. Ai do ta ndajë pasurinë dhe do të vendosë në bazë të sunetit të Pejgamberit të tyre, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Islami do të stabilizohet në Tokë. Do të qëndrojë shtatë vjet, pastaj do të vdesë dhe myslimanët do t’ia falin xhenazen. Në disa versione thuhet: nëntë vjet. turbanët) nga Iraku dhe do t’i betohen .”

Ummu Seleme Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka transmetuar këtë hadith lidhur me ushtrinë të cilën do ta gëlltitë toka, që e kishte dëgjuar nga Profeti Muhamed s.a.a. ajo deklaron: “E kam pyetur: O Pejgamber i Allahut, po si qëndron puna me ata që do të detyrohen me dhunë?’ Ai u përgjigj: Ata do të gëlltiten, por do të ringjallen sipas qëllimit të tyre.”

“ Nuk do të përfundojë (kalojë) dynjallëku përderisa Arabët të mos i sundojë një njeri nga familja ime emri i cilit do të jetë i ngjashëm me emrin tim.” Nga hadithët e cituar është fare e qartë se imam Mehdiu, në fillim të veprimtarisë së tij nuk do të jetë i pranueshëm për ata që quhen ulema dhe sundimtarë muslimanë. Të parëve do t’u vije vështirë t’ia pranojnë autoritetin dikujt që është më i mirë dhe më i famshëm, ndërsa të dytëve t’ia dorëzojnë pushtetin dikujt tjetër që është më prioritar dhe më meritor.

Ibni Arebiu në kaptinën 366 të “El-Futuhatul-mekkijje” të famshme thekson se pikërisht ulemaja zyrtare (ulemaur- rusūm) dhe ithtarët e njëanshëm të medhhebëve (mukal- lidetul-ulemāi) do të jenë oponentët e tij më të mëdhenj, ndërkaq që më të lumturit për te do të jenë muslimanët e zakonshëm.  Kur edhe sot e mohojnë dhe kontestojnë, si do të bëhet pastaj kur ai të paraqitet vërtet? Vetëm pas konflikteve të mëdha me mohuesit dhe hipokritët, ai me shpatë dhe forcë, me ushtri e cila do të shkojë nga drejtimi i Lindjes do të arrijë ta bashkojë botën islame.

“Kur t’i shikoni flamujt e zinj duke ardhur prej Horasanit, bashkojuni. Në mesin e tyre ndodhet halifi i Allahut el-Mehdiu.”

“ Do të dalin nga Horasani flamuj të zinj. Ato nuk do ti ndalë dot gjë derisa të drejtohen në Jerusalem. Horasani është një krahinë e madhe në lindje të Iranit .”

“Për të mirën tuaj ndërmjet vete do të luftojnë Imam Mehdiun  tre persona, të gjithë do të jenë bijtë e kalifëve por këtë nuk do ta arrijnë asnjëri prej tyre. Pastaj do të paraqiten flamuj të zinj nga Lindja dhe ata do t’ju mposhtin siç nuk është mposhtur asnjë popull më parë. Pastaj ka deklaruar i Dërguari i Zotit s.a.a. diç që nuk e kam mbajtur dot në mend, për të shtuar: Prandaj, kur ta shihni betojuni (bej’at), edhe nëse duhet të rrëshqitni nëpër borë, ngase ai është halifi i Allahut – el-Mehdiu.”

“ Derisa ndodheshim te Pejgamberi i Allahut paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij,  arritën disa të rinj nga Benu Hashimët. Kur i shikoi Pejgamberi s.a.a. filloi të qajë dhe ndryshoi ngjyrën. I thash: ‘Në fytyrën tënde po vërejmë diç për çka nuk na vie mirë?’ U përgjigj: “Ne, vërtet, jemi Ehli-Bejt. Allahu na ka caktuar Ahiretin mbi Dynjallëk. Familja ime pas meje do të përballet me bela (telashe), dëbime dhe ndjekje përderisa të paraqitet nga lindja një popull i cili do të bartë flamuj të zinj.” Do të kërkojnë mirësi (hajr), por nuk do t’u japin. Do të luftojnë dhe fitojnë, pastaj do t’u ofrohet ajo që e kërkuan, por nuk do të pranojnë gjersa nuk ua dorëzojnë njërit prej familjes sime (Ehli-bejt). Ai do ta mbushë me drejtësi, pasi ata e kanë mbushur me padrejtësi. Kush e pret prej jush, le t’u bashkohet, madje edhe nëse duhet të zvarritet nëpër borë dhe akull.  Dita e Gjykimit (Sa’ah) nuk do të pasojë përderisa nuk u vie një njeri nga familja ime i cili do të luftojë kundër tyre derisa të kthehen në fenë e vërtetë. Pos bashkimit të myslimanëve paraqitja e imam Mehdiut do të ketë edhe karakter global dhe si i tillë do të shprehet dhe do të ndikojë në lëvizjet dhe ngjarjet në tërë rruzullin tokësor.”

“Sikur nga dynjallëku të mbetet vetëm edhe një ditë, Allahu do ta zgjatë për ta dërguar një njeri prej familjes sime emri i cili do të jetë i ngjashëm me emrin tim, ndërsa emri i babait të tij me emrin e babit tim. Do ta vendosë në Tokë drejtësinë dhe barazinë, pasi ka qenë e mbuluar me padrejtësi dhe tirani.”

Sikur nga koha të kishte mbetur vetëm edhe një ditë, Allahu do ta dërgonte një njeri nga familja ime i cili do ta mbulonte (Tokën) me drejtësi pasi ka qenë e mbuluar me padrejtësi. “

“Pas meje halifë, ndërsa pas halifëve do të ketë emirë, e pas emirëve do të ketë mbretër kriminelë, pastaj do të vijë Mehdiu nga ‘Ehli-bejti’, i cili do ta mbulojë tokën me barazi (drejtësi), pasi ka qenë e mbuluar me dhunë dhe tirani.”

              Përgatitur nga Revista VLERA.