The Gold Souk, Al Ras, Deira, Dubai, United Arab Emirates

Këshilla Martesore nga Sejjid Ali Hamenei

Spread the love

Këshilla Martesore nga Sejjid  Ali Hamenei

Paja  ( çejzi)  e nuses

“Prestigji dhe nderimi i gruas është në moralin e saj dhe jo tek sendet e shtëpisë që përdor. Veshja e nuses nuk është arsye për t’u krenuar. Prestigji i vajzës është në moralin e saj, në sjelljen dhe personalitetin e saj. Disa familje e ngarkojnë dhe e dëmtojnë më tepër veten e tyre. Nëse nuk i kanë mundësitë ekonomike për të bërë shpenzime e për ta stolisur e zbukuruar nusen, ata i sigurojnë me vështirësi të mëdha. Nëse kanë mundësi, ata shpenzojnë shumë për përgatitjen e sendeve të shtrenjta e të stolisura për martesën.”

Imam Ali Khamenei  gjithashtu  “Prika e lartë dhe pajisjet e shtrenjta nuk sjellin lumturinë e asnjë vajze si dhe nuk konfirmon vazhdimësinë, qetësinë dhe besimin e kërkuar për asnjë

familje, pasi këto gjëra janë margjinat e jetës dhe mbeturinat e saj. Në to nuk ka asnjë dobi, përveç lodhjeve, vështirësive dhe problemeve. Ju nuk duhet të huazoni para

për të përgatitur dasmën dhe ta fusni veten dhe familjen tuaj në hall të madh. Ju nuk duhet as të mendoni se nëse mobilet tuaja nuk janë si ato të vajzës së komshiut, apo të të afërmve tuaj, kjo konsiderohet përbuzje. Kurrsesi jo! Kjo nuk është një përbuzje.”

 

Mburrja me sendet e dasmës

Disa familje bëjnë shpenzime të rënda, bëjnë mobili  të çmuara për dasmën

vetëm për t’u mburrur. Kur u vjen dasma të tjerëve që nuk kanë mundësi ekonomike për të tilla shpenzime, ata futen në telashe. Deri ku do të konkurrojmë me shpenzime të tepërta për t’u mburrur? Këto janë problemet të cilat Islami nuk dëshiron t’i ketë.

Gjithashtu  shpesh vihet re që disa njerëz vihen në garë kur përgatisin dasmën. Ata përpiqen të bëjnë garë me të gjithë të afërmit e tyre, me komshinjtë, miqtë, të njohurit. Kjo është e gabuar. Njeriu duhet të shikojë se cila është gjëja e drejtë që duhet bërë. E drejtë është që familja e re të orientohet drejt një mënyre të thjeshtë të të jetuarit. Prandaj nuk duhen bërë shpenzime pa kriter vetëm për t’ua kaluar vajzave të tjera të njerëzve të afërt. Kjo gjë do të ishte prej gabimeve të dhimbshme dhe bezdisëse për vetë njeriun dhe për njerëzit e tjerë. Shumë prej vajzave nuk munden të bëhen nuse dhe shumë prej djemve të rinj nuk munden të martohen për shkak të pamundësive ekonomike. Nëse martesa do të ishte e lehtëdhe të rinjtë nuk do të viheshin në vështirësi, shumë probleme do të thjeshtoheshin. Vetë të rinjtë dhe prindër e tyre nuk do të ishin zemërthyer pse nuk munden t’ua plotësojnë dëshirat fëmijëve të tyre.”

“Të bësh shpenzime pa kriter për dasmën për mobiliet  e tjera, vetëm për të konkurruar me të tjerët, nuk është e drejtë. Kjo është vepër e gabuar dhe sjell vetëm

shqetësime dhe mundime, të cilat nuk kanë asnjë shpërblim tek Allahu i Madhëruar dhe që nuk meritojnë madje as falënderim.

 

Kujdesi për të tjerët

Imam Sejid Ali Hamenei thotë: “Kur unë i pyes disa njerëz duke u thënë: “Kur dy persona duan të fillojnë jetën e tyre, përse e boshatisni tregun për të përgatitur mobiljet e dasmës së vajzës suaj?” Ata thonë: ”Ne kemi para, prandaj

e bëjmë këtë gjë!” Po a mjafton ky justifikim? Kurrsesi jo, ky justifikim është i pamjaftueshëm në mënyrë kategorike dhe është një justifikim i gabuar, sepse shoqëria përfshin të gjithë llojet e njerëzve. Ju e keni për detyrë të silleni në atë

mënyrë që vajzat, të cilat nuk kanë para të mjaftueshme, të mund të martohen nëse e dëshirojnë një gjë të tillë. Në të kundërt, përgatitja që ju bëni për vajzën tuaj dhe pika që ju jepni për nusen të tjerëve, nuk janë njerëzore dhe as islame.

 

Paja e gruas më të mirë në botë

Imam Ali Khamenei thotë: “Shikojeni vajzën e të Dërguarit të Allahut, (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!), gruaja më e mirë e të gjitha botërave, lulja Fatime (paqja qoftë mbi të!), e cila ka qenë gruaja më e mirë prej të parëve dhe të fundit. Nuk do

të vijë vajzë apo grua me këtë përsosje, me këtë fisnikëri dhe me këtë madhështi. Të gjitha gratë e botës, prej të parave deri te të fundit, para saj duken si shërbëtore apo si atome përballë Diellit vezullues. Edhe bashëkshorti i saj, prijësi i besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!) është burri më i mirë i universit. Edhe këtij nuk i afrohen asnjë nga burrat e botës as deri te maja e thoit.

Këto dy pejzashe të bukurisë, mirësisë dhe respektit u martuan me njëri tjetrin dhe sendet e martesës së tyre ishin vetëm pak gjëra të lira, të shkruara e të përmendura në libra. Ato ishin një copë hasër (rrogoz), një copë prej gjethe palme, një dyshek për fjetje, një katruve dhe një tenxhere. Po të mblidhen të gjitha këto dhe të vlerësohen me vlerën e sotme të parasë nuk bëjnë më shumë se disa mijëra tuman (monedhë iraniane). Ata e morën këtë prikë nga prijësi i besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!) dhe me to blenë sende të thjeshta dhe i dërguan në shtëpinë bashkëshortore. Ne nuk u themi sot vajzave tona që të sjellin sende dhe mobilje si ato të lules Fatime (paqja qoftë mbi të!), sepse vajzat tona nuk janë si lulja Fatime (paqja e Allahut qoftë mbi të!). Ne nuk jemi si babai i saj, (paqja qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe as bijtë tanë nuk janë si prijësi i besimtarëve (paqja  qoftë mbi të!), bashkëshorti i lules Fatime (paqja qoftë mbi të!).

Kush jemi ne e kush janë ata? Dallimi mes nesh dhe atyre është si dallimi i qiellit me tokën, por rruga është e njëjtë dhe orientimi është po ai. Prandaj le të jenë sendet dhe kapitulli i pestë, mobiljet tuaja të thjeshta dhe mos shikoni këtë apo atë, mos i shtoni shpenzimet dhe mos ua vështirësoni çështjen atyre që nuk i kanë mundësitë e mjaftueshme”

Dhe: “Paja e Fatime Zahrasë (paqja qoftë mbi të!) ishte në ato përmasa saqë dy persona mund t’i bartnin me duart e tyre e t’i çonin nga njëra shtëpi në tjetrën. Shikoni se me çfarë mburreshin dhe cilat ishin vlerat e tyre. A nuk kishte mundësi Pejgamberi , (paqja qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që të merrte mobilje të  mëdha? Me këtë veprim Pejgamberi, (paqja qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), dha thjesht një shembull. Myslimanët që  e rrethonin atë ishin njerëz të pasur dhe i kishin mundësitë dhe kërkonin prej Allahut të Madhëruar që të vinin e t’i jepnin

dhuratat e tyre Pejgamberit, (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), apo ta ndihmonin atë.

Ata nuk e bënë këtë gjë, sepse nga shembulli i Pejgamberit, (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!), duhej të mësonin të gjithë të tjerët. Të gjithë duhet t’i bënin të thjeshta ceremonitë.

 

Pengimi i zakoneve të kohës së injorancës (para Islamit)

Imam Sejid Ali Khamenei thotë: “Mos lejoni ekzagjerimin e shpenzimeve për paisjet e dasmës. Vajzat nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. O ju nuse, ju duhet ta sfidoni

këtë gjë edhe sikur nënat dhe baballarët tuaj ta dëshirojnë. Ju mos i lejoni. Çfarë duan të bëjnë me gjithë këto sende të shtrenjta?

Gjithashtu nënat e nuseve duhet të shikojnë e të mendojnë për përgatitjen e mobiljeve të dasmës, që të mos shpenzojnë shumë e të mos e teprojnë. Ato nuk duhet të thonë se ajo është bija ime dhe se zemra e saj do të thyhej po t’i jepnim një pajë të vogël. Kurrsesi jo. Vajzat janë të mira dhe ato nuk e kanë kërkuar këtë gjë. Ne nuk duhet të krijojmë te ato mendimin se paja e shtrenjtë, e bukur dhe luksoze është domosdoshmërisht e nevojshme.

Prandaj: “Vajzat që dëshirojnë të përgatisin pajën, apo të blejnë pajisje të veçanta për ceremoninë e kurorëzimit (akdu nukah), nuk duhet të shkojnë për të blerë në dyqane që kanë çmime të larta apo në ato dyqane që nuk dua as t’ua përmend emrat. Unë e di se ku janë ato dyqane që njihen për çmimet e larta. Vajzat duhet të blejnë gjërat për pajën e tyre në dyqane me çmime të përshtatshme. Ato nuk duhet ta shoqërojnë dhëndërinë e varfër në ato dyqane të shtrenjta për të blerë sendet e dasmës, por është për të ardhur keq se ato e bëjnë një gjë të tillë.

 

Marrë nga Libri

Titulli: 101 këshilla për lumturinë bashkëshortore

Autori: Sejjid Ali Khamenei