2

Lëviz sepse lavdia fillon sot

Spread the love

E përktheu nga arabishtja: Sali Shasivari

A ke menduar ndonjëherë që të shpërndash njohuri? A di ndonjë gjë të cilën të tjerët nuk e dinë? Pse nuk e ndan atë që e di me të tjerët? Ky është një hap drejt kompletimit të njohurive.

Në mesin tonë ka të atillë të cilët e kundërshtojnë vetveten dhe i mohojnë faktet të cilat janë më të qarta se dielli. Mirëpo, me këtë veprim të këtyre personave do të shtohet një pikë e re e oqeanit të reaksioneve negative islame të cilat na sollën këtu ku jemi sot. Lëre të ankuarit, negativitetin dhe mallkimin e të tjerëve dhe, fillo me vetveten. A ke menduar ndonjëherë që të shpërndash njohuri? A din ndonjë gjë të cilën të tjerët nuk e dijnë? Pse nuk e ndan atë që e dish me të tjerët? Ky është një hap drejt kompletimit të njohurive.

Në bazë të njohurive, muslimanët sot ndahen në tri grupe:

1. Grup negativ dominant, i cili përbën shumicën dërrmuese, grup ky i cili i merr njohuritë nga të tjerët. Më pastaj, ata, një njohuri të këtillë e izolojnë, bile ndoshta e vrasin, me ç’rast, kjo njohuri nuk i tejkalon trurët e tyre për asnjë çast.

2. Grup i dytë i rrallë, deri diku pozitiv, i pranon njohuritë nga jashtë e më pastaj ndihmon në shpërndarjen e tyre tek të tjerët.

3. Grup i tretë, është grupi i cili është në gjendje të krijojë njohuri e më pastaj ti shpërndajë ato.

Çka në lidhje me bijtë e tu? A thua tenton të ndërtosh persona të dalluar të cilët do të jenë në gjendje që një ditë prej ditëve të ndërtojnë njohuri? Apo, së paku, a thua vallë tenton që të jenë prej grupit të dytë, i cili i pranon njohuritë e mëpastaj i shpërndanë ato? Apo se ti do të kontribuosh në shtimin e grupit të parë negativ, të cilin kemi nevojë që me kalimin e kohës ta pakësojmë përqindjen e tij?

Një gjë të këtillë shndërroje në qëllim personal dhe mundohu që ti bashkëngjisësh rreth vetes të gjithë ata të cilët janë përreth teje. Fillo me hapat që vijojnë:

1. Nëse nuk je prej grupit të dytë apo të tretë, tento që ti bashkangjisësh njërit prej tyre sot. Vërtetoju që prej sot e tutje të mos jesh anëtar i grupit të parë, pasi anëtarët e këtij grupi janë të vdekur shoqërisht dhe se nuk i ofrojnë ummetit asgjë. Shpërndaje atë dituri që e njeh, çfarëdoqoftë ajo. Mos i minimizo njohuritë pasi ai i cili do ti pranojë ato do të ndërtojë mbi to, dhe më në fund mund të del diçka e pa-parafytyrueshme. Shpërndarja nuk do të thotë patjetër se duhet të bëhet përmes librit, revistës apo ndonjë kanali televiziv. Fillo, qoftë edhe me një temë përmes së cilës do të shpjegosh diçka!

2. Fillo nga shtëpia jote dhe vërtetoju që bijtë dhe vëllezërit e tu të jenë në gjendje dhe të aftë që ti bashkangjiten grupit të tretë, apo në rastin më të keq atij të dytit. Orvatu çdo herë që t’ua predikosh diturinë fëmijëve tu, duke ua paraqitur atyre diturinë si diçka më të lartë të cilën mund ta bëjë njeriu. Luftoje teorinë e kufizimit të arsimit në shkollë, pasi një nga shkaqet kryesore që na ka lënë mbrapa është mbështetja e plotë e prindërve tek arsimtarët për mësimin e bijve të tyre. Shumica e njerëzve gjenialë kanë mësuar në shtëpi (banesë). Kujdesu për çrrënjosjen e mentalitetit të ‘mjeteve të shkurtëra në arritjen e qëllimit’ tek bijtë e tu. Mashtrimi nuk është aftësi dhe se ndërmjetësimi nuk është nder, por në realitet, ato janë rrugët më të shkurta për në humnerë. Prano prej birit tënd gabimet, për shkak se ai i cili nuk gabon, nuk mësohet. Kujdesu që biri yt të mbartë mbi vete rezultatet e gabimit të tij dhe ta jetojë përvojën e dështimit si të plotë, pa ndihmën tënde. Lavdëroji fëmijët e tu në gjithçka tjetër pos në arsim. Përkujdesu për mbjelljen e mentalitetit të participimit me njohuri tek fëmijët tu. Mësoji ata që t’i mësojnë shokët dhe bashkëmoshatarët e tyre, si dhe tregoju atyre se rruga më e mirë për të udhëhequr është shpërndarja e diturisë; siç thotë fjala e urtë: “Shpirtërat janë të krijuar në atë mënyrë që ta duan atë që iu bën mirë (sillet mirë)”; dhe siç transmetohet nga Imam Aliu ( paqja qoftë mbi të të ketë thënë: “Jam i gatshëm t’i bëhem rob atij i cili ma mëson një shkronjë”.

3. Tento që t’ia bashkëngjisësh grupit të dytë të gjithë ata të cilët i njeh, e një gjë e këtillë nuk është aspak e vështirë. Çdo njëri prej neve posedon përvoja të veçanta njerëzore dhe çdo njëri prej neve din diçka që tjetri nuk din. Këshilloji ata të cilët gjenden rreth teje që ti shpërndajnë njohuritë e tyre dhe vërtetoju atyre se ka njerëz të cilët nuk i dijnë ato gjëra, sado që të jenë të thjeshta dhe esenciale.

Ne jemi populli më i madh dhe më i fortë mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo për të cilën kemi nevojë është që të njoftohemi me vetveten dhe të zbulojmë fuqinë tonë. Fitorja jonë qëndron në diturinë dhe kreativitetin tonë. Madje, je i sigurt se ende nuk ka kaluar koha për t’iu bashkangjitur popujve tjerë. Bile neve na është premtuar që t’u bashkangjitemi atyre.

Përsëri kthehem dhe e parashtroj të njëjtën pyetje me të cilën e fillova këtë temë: A të kujtohet koha në të cilën muslimanët udhëhiqnin me botën? Lëviz, ngase lavdia e ummetit fillon sot.




There are no comments

Add yours