Untitled design

Liria fetare në Kosovë!

Spread the love

Liria fetare në Kosovë!
Mr. Flamur Hyejni

Liria fetare është e garantuar me aktet ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në Kosovë kjo liri si e drejtë themelore është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjin për lirinë fetare, andaj edhe duhet shfrytëzuar në përputhshmëri me këto akte, sepse tejkalimi përtej kufijve që lejojnë këto akte të shfrytëzimit të lirisë fetare mund të çojë në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të tjerëve.

Kufijtë e ushtrimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut përcaktohen me aktet ndërkombëtare, Kushtetutën dhe ligjin për lirinë fetare. Si në aspektin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar, sa i përket ushtrimit të lirisë fetare ekzistojnë një mori problemesh, jo që kjo çështje nuk është e rregulluar me aktet përkatëse, por që shpesh herë ata të cilët i ushtrojnë këto të drejta dhe liri themelore i tejkalojnë kufijtë e ushtrimit të tyre dhe bien ndesh me këto akte (lidhur me këtë shih shembullin e keqpërdorimit të lirisë së të shprehurit lidhur me lirinë fetare në Danimarkë, rastin e keqpërdorimit të figurës së profetit Muhamed, i cili ishte sulm fyes ndaj figurës së profetit. Kjo e drejtë e lirisë së të shprehurit garantohet edhe në të drejtën islame, ku Islami ua jep të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes të gjithë qytetarëve, me kusht që ajo të përdoret për përhapjen e nderit dhe të vërtetës, e jo për shtimin e të ligës dhe amoralitetit).

Liria fetare, rasti i Kosovës

Historikisht populli shqiptar në Ballkan ka qenë shembull i tolerancës ndërfetare dhe respektues i ushtrimit të lirisë fetare ndaj atyre që kanë respektuar rregullat fetare, pavarësisht se cilës fe i kanë takuar. Me të përfunduar lufta edhe shoqërinë tonë e ka përfshirë modeli i lirisë së
pakufizuar (tejkalimi i kufijve të lirisë në përgjithësi dhe rrënimi i sistemit të vlerave dhe kritereve për vlera, ashtu siç është duke u keqpërdorur edhe koncepti i demokracisë si trajtë e regjimit politik, ku shoqëria jonë po funksionon sipas modelit të tejkalimit të kufijve të veprimit që i parasheh korniza ligjore) dhe në këtë drejtim po ndodhë edhe me shfrytëzimin e të drejtave dhe lirive themelore, siç është rasti i disa besimtarëve të fesë myslimane, të cilët me kërkesa euforike po tentojnë të realizojnë kërkesën e tyre për kushte më të mira për t’i kryer ritet e tyre fetare.

Në fillet e shtetndërtimit, shoqërisë kosovare fare nuk i duhet hapja e një debati i cili ka të bëjë me çështje fetare, ku ekzistojnë disa probleme, por ato fare nuk ka nevojë të rriten, sepse përpara këtyre “problemeve”, shoqëria kosovare ka një mori problemesh tjera të cilat janë më urgjente për t’u zgjidhur, sesa këto të cilat janë hapur nga një grup i caktuar i besimtarëve të fesë myslimane.

Realizimi i kërkesës në harmoni me rregullat ligjore

E drejta për të protestuar nuk është gjithmonë mjet kryesor për realizimin e qëllimeve të caktuara të ndonjë grupi, por janë mjetet tjera më paqësore dhe më demokratike për ta realizuar kërkesën për ndonjë qëllim të caktuar, ndërsa protesta (tubimi publik) është mjet i fundit që duhet përdorur për të arritur ndonjë qëllim të caktuar. Rasti i ditëve të fundit i një grupi të besimtarëve të fesë islame nuk është shembull i mirë, se si duhet filluar procesin për ta realizuar një të drejtë të tyre të caktuar, sepse protesta jo gjithmonë mund të fillojë dhe të përfundojë në mënyrë paqësore!
Atëherë shtrohet pyetja, a është aq urgjente të ndërmerren hapa kaq euforik nga ky grup i besimtarëve të fesë islame, që përmes protestës t’i shprehin disa mllefe dhe nervozizma të tyre, se kinse atyre nuk po u krijohen kushte të mira nga ana e shtetit për t’i kryer ritet fetare? dhe
këta e paskan zgjedhur që faljen e drekës/xhumasë ta kryejnë në rrugë dhe për një orë përmes ushtrimit të lirisë së tyre fetare ta kufizojnë lirinë e lëvizjes të tjerëve dhe të provokojnë forcat e rendit, të cilët kanë autorizime ligjore për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Këtë
fare nuk ua garanton Kurani (shih, Liria fetare në botën e qytetëruar konsiderohet dhe është e drejta më fondamentale e humane e çdo bashkësie a populli. Rol vendimtar për vlerësimin e lirisë së besimit në fenë islame luan ekzegjeza e normës kuranore “Në fe nuk ka detyrim”