tumblr_ps64fgkySE1s3pnu1o3_640

EDITORIAL – Prejardhja e Muslimanëve

Spread the love

Prejardhja e Muslimanëve

Msc. Ikablle Berisha Huduti

“Nuk ka feja ime, feja jote, sekti im sekti yt, por ka vetëm e Drejta dhe Gënjeshtra”

 

Qoftë bekuar Ai i cili ka në duart e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send, (1)
I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, Ai fal, 

Surja MULK ajeti 1-2

Nga këto versete Kuranore kuptojmë se Sundimi në tok është vetëm i  Zotit dhe i askujt tjetër.  Citoj : Qoftë bekuar Ai i cili ka në duart e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send. Në këtë versët nuk do të ndalemi sepse është mjaftë i hapur dhe i kuptueshëm që na mëson se, sa do që njerëzit të dëshirojnë të sundojnë me një besim fetarë, apo me një doktrinë politike në një shoqëri njerëzore, ata kurë nuk do të arrijnë  që sundojnë nëse në vete nuk kanë besim të sinqertë në forcën dhe diturit e Zotit.

Në  këtë episod do të ndalemi tek verseti i dytë i cili na qartëson bindjen tonë qofshim të  krishterë, hebrejë,  apo muslimanë, sektar apo sufistë e të tjera,  e pastaj do të shpjegojmë se si të arrijmë tek  njohja e Ehli Bejtit që është një Familje e veçantë dhe e shenjtë në historinë e njerëzimit.

Verseti i dytë i sures Mulk- që thotë:   ( Ai është Zoti ) i cili krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, Ai fal, 

Zoti në këtë versët i drejtohet tërë njerëzimit jo vetëm muslimanëve që Zoti na ka dërguar në këtë botë që të bëjmë s amë shumë vepra të mira.  Nëse themi dhe e besojmë se Kurani është libri i fundit i zbritur nga Zoti apo Allahu si i themi ne muslimanët, atëherë i bie se Kurani është libër i tërë njerëzimit. Këtë më mirë e vërteton vet Zoti, sepse ai shpesh herë në Kuran i përmend besimin dhe ligjet juridike që i kanë zbritur popullit Hebrej,  apo atij Krishterë dhe disa versete që kanë zbritur enkas për njerëzit ( jo musliman)  e asaj kohë gjatë jetës profetike.

Së pari dua të them se Zoti në Kuran i drejtohet gjithë njerëzimit, pa marrë parasysh se cilës fe apo kombi i përkasim.  Tek Zoti nuk ka rëndësi as feja jonë as kombi, tek  Zoti të rëndësishëm janë vetëm punë mirët dhe vetëm ata do të shpëtojnë.  Zoti në 40 vende në Kuran na tregon se të shpëtuar do të jenë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira “ Illeledhine Amenu ve amilus-salihati” .  Një njeri nuk mund të jetë i devotshëm gjersa nuk ka punë të mira. Njeriu nuk mund të jetë fetarë gjersa nuk ka virtyre dhe moral të lartë.  Shembull i moralit të lartë është vetë Mësuesi i Njerëzimit profeti Muhamed që Zoti e lavdëroi në Kuran Surja Kalem ajeti 4 “ VE IN-NEKE LEALA HULUKIL ADHIM “  , “ Ti je me të vërtet me moral të lartë”.

Në Kuran përmenden versetet të cilat janë të drejtuara tërë njerëzimit, JA E J-JUHAN-NASU, por ka versete që janë përmendur vetëm popullit Hebrejt  “ JA BENI ISRAILE “ o bijtë e Israilit, ose të krishterëve “ JA AHLUL KITAB”  O Pronarët e Librit,  por në asnjë vend në Kuran Zoti nuk i drejtohet muslimanëve, që do të ishte në gjuhën arabe “ ja ejjuhel Muslimun.”

Atëherë shtohet pyetja, pse nuk i drejtohet Zoti muslimanëve,  a ka pas atëherë musliman dhe a kanë qenë paraardhësit e tonë musliman?

Zoti,  pra Allahu nuk iu drejtua asnjëherë muslimanëve në Kuran, por iu drejtua 5 grupeve.

  1. njerëzve në përgjithësi, “ JA EJ-JUHEN-NASU” O ju njerëz të asaj kohe dhe të të gjitha kohërave deri në ditë të Kijametit.
  2. Iu drejtua të krishterëve “ JA EHLUL KITAB” – O Pronarët e Librit,
  3. Iu drejtua Hebrejve të asaj kohe “ JA BENI ISRAILE”
  4. Iu drejtua politeistëve pra idhujtarëve që besonin në shumë zotëra # JA EJ-JUHEL KAFIRUN”
  5. Si dhe iu drejtua pasardhësve të profetit Ibrahim a.s. paqja qoftë mbi të, e këta ishin arabët që nuk besonin në idhujt e asaj kohe.

Tani po ndalem tek grupi i pestë që Zoti nuk i përmend direkt në Kuran , por këta ishin arabët e devotshëm të asaj kohe që janë pasardhësit e Ibrahimit a.s. e njëri ndër këto fise të mëdha si pasardhës ishe Fisi Kurejshij,  ndër ata ishe edhe  Familja Hashimite nga e cila familje vinte  Muhamedi i biri i Abdullahut. Babai i Profetit Muhamed  quhej  Abdullah, një  emër i madh  që përbëhej nga emri  “Abd”– Rob dhe “Allah” – Allahu,  pra Abdullah – Rob i Allahut  e jo rob i zotërave. Kjo na bënë të besojmë se për besimin e babait të Profetit aspak nuk duhet të gjykojmë e paragjykojmë sepse kjo familje ishin pasardhësit e profeti Ibrahim me besim monoteist.

Prandaj kur përmendim Ibrahimin apo Abrahamin me besimin e tij, menjëherë na bie në mend se Profeti Ibrahim ishte ai që i rrënoi të gjithë idhujt e kohës dhe më pas e ndërtoi Shtëpinë e Zotit Bejtullah që sot është e njohur si Qabeja.  Por edhe pse Zoti nuk iu drejtua direkt muslimanëve me emër në shumës, Zoti iu drejtua Ibrahimit dhe e mësoi njerëzimin duke i thënë se  : “Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishterë, por vetëm musliman, besëdrejtë, dhe nuk ishte politeist.Surja Ali Imran verseti 67.

Nga kjo kuptojmë se Familja e Hashimitëve nga e kishte prejardhjen Profeti Muahmed s.s.s. ishin pasuesit e Ibrahimit a.s. ishin muslimanët e shekullit të VII , e  musliman don të thotë “ Të dorëzuar, të nënshtruar”   vetëm Zotit të Ibrahimit a.s. pra  Allahut .

Prejardhja e muslimanëve gjithashtu vërtetohet  edhe nga Bibla dhe Tora e vjetër. Citoj: Genesis 21:18, ESV: “ Up! Lift up the boy, and hold him fast with your hand, for I will make him into a great nation.”  Pra Kapitulli Krijimi  21:18  “Ngritu! Ngrije djalin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do ta bëj një komb të madh”. 

Ky djalë që përmendet në këtë verset Biblik i dedikohet Ibrahimit dhe Ismailit kur mbetën në shkretëtirë dhe e ndërtuan shtëpinë,  Qaben e sotme bashkë me Haxheren nënën e Ismailit ( Ishmail.

Nga këto versete Biblike dhe Kuranore neve na argumentohet se Ibrahimi  apo Abrahami ishte ishte musliman, ai i kishte 2 bijtë e tij Ishakun dhe Ismailin. Këta dy djem u ndanë në dy fise si pasardhës të Ibrahimit, ku të dy fiset ishin musliman.  Is’haku e vazhdoi besimin Islam me birin e tij Jakubin, e Jakubi i kishte 12 djem e prej tyre ishte profet  Jusufi a.s,  ndërsa nga Ismaili u krijua kombi i madh umetit Musliman siç u cek edhe  Bibla

Sa i përket grupit të pestë pra muslimanëve, ne duhet ta dim se gjithmonë Zoti në Kuran e ka përmend shumicën si njerëz që kanë gabuar, kanë devijuar, kanë qenë forcë në krah të keqes, të paditur, jo falënderues, jo mirënjohës, pabesimtarë e të tjera. Ndërsa pakicën gjithmonë e sheh si njerëz të zgjedhur në shoqëri që kanë vlera dhe kapacitet të bëjnë ndryshime të bukur në vendet ku jetojnë madje edhe janë njerëz të tillë që sakrifikojnë familjet dhe gjithë që kanë për Fjalën e Zotit.

Në Kuran Zoti  i përmend  të krishterët dhe Hebrejt si shembull për të marrë mësim, por edhe  si Pronar të Librit  “ EHLI KITAB” që i bije se edhe në mesin e tyre ka pas njerëz me famë dhe të lavdëruar por edhe me vepra të gabuara e të shëmtuara.  Zoti i gjithashtu i përmend  në Kuran edhe disa personalitet që kanë moral dhe sjellje të përkyera që mbetën shembull për tërë  kohën dhe njerëzimin e ata janë  pra Pronarët e Shtëpisë të Profeit të quajtur Ehli Bejti paqja qoftë mbi ta.

Zoti  i Lartësuar deshi  që pasardhësit e Ibrahimit a.s. në fakt tani më pasardhësit e profetit Muhamed (pqmtf ) pra Ehli Bejti – Familja e Profetit  të jenë mbartësit e Fjalës së Zotit deri në Ditë të Kijametit. Ndërkaq i Dërguari i Allahut duke e ditur se të mirët  janë në pakicë dhe bien  dëshmor për  Fjalën e  Zotit, ai la një emanet  të  madhe se : “ Nëse dëshironi të jeni të shpëtuar, po ju lë dy gjëra që duhet ti ndiqni , e ato janë “Kitabullah ve Itretu Resul “  “ Librin e Allahut dhe Familjen time “

Prandaj i gjithë njrëzimi duhet të bëjë sa më shumë punë të mira dhe të e pasojnë një familje më të mrekullueshme që nuk gjendet askund në botë pos në Shtëpinë e Profetit e ata  janë pra Ehli Bejti – Familja e profetit s.a.a.

Bëhuni punë mirë e të sinqertë në atë çfarë punoni e besoni si dhe  thuani vetes, se: “Nuk ka feja ime, feja jote, sekti im sekti yt, por ka vetëm e Drejta dhe Gënjeshtra”