cd53368228b125bf785f30b6bcf6fbc6

Intervistë me dijetarin e shquar Beheshti

Spread the love

Intervistë me dijetarin e shquar Beheshti

 

Zoti i madhëruar i do shumë fëmijët

 

Çka keni për të thënë për fëmijët që kanë hyrë në moshën e përgjegjësisë ndaj Zotit?

 

Mosha nëntë vjeçare për vajzat është moshë e gëzimit dhe e pjekurisë. Në fenë tonë kanë thënë në disa raste mund të festohet. Një rast i tillë është kur të lind fëmija, pastaj rasti tjetër është martesa dhe një rast tjetër është kur fëmija ta pranojë përgjegjësinë. Në këto raste ftoni edhe të tjerët. Gjatë pranimit të përgjegjësisë dhe kryerjes së detyrave duhet festuar. Dhe, pass përfundimit të detyrës gjithashtu duhet festuar. Sikur që festojmë dy festat e mëdha të Islamit. Njëra është festa e fitër bajramit që vjen pas përfundimit të agjërimit dhe tjetra është festa e kurban bajramit që festohet pas kryerjes së haxhit.

Kur fëmijët arrijnë moshën e pubertetit duhet që ta festojnë, sepse pranojnë një përgjegjësi dhe dëshirojnë që të pohojnë se ne jemi duke filluar adhurimin e Zotit me dëshirë, vullnetarisht dhe me dashuri.

Fëmijët të cilët kanë arritur në moshën e pubertetit duan që ta fillojnë Bismil-lahin, që do të thotë: “O Zot unë jam krijuar për Ty, Ti je kujdestari im, unë dëshiroj që t’i dëgjoj fjalët e Tua dhe në bazë të fjalëve të Tua ta planifikoj jetën time”.

Bismil-lahir-rahmanir-rahim do të thotë: “ O Zot, në ato vepra të cilat nuk e di se çfarë të ardhme kam, jam mbështetur në ndihmën Tënde”. Ato vajza të cilat kanë arritur në moshën e pubertetit këto fjalë ia thonë Zotit të Madhëruar.

 

Cila është përgjegjësia e prindërve?

 

Prindërit kanë përgjegjësi për përgatitjen e fëmijëve të tyre për të arritur në moshën e pjekurisë. Njëjtë sikur që për fluturimin e aeroplanit çdo gjë duhet të jetë gati, me kusht që nisja e tij të jetë e mundshme. Prindërit në shtëpi duhet që ta përgatisin dhe të bëjnë të mundur rrethanat për arritjen e fëmijëve të tyre në moshën e pjekurisë.

I Dërguari i Allahut (saa) ka thënë: “Që në moshën tre vjeçare për fëmijën duhet bërë të mundshme faljen e namazit”. Prindërit kanë mundësi që me anë të metodave të mira t’i ftojnë fëmijët e tyre në moshën e pjekurisë. Kjo ftesë duhet që të jetë e kuptueshme dhe e bukur. Prindërit duhet të jenë në dijeni që falja e namazit me detyrim jo vetëm që nuk i afron fëmijët pranë Zotit por përkundrazi i largon ata nga Ai.”

 

Në fenë tonë thuhet: “Në fe nuk ka detyrim”

Ne dëshirojmë që fëmija i jonë ta fali namazin vetë me dëshirë dhe një gjë e tillë nuk bëhet me anë të forcës dhe dhunës. Edukimi i fëmijës për faljen e namazit ka rrugë dhe këtë rrugë duhet që ta mësojnë. I Dërguari i Allahut (saa) ka thënë: “Në kohën kur një i ri, në kohën e namazit merr abdes dhe e falë namazin, Zoti i madhëruar i thërret engjëjt dhe thotë: “O engjëjt e Mi. Ejani dhe shikoni se çfarë pamje e bukur është kjo!”.

Në mundeni që në moshën fëmijërisë ta vendosim në zemrat e fëmijëve bërthamën e namazit, në atë mënyrë që vetë ta falin namazin dhe të ndjejnë kënaqësi në vetmi nga namazi, atëherë kemi kryer një vepër shumë të madhe.

 

Rreth asaj se nga kush mund të kërkojmë ndihmë?

Rregullat e fesë duhet që t’ua mësojmë fëmijëve pak nga pak. Rregullat e fesë duhet që t’i mësojmë prej një njohësi, njëjtë sikur që kur të sëmuremi shkojmë te mjeku për të u shëruar. Këto rregulla duhet që t’i mësojmë nga muxhtehidi, si p.sh. të lejuarat, të palejuarat, veprat të cilat duhet kryer dhe ato të cilat nuk duhet kryer. Prindërit e kanë për detyrë që të zgjedhin një muxhtehid i cili duhet që të jetë më i dijshmi dhe më i drejti nga të tjerët. Dhe këtë t’ua prezantojnë fëmijëve të tyre.

 

Si duhet stimuluar fëmijët për faljen e namazit? 

Para shumë vitesh, një njeri i pasur kishte bërë vakëf në një xhami disa pemë të arrave dhe bademeve për fëmijët të cilët vinin në atë xhami. Në fillim fëmijët vinin në xhami për hir të arrave dhe bademeve, por pak nga pak me kalimin e kohës, ata vinin për hir të pronarit të arrave dhe krijuesit të arrave dhe në fund u dhanë pas xhamisë dhe namazit.

Pra, mund të themi që stimulimi mund të ketë shumë efekte. Përveç stimulimit, veprimi praktik mund t’i nxis fëmijët për faljen e namazit. Pra, duhet mundësuar që fëmijët t’i vërejnë prindërit e tyre në kohën e faljes së namazit dhe ata vetvetiu do ta falin namazin.

 

Kush e ka realizuar festën e parë të moshës së ngarkimit me përgjegjësi ndaj Zotit?

Festën e parë të ngarkimit me përgjegjësi ndaj Zotit e ka mbajtur për vete një dijetar i shquar i quajtur in Tavus nga banorët e një nga qytetit të Irakut të quajtur “hil-li”. Ai organizoi festë kur arriti në moshën e pubertetit, moshë e cila u ngarkua me përgjegjësi ndaj Zotit, njerëzve iu dha ushqim, dhe nga ajo kohë e më tutje e përsëriti një gjë të tillë.

Në qiellin e kaltër

Të gjithë njerëzit e mëdhenj dhe udhëheqësit e fesë Islame gjatë gjithë jetës së tyre i kan kushtuar rëndësi të madhe faljes së namazit dhe marrëdhënieve me Zotin. Imam Homejni (ra) gjithashtu që nga ditët e ëmbla të fëmijërisë deri në momentet e fundit të jetës së tij kishte dashuri ndaj namazit. Këtu do të përmendim katër kujtime nga jeta e Imamit:

Kujtimi parë:

Ishte koha e drekës dhe qielli ishte i pastër. Zogjtë cicëronin nëpër degët e pemëve dhe Imami spo kishe filluar faljen e namazit të drekës. Nipi i vogël i Imamit me të parë gjyshin e vet që po falej i shkoi pranë, bëri ruku sikur Imami dhe më pas ra në sexhde. Kur mbaroi namazi Imami buzëqeshi, e puthi nipin në ballë dhe i tha: “të lumtë! Të lumtë!”. Pastaj, Imami morri dy libra për fëmijë që ishin të vizatuara plot me piktura të bukura ia dha nipit dhe i tha: “Kjo është dhuratë ime për ty”.

Kujtimi dytë:

Ishte pranvera. Zogjtë fluturonin herë andej e herë këndej. Imam Homejni po ecte në oborrin e tij dhe me syze në sy po lexonte gazetën. Në atë kohë, nipi i Imamit erdhi në oborr. Imami e thirri atë dhe i tha: “A e ke falur namazin e drekës dhe të ikindisë?” ai uli kokën poshtë dhe u përgjigj: “Jo”. Imami me dashamirësi i tha: “Shko dhe fale namazin sa  më shpejtë që mos të pakësohet shpërblimi, për arsye se namazi në kohën e vet, ka shumë sevape”. Nipi i Imammit buzëqeshi dhe pa u vonuar shkoi për ta falur namazin.