9b1f4825b8b83cc7bf860cb86fd4b250

MARRËDHËNIET FAMILJARE

Spread the love

MARRËDHËNIET FAMILJARE

“Adhuroni Allahun  dhe asnjë send  mos e trajtoni të barabartë me Të. Jeni të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe ndaj të varfërve të mjerë, edhe ndaj fqinjëve të afërt, edhe fqinjëve të largët, edhe me shokët përreth,  edhe ndaj udhëtarëve, edhe ndaj atyre që janë në pronësi tuajën!  E Allahu vërtet nuk i do ata që janë arrogantë, edhe ata që mburren shumë” (Sure En-Nisa, ajeti 36)

 

Familjarët,  kanë lidhje të ngushtë gjaku, ata janë si gjethet e një peme dhe janë si lulet e një kopshti. Prandaj lidhja mes tyre, ardhja-shkuarja tek njëri tjetri, si dhe njohja e vlerave të njëri-tjetrit është normale  nga natyra e vet lidhjes farefisnore.

Islami i jep një rëndësi të veçantë lidhjeve farefisnore dhe familjare si dhe ofrimit të  ndihmës për ata, e cila konsiderohet si një vlerë hyjnore  e obligueshme për t’u vlerësuar. Madje mos respektimi i saj arrin deri në shkallën e dënimit. Lidhja familjare ose farefisnore, nuk ka të bëjë vetëm  miqësinë e ardhjeve dhe shkuarjeve në shtëpinë e njëri-tjetrit, por ajo ka një vlerë dhe qëllim më të madh e cila është vendosja e lidhjes dhe komunikimit mes te afërmve në mënyra të ndryshme. Cekim llojet e komunikimeve që sjellin dobinë e ndihmës:

  • Ndihma jetësore: bëhet atëherë kur njëri nga të dashuritë e tonë është në rrezik jete, ne duhet t’i ndihmojmë deri sa problemin e tij ta zgjidhim.
  • Ndihma financiare: bëhet atëherë kur njëri nga te afërmit tonë ka nevojë për diçka materiale, duhet t’i ndihmojmë deri në maksimum me mundësitë tona, qoftë edhe me një sugjerim në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi.
  • Ndihma psikike : bëhet atëherë kur njëri nga të afërmit tanë ka nevojë për një dije, këshillë apo mendim.
  • Ndihma duke mos shqetësuar: kjo lloj ndihme është që të afërmit mos t’ i shqetësojmë dhe mos t’i sjellim probleme, kur ata kanë nevojë për hapësirë.
  • Ndihma emocionale: nëse një anëtar ka nevojë për kujdes dhe dashuri, duhet që mos ta mohojmë dhe t’i falim dashurinë e duhur dhe të merituar.

 

PASOJAT

Pasojat e ndërprerjes së këtyre lidhjeve sjellin ftohtësi, ndarje dhe zënkë zemrash. Në hadithe dhe ajete kuranore është cekur rëndësia e lidhjeve familjare si njëra nga sjellëset e dashurisë, lumturisë si dhe është quajtur mësuesja e mënyrave të të bashkëjetuarit me njerëz.

 

Po ashtu, këshillë fetar kemi që madje edhe me ata që kanë vendosur t’i ndërpresin marrëdhëniet me ne, ne t’i vazhdojmë duke i treguar anës së kundërt se sa e vlefshme për ju është të qenurit të bashkuar qoftë edhe nëse duhet të tejkalojmë nga vetja duke i kërkuar falje atyre, në kohën që ata ndoshta duhet të kërkonin falje tek ne.

 

Thënie e çmuar nga Pejgamberi Muhamed (s.a.a.) :

صِلُوا اَرْ حامَكُمْ وَ لَوْبِالسَّلاَمْ

“Tregoni lidhjen tuaj, qoftë edhe me një përshëndetje (selam)”

Thënie të mençura nga Imam Sadiku (a.s.):

 

صِلْ رَحِمَكَ وَلَوْ بِشَرْبَةٍ مِنْ ماءِ

“Vizitoni njëri-tjetrin, qoftë edhe sa për të pirë një gllënjkë ujë”

 

Në ditët e sotme, ndonjëherë për arsye të ndryshme këto lidhje janë ftohur dhe vizitat janë pakësuar, si p.sh. mospasja e një mjeti për t’a vizituar dikë, mospasja e kohës, mospasja e financave, etj. Këto barrikada duhet hequr, duke marrë parasysh se ne po neglizhojmë një synet të Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s). Ne mund të bëjmë vizitë qoftë edhe për të pirë një kafe apo çaj, apo edhe që nga pragu i derës mund ta përshëndesim të dashurin tonë me përshëndetjen më të ngrohtë islame “Selam Alejkum”.

Thënie nga Pejgamberi i Nderuar Islam:

سِرْ سَنَةً صِلْ رَحِمَكَ

“Për nder të marrëdhënieve familjare, qoftë edhe një vit udhëtim duhet bërë”

 

DOBITË

Dobitë, mirësitë apo shpërblimet e mbajtjes dhe respektimit të marrëdhënieve familjare dhe farefisnore janë se:

  • veprat tona pastrohen nga ligësitë,
  • mëkatet tona falen,
  • bereqeti apo begatia e shtëpisë shtohet,
  • sjelljet tona përmirësohen,
  • problemet na largohen,
  • e ardhmja apo përcaktimi i Allahut na ndryshohet,
  • pyetjet dhe mundimet e ditës së llogarisë na lehtësohen, si dhe
  • jeta jonë na zgjatet.

Nga të gjitha këto dobi përshkak të mbajtjes së lidhjeve familjare dhe farefisnore, vërejmë se këto  veprim nuk na lidhje dhe dobi vetëm në këtë botë por edhe në botën tjetër.

LIGJET DHE KUFIJTË

Ky synet është urtësi morale, e cila fton të gjithë besimtarët në bashkim dhe unitet pa pengesa, përçarje e dallime dhe i fton ata që madje edhe me pabesimtarët  që i kanë familjar apo të afërt, të kenë vizita si dhe bashkëjetesë, duke treguar mënyrën e jetës së pastër islame, duke pasur parasysh llojet e ndihmesave që mund ti bëjmë në bazë të nevojave të tyre, pra duke mos i dhënë ndihmë për të cilën ata nuk e kërkojnë. Ne myslimanët e dimë për çfarë ata kanë nevojë, mirëpo nuk duhet tejkaluar atë çfarë ata janë sepse dikujt i nevojiten ndoshta vite të bëhen mysliman e dikujt ditë e dikujt minuta.

 

Me mos humbjen e miqësisë me te pa devotshmit mund të jetë shkak që ata të bëhen të devotshëm, si dhe humbja e këtij syneti mund të jetë shkak që ata të largohen nga rruga e drejtë edhe më tepër.

 

Një njeri kishte ardhur pranë Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s) dhe i tha: “Ja Resul! Unë kam kushërinjtë me të cilët kam miqësi dhe i respektoj, mirëpo ata më shqetësojnë prandaj kam vendosur që ti ndërpres lidhjet me ta.” Pejgamberi i tha:”Atëherë edhe Allahu do i ndërpresë lidhjet me ty”… Pyeti: Atëherë çfarë të bëjë, ja Resul? Pejgamberi i tha: “ Dikush që të dhuron miqësi dhe dashuri edhe ti ktheja. Dikush që me ty dëshiron t’i ndërpres lidhjet, rregulloje lidhjen dhe vazhdoje. Dikush që të mundon dhe shqetëson, falja dhe tejkaloje. Nëse vepron kështu, atëherë Allahu do jetë Mbrojtësi dhe Zgjidhjedhënësi yt”

 

Inshallah,  që këtë vlerë dhe synet islam ta ruajmë dhe me ndërrimin e gjeneratave siç po ndodh sot mos ta anashkalojmë e mos ta harrojmë njëri tjetrin.  Zoti na bëftë nga ata që janë besnik dhe të sjellshëm në rrethin ku jetojnë dhe të dashur me njerëzit që i rrethojnë.