d21db7df7f46b6c56135346e70acb363

ADN: Një bibliotekë e mrekullueshme

Spread the love

ADN: Një bibliotekë e mrekullueshme

Tani le të bisedojmë për diçka që gjendet në trupat tona e  që është tepër i vogël që të shihet. Shkencëtarët e quajnë atë ADN (acidi deoksiribonukleik). Por, së pari, le të shqyrtojmë një shembull që do ta bëjë më të lehtë për të kuptuar se çfarë është ADN-ja.

Objekt i temës sonë janë shkronjat dhe fjalët.

a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh

Shtëpi, makinë, kopsht, mace, lule, park, rrugë.

Ne e dimë se fjalët përbëhen prej shkronjave, por këto shkronja, sigurisht, nuk formojnë fjalë vetvetiu, rastësisht. Le të kryejmë një eksperiment dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Këtu janë disa etiketa të vogla me një numër apo një shkronjë të shkruar në secilën prej tyre. Nëse dëshironi, ne mund t’i vështrojmë ato për një kohë të gjatë. A mendoni ju se këto shkronja dhe numra do të mund të bashkohen ndonjëherë dhe të formojnë një fjali të logjikshme? Sigurisht, jo. Le të bëjmë një hap më tutje dhe t’i hedhim etiketat e vogla mbi dysheme rastësisht. A mund të formojnë ato tani një fjali të kuptimshme? Kurrë. Sado që të përpiqemi, kjo është pothuajse e pamundur. Imagjinoni që ne do të lodhemi duke u përpjekur dhe do të lemë dhomën për dhjetë minuta. Kur ne kthehemi dhe gjejmë një shënim që thotë: “Ngjatjeta, si jeni?” çfarë do të mendonim?  Ne do ta dinim menjëherë se këto shkronja nuk janë renditur rastësisht. Për ne do të jetë e qartë se dikush ka ardhur dhe i ka rregulluar ato njëra pas tjetrës për të formuar një thënie të logjikshme.

Ky shembull na tregon një ligj: sa herë që diçka që është shkruar ka një domethënie, dikush duhet ta ketë shkruar atë. Tani, le të shqyrtojmë ADN duke pasur në mend këtë ligj.

Në shekullin e 20-të, shkencëtarët bënë disa zbulime të rëndësishme. Ata gjetën se trupi njerëzor përbëhet prej 100 trilion qeliza të vogla. Këto qeliza janë tepër të vogla që të mund të shihen me sy të lirë, por kur ne i shqyrtojmë ato nën një mikroskop, ne shohim diçka tjetër plotësisht mahnitëse. Në qendër të secilës qelizë është shkruar një skemë që përcakton jo vetëm karakterin e qelizës, por të gjitha organet në trup. Shkencëtarët e quajnë këtë skemë ADN (acidi deoksiribonukleik). Ai është një zinxhir i gjatë molekulash që i shëmbëllejnë një shkalle.

Aktualisht ADN është një alfabet që përbëhet prej katër shkronjave A, T, C dhe G.

A = Adenina; B = Timina; C = Citozina; G = Guanina.

Këto shifrohen në një mënyrë të tillë që ADN-ja e një qelize të vetme përmban informacion të mjaftueshëm për të mbushur një enciklopedi me një milion faqe.

Gjithçka është shkruar në të: ngjyra e syve tuaj, forma e vetullave tuaj, ngjyra e flokëve tuaj, madhësia e hundës suaj, ngjyra e lëkurës suaj, forma e fytyrës suaj dhe cilësitë e qelizave tuaja. E keni vërejtur? Në ADN-në e një qelize të vetme nuk ekziston vetëm një shkronjë, një fjali apo një libër; në të përmbahet informacion i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha enciklopeditë e një librarie shumë të madhe. Shkencëtarët kanë llogaritur se sasia e ADN-së, që mund të hyjë në një lugë çaji, është në gjendje të përmbajë të gjithë informacionin që përfshihet në të gjithë librat që janë shkruar ndonjëherë në botë. Sigurisht, një strukturë e tillë e mrekullueshme nuk mund të krijohet vetvetiu, rastësisht. Pikërisht, ashtu sikurse një fjali e vetme e shkruar na vërteton se dikush e ka shkruar atë, po ashtu enciklopeditë e mbushura me njohuritë që përmbahen në ADN na tregojnë se, pa dyshim, Zoti ekziston.

 Çfarë kemi mësuar ?

Ne kemi mësuar disa fakte të rëndësishme.

Ne kemi parë sesi elefantët ecin me lehtësi, pavarësisht nga pesha e tyre e rëndë, falë ndërtimit të tyre të veçantë. Ne kemi parë sesi bletët komunikojnë me njëra-tjetrën, nëpërmjet vallëzimit, duke kryer llogaritje matematike njëlloj si qeniet njerëzore dhe ato prodhojnë mjaltë për ne. Ne kemi parë sesi kafshët janë dizajnuar me një bukuri dhe imtësi të tillë të mrekullueshme. Dhe ne kemi parë se në trupat tanë të vegjël është regjistruar njohuri e mjaftueshme për të mbushur rafte të tëra, me enciklopedi tepër të mëdha. Por, përveç gjithë kësaj, ekziston një gjë që ju duhet ta mbani gjithmonë në mendje: çdo gjë e gjallë është dëshmi e mjeshtërisë krijuese artistike të Zotit. Ne këtu kemi shqyrtuar vetëm disa krijesa, por ne në të vërtetë duhet të kemi parasysh se çdo krijesë në natyrë është dizajnuar dhe krijuar shumë bukur.

Mos harroni se kur vështrojmë një pikturë të bukur, ne duhet të lavdërojmë jo vetë pikturën, por artistin që e ka bërë atë. Përballë krijimit të mahnitshëm në botën e natyrës, ne duhet të lavdërojmë Krijuesin, i Cili e bëri të gjithë atë dhe na e tregoi atë neve. Çdo krijim në tokë është dëshmi e fuqisë së Tij dhe e mjeshtërisë artistike krijuese të Tij. S’ka dyshim se është Zoti i Gjithëfuqishëm Ai i Cili na krijoi ne, na do ne dhe na dhuroi të gjitha bekimet tona.