AktualiteteFakteFamiljeKëshille e PytjeLife StylePër jetëReceta GatimiShëndetësi

Ushqimet e Profetëve (Sekretet e Shëndetit dhe Shpirtit)

Në traditën profetike, ushqimi nuk shihet vetëm si nevojë trupore, por edhe si mjet për pastrimin e shpirtit dhe forcimin e mendjes. Në shumë hadithe, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka dhënë udhëzime të çmuara për ushqimet që sjellin shëndet, energji dhe qetësi shpirtërore.

Më poshtë janë disa prej tyre, të cilat përbëjnë një dietë profetike të shëndetshme për çdo besimtar.

1. Rrushi – mbrojtës i trupit

Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë se nëse ha 21 kokrra rrush në mëngjes, ato mbrojnë trupin nga shumë lloje sëmundjesh. Rrushi është burim natyral i vitaminave, sheqernave të dobishme dhe antioksidantëve që forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të trupit. Ndërsa i hamë 8 koka në esull, kjo është mirë për kujtesën ( të mbajturi në mend)  

2. Mjalti dhe arrat – energjia e mëngjesit

Për ata që ndihen të lodhur, pa energji apo të dëshpëruar, mjalti me arra në mëngjes është ilaçi më i mirë.
Kjo përzierje jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik dhe mendor, por sjell edhe energji pozitive.
Allahu i Lartësuar e përmend mjaltin në Kuran si ilaç për njerëzimin, dhe mrekullitë e tij janë vërtetuar edhe nga shkenca bashkëkohore.

3. Thjerrëzat – ushqim për zemrën shpirtërore

Thjerrëzat janë ndër ushqimet që profetët i kanë preferuar.
Ato e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të ndjeshme ndaj këshillës dhe mëshirës.
Në shumë qendra fetare, si shenjë mirënjohjeje ndaj kësaj tradite, shpesh përgatitet supë me thjerrëza gjatë darkave.

4. Qulli i grurit – ushqim për adhuruesit (çervish apo  bullgur)

Hadithet e shumta e lavdërojnë ushqimin e përgatitur nga gruri, duke theksuar se ai jep energji shpirtërore dhe fizike për adhurimin e Allahut.
Në arabisht quhet “so hara”, një lloj qull gruri që forcon trupin dhe shpirtin njëkohësisht.

5. Uthulla – pastrues i trupit dhe shpirtit

Profeti (paqja qoftë mbi të) dhe Imamët e Ehli Bejtit kanë theksuar se asnjë shtëpi nuk duhet të jetë pa uthull.
Ajo mbron nga shumë sëmundje, pastron trupin dhe ndihmon tretjen.
Në hadith thuhet se shtëpia ku ka uthull është e mbrojtur nga varfëria — jo vetëm ajo materiale, por edhe varfëria shpirtërore.

6. Kungulli dhe safarali – ushqim për mendjen

Profeti (paqja qoftë mbi të) e ka dashur kungullin (pumpkin), pasi ndihmon në zhvillimin e intelektit.
Një tjetër frut i përmendur shpesh është safarali (quince – dardha e artë), i cili ka qenë pjesë e dietës së të gjithë profetëve të Zotit.
Sot ky frut është i rrallë, por vlerat e tij janë të jashtëzakonshme për zemrën, gjakun dhe sistemin nervor.

7. Shega – bekim nga Krijuesi

Kurani përmend shegën si një ndër frutat më të bekuara.
Imamët kanë rekomanduar që të hahet në mëngjes, madje edhe lëkura e hollë e brendshme e saj, pasi ka veti shëruese.
Shega pastron gjakun dhe forcon sistemin imunitar.

8. Vezët me qepë – për ata që kërkojnë pasardhës

Në hadithet e Imamëve thuhet se vezët e gatuara me qepë janë shumë të dobishme për ato gra që kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve si dhe ndihmon në forcimin e testosteronit te mashkulli.
Shumë njerëz kanë dëshmuar efekte pozitive nga ky kombinim, i cili ndihmon sistemin riprodhues dhe forcon trupin.

9. Mishi – qëndrimi profetik

Profeti (paqja qoftë mbi të) ka pasur për zemër mishin e deles, veçanërisht shpatullën e saj.
Ky është mishi më i rekomanduar dhe më i lehtë për tretje.
Ndërsa për mishin e lopës, ekziston një hadith i atribuar Imam Aliut (paqja qoftë mbi të) ku thuhet se “mishi i lopës është i dëmshëm, por qumështi i saj është i dobishëm dhe shërues.”
Kështu, dijetarët kanë nxjerrë përfundimin se ngrënia e shpeshtë e mishit të lopës nuk është e shëndetshme, ndërsa mishi i deles është më i përshtatshëm për trupin dhe shpirtin.

Përfundim

Ushqimet e përmendura nga Profetët dhe Imamët nuk janë vetëm ushqim për trupin, por edhe ilaç për shpirtin.
Kthimi drejt thjeshtësisë dhe natyrshmërisë në ushqim është një mënyrë për të ruajtur shëndetin, për të forcuar lidhjen me Krijuesin dhe për të jetuar në harmoni me vlerat profetike.


Përmbledhja & Hulumtimi: Revista “Vlera”

Të ngjashme

Back to top button