15f0306412e97d686a560815ae1f47e7

Përgjumja dhe shpërqendrimi gjatë studimit dhe rrugët e luftimit të tyre

Spread the love

 

Përgjumja dhe shpërqendrimi gjatë studimit dhe rrugët e luftimit të tyre

Një prej detyrave parësore të nxënësve dhe studentëve është leximi dhe studimi i mësimit.

Dinamizmi i përparimeve shkencore dhe nevoja për t’u njohur me dijet e reja dhe arritjet bashkëkohore kërkojnë kohë të mjaftueshme për leximin e studim. Ndaj, duhet ta shfrytëzojmë kohën në mënyrën më optimale. Zbatimi i teknikave të përshtatshme për të parandaluar përgjumjen gjatë procesit mësimor në klasë, ose gjatë studimit të mësimeve mundëson një studim më të thellë e më të begatshëm, në mënyre që ta shfrytëzojmë kohën tonë maksimalisht. Disa prej këtyre rregullave janë si vijon:

  1. Mos lexoni mësimet menjëherë pas zgjuarës nga gjumi; së paku gjysmë ore para studimit duke kryer gjimnastikën apo faljen e namazit të sabahut, bëni që trupi juaj ta “harrojë” gjumin.
  2. Pas ngrënies së ushqimit mos u merreni me studim për një kohë prej një ore.
  3. Para se të keni filluar studimin mendoni për rëndësinë dhe dobinë e tij.
  4. Filloni të studioni me motivin dhe për këtë kërkoni ndihmë nga Zoti, në mënyrë që kjo çështje të konsiderohet si adhurim ndaj Zotit.
  5. Para se të filloni studimin merrni abdes dhe mbështetuni te Zoti.
  6. Duhet të keni përgatitur program e të jeni korrekt ndaj kohës gjatë studimit. Zbatojeni çdo vendim që e merrni, saqë të ndjeni kënaqësi prej leximit. Filloni dhe mbaroni studimin me orar, sepse kur ju vendosni ndonjë gjë qelizat e trupit tuaj përgatiten për ta zbatuar vendimin tuaj.
  7. Mos studioni në kohët kur zakonisht e keni kohën e gjumit. Fillimi i mbrëmjes, fillimi i agimit dhe koha pas një pushimi të shkurtër është momenti më i përshtatshëm për të studiuar.
  8. Para studimit nuk duhet të hani ushqim në sasi të tepërt ose të bëni stërvitje, sport që shpenzon shumë energji.
  9. Para se të filloni studimin reflektoni për rregullat (metodat) mësimore.
  10. Gjatë studimit kushtojini vëmendje të kuptuarit e çështjeve të parashtruara (jo fjalëve e shkronjave) dhe mos e shkëpusni temën kryesore që i lidh çështjet.
  11. Përpiquni t’i përvetësoni çështjet thellë dhe shmangeni leximin e shumë çështjeve brenda një kohe të shkurtër (gjë që humb rëndësinë gjatë studimit).
  12. Mos e ngulisni syrin mbi fjalët e fjalitë, sytë duhet të jenë të hapur plotësisht, largësia mes kapakëve të syrit të jetë shumë e madhe dhe diapazoni i shikimit të jetë zgjuar, i hapur.
  13. Për ta shmangur lodhjen e syve mund të praktikoni “ gjimnastikën” e syve ( ta lëvizni syrin, bebëzën etj) gjatë leximit.
  14. Studioni në një mjedis me dritë të mjaftueshme e temperaturë të përshtatshme.
  15. Pasi të keni studiuar për afro 30-40 minuta duhet të bëni lëvizje fizike dhe të pushoni së paku 5 minuta. Gjatë studimit mos u mbështesni në ndonjë vend, mblidhni këmbët tuaja dhe mos e vendosni peshën tuaj mbi një pikë të përcaktuar, sepse gjatë studimit është shumë me rëndësi qarkullimi i gjakut në tru.
  16. Përpiquni që të paraqiteni me kohë në studim dhe në një vend që është i pandryshueshëm.
  17. Zhdukuni lodhjen e mbledhur gjatë studimit duke përdorur mënyra të ndryshme, si: konsumim çaji, ngrënie ëmbëlsirë, kryerja e një sporti (këtu mund të numërohet edhe namazi i drekës), frymëmarrja e thellë ( këtu mund ta numërojmë përmendja e Allahut- Zikr), kryerja e një sërë punëve individuale e dytësore, leximi i librave jashtëshkollorë (si tregime, poezi, humor etj); mbyllja e syve dhe sjellja në mend e çështjeve që keni lexuar, si dhe shëtitje ( apo kryerja e ndonjë punë shtëpie)
  18. Nëse vuani nga sëmundje që shkaktojnë përgjumje mjekoni menjëherë duke kërkuar ndihmën e specialistit.
  19. Përforconi nivelin tuaj mësimor (bazën shkencore); përvetësimi dhe nxënia e çështjeve të vështira e nivelit më të lartë do të jetë shumë më e rehatshme për ju.
  20. Me konsumimin e lëndëve që përmbajnë shumë vitaminë A (veza, karota dhe sallata jeshile) mund të luftoni lodhjen e syve gjatë studimit.
  21. Përpiquni që të largoni prej mendjes suaj brengat (nga profesori, nga e ardhmja, nga provimi etj.), duke u mbështetur te Zoti. Studioni në qetësi e me përqendrim të plotë.
  22. Materialin që e keni lexuar në klasë studiojeni dhe diskutojeni pas klasës, në mënyrë që të mos grumbullohen mbi njëra tjetrën.

 

Mënyrat për të larguar përgjumjen në klasë

  1. Lexojeni mësimin e vijueshëm paraprakisht dhe në rast mundësie diskutojeni atë( me nxënës e tjera).
  2. Planifikoni kohën e të ushqyerit në një mënyrë që të jetë së paku një orë para fillimit të mësimit.
  3. Programi me gjimnastikën dhe sportin duhet kryer së paku gjysmë orë para fillimit të mësimit.
  4. Mos hyrë në klasë menjëherë pas zgjimit nga gjumi ( nëse banoni në konvikte).
  5. Paraqitu në klasë para mësuesit e mendo për rregullat dhe metodat e mësimit .
  6. Para paraqitjes në klasë duhet të shfletoni mësimet paraprake e të jeni të përgatitur mendërisht për mësim.
  7. Fillojeni arsimimin me motivacion të lartë dhe me kujtimin e Zotit dhe mos e harroni ndihmën e Tij për të përmbushur detyrimet.
  8. Gjatë mësimit përdorni shqisat të ndryshme (si të pamurit dhe të dëgjuarit) për ta përvetësuar atë.
  9. Ndaluni tek çështjet e rëndësishme në mësim dhe tek pikat kryesore.
  10. Shënoni vështirësitë që ju shfaqen në mësime dhe parashtrojini gjatë mësimit në klasë, ose më pas apo duke lexuar libra të ndryshëm që japin sqarime.
  11. Mos i ngulisni sytë mbi librin, profesorin dhe dërrasën. Lëreni që shikimi i juaj të jetë i lirë dhe i zgjeruar.
  12. Para çdo mësimi të ri lexoni mësimin që mbart njohuritë e paraqitura si bazë e atij mësimi.
  13. Mos u mbështetni në ndonjë vend gjatë mësimit.
  14. Për të shmangur lodhjen në klasë, çdo 5 minuta merrni frymë thellë, ( duke përmendur Allah ose HU që d.m.th. HUVE pra Ai Allahu).
  15. Zgjidhni vend të përshtatshëm që të uleni nga pikëpamjet e ndriçimit dhe temperaturës.
  16. Zvogëlojeni angazhimet e juaja gjatë ditës në mënyrë që të keni më tepër mundësi të jeni aktiv gjatë procesit mësimor(në klasë).
  17. Nëse keni precedent të keq me profesorin, klasën, mësimet etj, mos e bëni konfuze mendjen dhe përpiquni të mos u kushtoni rëndësi këtyre çështjeve.
  18. Nëse vuani nga një prej sëmundjeve që shkaktojnë përgjumje mjekojeni menjëherë, duke kërkuar ndihmën e specialistit.
  19. Mos vendosni trupin mbi një vend dhe nëse lodheni bëni gjimnastikën të lehtë.
  20. Kur mësuesi jep mësimin shënojeni çështjet kryesore e të rëndësishme.