Marrëdhëniet seksuale në Islam
Marrëdhëniet seksuale në Islam
Në Islam, marrëdhëniet seksuale konsiderohen si të përshtatshme, për vetë nevojat biologjike të njeriut dhe nuk lënë të kuptojnë në vetvete asgjë të keqe, të turpshme apo të gabuar. Tërheqja fizike reciproke dhe natyrale ndërmjet burrit dhe gruas është normale. Të jesh i bukur dhe tërheqës është bekim nga Zoti.
Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë; ‘’ Martesa është gjysme e besimit’’. Në të njëjtën linjë, marrëdhëniet seksuale janë për tu inkurajuar dhe martesa është konsideruar jo vetëm e pranueshme, por edhe e favorshme.
Marrëdhëniet seksuale duhet të kufizohen në kuadrin e vlerave martesore dhe jo të konsiderohen si vlerë sociale apo komerciale. Një grua që bën makijazh dhe e prezanton veten e saj tërheqëse dhe seksuale për bashkëshortin e saj, po ashtu edhe një burrë që e mban veten sa më tërheqës që është e mundur për gruan e tij, kanë bekimin e Zotit.
Profeti Muhamed (s.a.v.s) ka thënë ;
‘’Është detyra e saj (e gruas për bashkëshortin) që të parfumohet me parfumin e saj më të mirë, të veshë rrobat dhe zbukurimet e saj më të mira’’
‘’Më e mira për gratë tuaja është ruajtja e modestisë përpara të tjerëve dhe shfaqja e vetes para burrave të tyre’’
‘’Ai burrë që i thotë një gruaje ‘’ Të dua’’, nuk ka për ti’u larguar nga zemra e saj’’
Seksi nuk duhet të bëhet pjesë e një marrëdhënieje shoqërore, komerciale apo profesionale. Për këtë arsye burri dhe gruaja myslimane e shmangin ekskluzivitetin dhe i mbrojnë shtëpitë e tyre. Në publik gruaja mbulon veten e saj. Ajo nuk duhet të gjykohet në bazë të pamjes së saj. Megjithatë, brenda shtëpive të tyre gratë nuk mbulohen. Gruas i kërkohet të mbulohet vetëm nëse ajo pret vizita nga njerëz që nuk janë të afërmit e saj. (Ajo nuk ka pse të mbulohet në prani të kushërinjve të gjakut dhe dhëndurëve).
Islami e konsideron si fyerje të përdorësh pamjen fizike të një gruaje për reklamë. Kjo është poshtëruese. Ngacmimet seksuale në mënyrë që të mbahet një ven pune, janë po ashtu poshtëruese dhe kjo konsiderohet jo vetëm në kontekstin myslimanë. Çdo grua, në çdo kulturë që bëhet subjekt i ngacmimeve, është poshtëruar dhe përulur.
Cili është roli i përshtatshëm për një grua? Çfarë është më e mira për një shoqëri? A është fisnikërues përdorimi i seksit si një vlerë sociale, apo jo? Në të vërtetë, a varet vlera e një gruaje, nga pamja, gjatësia apo përmasat e belit të saj? Apo ajo merret në konsideratë për zgjuarsinë e saj, besimin dhe mirësinë e zemrës së saj, dhembshurinë në veprimet e saj sociale dhe politike, humanizmin në marrëdhëniet e përditshme dhe rolin e saj si nënë?!.