AktualiteteIslamologjiMësime IslamePsikologji

Bërja e vetes

Njeriu i Islamit është konstruktiv. Ai e ndërton vetveten dhe mjedisin rrethues të tij. Suksesi i tij në ndërtimin e mjedisit të tij varet nga suksesi i tij në ndërtimin e vetvetes dhe anasjelltas. Me fjalë të tjera, suksesi i tij në përmirësimin e mjedisit të jetës së tij shtron rrugën për përmirësimin e vetes së tij.

Duke pasur parasysh këtë lidhje të fortë reciproke midis njeriut dhe mjedisit të jetës së tij, ai duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe përmirësimit të gjithanshëm të vetvetes në një gamë të gjerë e të përshtatshme për botëkuptimin që duhet të ketë muslimani për universin dhe njeriun.

Në lidhje me këtë Islami përmban mësime të shumta, të cilat kanë të bëjnë me të gjitha aspektet e jetës njerëzore dhe mbulojnë të gjitha nevojat njerëzore, qofshin ato materiale apo shpirtërore, individuale apo shoqërore, kulturore apo ekonomike, e të tjera. Tërësia e përgjithshme e këtyre mësimeve përbën programin e mësimit islamik. Ai përmbledh udhëzime të rëndësishme në lidhje me pastërtinë, ushqimin e shëndetshëm, higjienën, shëndetin fizik e mendor etj.

Pastërtia

Islami i jep pastërtisë një rëndësi aq të madhe, saqë ajo konsiderohet si një nga objektivat e besimit. Duke rekomanduar pastërtinë dhe dëlirësinë, Kur’ani thotë:

“Zoti nuk synon t’ju futë në mundime, por ka për qëllim t’ju pastrojë e të përsosë favorin e Tij për ju, që ju t’i jeni mirënjohës.” (Surja El-Maidah, 5:6 )

“Me të vërtet Zoti i do ata që kërkojnë ndjesë dhe përpiqen ta mbajnë veten të pastër.” (Surja El-Bekareh, 2:222)

Raportohet që Pejgamberi i shenjtë (s.a.a.) i Islamit ka thënë se pastërtia është pjesë e besimit.

Islami u bënë thirrje njerëzve në më shumë se një rast për pastrimin e enëve, të veshjeve, trupit, flokëve, dhëmbëve, ujit të pijshëm, ujit të përdorur për abdes dhe banjë, vendeve të banimit, rrugëve, vendeve publike, ushqimit dhe çdo gjëje tjetër, që është në përdorim të njeriut.

Një numër thëniesh të Pejgamberit (s.a.a.) e të Imamëve ia veshin djallit gjithçka që është e neveritshme apo shkakton sëmundje (p.sh. mikrobet), dhe i përshkruajnë gjëra të tilla si shkak të varfërisë dhe të mizeries. Më poshtë po riprodhojmë disa thënie të tilla nga libri i titulluar ‘Vasail al-Shiah’:

Pejgamberi i shenjtë (s.a.a.) ka thënë:

  • Kushdo që zgjedh një veshje, duhet ta mbajë atë të pastër.
  • Po të mos kishte qenë e papërshtatshme, do t’ju kisha urdhëruar muslimanëve që të pastronin me furçë dhëmbët e tyre përpara çdo lutjeje.
  • Mbajeni  qendrën ku banoni dhe pjesën e përparme të shtëpisë tuaj të fshirë mirë e pastër.
  • Ai që fshin një xhami shpërblehet nga Zoti njësoj si të kishe çliruar një skllav.
  • Regjistri i veprave të njeriut, që nuk pështyn e nuk shfryn hundët në xhami, do të jetë në dorën e tij të djathtë  Ditën e Gjykimit.
  • Ose bëj kujdes të veçantë për flokët të kokës tënde ose prei fare.
  • Mos rrisni mustaqe të gjata, sepse djalli gjen strehë në to.

Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

  • Ishte praktikë e Pejgamberit të Shenjtë të shpërlante gojën, fytin dhe hundën me ujë. Kjo e mban pastër gojën dhe hundën.
  • Largojini pëlhurat e merimangës nga shtëpia juaj, sepse ato shkaktojnë varfëri.
  • Heqja e qimeve të sqetullave është pjesë e pastërtisë. Duke bërë kështu, ia hiqni erën e keqe kësaj pjese të trupit.
  • Imam al Bakiri (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Pastrimi i shtëpisë e dëbon varfërinë.

Imam al Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

  •  Pastrimi i dhëmbëve me furçë është traditë pejgamberësh.
  • Përkujdesja e thonjve të gishtërinjve ishte praktikë e Pejgamberit të Shenjtë.
  • Dikush i tha Imam al Sadikut se për mustaqet dhe thonjtë e gishtave duhet përkujdesur të premteve. Imami tha: “përkujdesu për to sa herë që rriten”. Pejgamberi i Shenjtë (s.a.a.) e kishte ndaluar prerjen e thonjve me dhëmbë.
  • Po të jetë e mundur, uji juaj i banjës duhet të jetë aq i pastër, sa që të mund të pinit përsëri prej tij.

Imam al Qazimi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

  • Bërja e banjës një herë në dy ditë të bën të shëndetshëm e të fortë.

Tradita të tjera e ndalojnë urinimin dhe kryerjen e nevojës në brigjet e lumenjve, përballë xhamisë, në rrugë e kalime, aty ku qëndrojnë vetëm udhëtarë, në varreza, nën pemët frutore, në pika qëndrimi, me fytyrë ose me shpinë nga kibla (drejtimi i Qabes), në tokë shkëmbore, në strofat e kafshëve, në sy të publikut, përball një shtëpie, në shitore, etj

Në tërësi  ka shumë udhëzime të Islamit në lidhje me shëndetin, higjienën dhe ushqimin dhe pastërtinë e ajrit e të mjedisit. Më poshtë po japim disa shembuj:

  • Laji frutat përpara se t’i hash.
  • Mos e ha ushqimin kur është tepër i nxehtë.
  • Respekto rregullsinë në lidhje me të ushqyerit.
  • Mos pi ujë me nxitim me një frymë të vetme. Pi ngadalë.
  • Mos i fry ujit ose gjellës së nxehtë.
  • Ha me kafshata të vogla dhe përtype mirë ushqimin.
  • Laji duart dhe gojën përpara dhe pas çdo ngrënieje.
  • Mos ha ushqim pa pasur oreks dhe pusho së ngrëni pak përpara se stomaku të të mbushet plotësisht.
  • Mbaje ujin dhe ushqimin të mbuluar.
  • Bëji trupit masazh rregullisht.
  • Përdor parfum dhe fërkoje trupin dhe flokët e kokës me vaj.
  • Krihe dhe mbaje në rregull flokun e kokës tënde.
  • Laje fytyrën dhe kokën tënde sa herë të qethesh dhe laji duart pasi t’i kesh prerë thonjtë e gishtave.
  • Mos prano ushqim e pije të dëmshme.
  • Bëj banjë ose merr abdes për të kryer lutje, sipas rastit, dhe respektoji të gjitha rregullat që lidhen  me to.
  • Bëj lutje me trup dhe veshje të pastra.
  • Bjer në shtrat shpejt dhe ngrihu shpejt prej tij.
  • Kur fle mbaje kokën jashtë mbulesës.
  • Bëj një shëtitje në mëngjes.
  • Zgjidh një mjedis të hapët dhe një vendbanim të bollshëm për të jetuar.

Udhëzime të posaçme fetare na tregojnë se ç’gjëra janë legalisht të pastra e ç’gjëra janë të papastra. Më poshtë ne po riprodhojmë disa nga këto udhëzime nga libri i titulluar “Artikujt e akteve islamike’’.

Marrë nga: Filozofia Islame
Autor: Beheshti dhe Bahonar.

Të ngjashme

Back to top button