3.2

MERJEMJA (MARIA) E SHENJTË 1

Spread the love

Autor: Muhammed Sa‘id BAHMANPUR

Në Kuranin Fisnik, Merjemja është e vetmja grua, të cilës i jepet titulli Siddikah, pra përherë e vërtetësishme, besnike, një atribut që u jepet vetëm atyre të cilët janë më të afruarit me Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar, pas profetëve (paqja qoftë mbi ta). Edhe pse Merjemja (paqja qoftë mbi të) nuk ishte profete, virtyti dhe afria e saj me Zotin duhet t’u shërbejnë si frymëzim të gjithë atyre që kërkojnë Rrugën e Drejtë.

Në Kuranin Famëlartë, ndodhia e saj përshkruhet sidomos në suren Ali Imran dhe Merjem, por ka edhe vargje të tjera në sure të ndryshme të Kuranit ku ajo përmendet. Në ajetin e fundit të sures et-Tahrim, Merjemja (paqja qoftë mbi të) paraqitet si shembull për gratë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij): “Dhe Merjemja, bija e Imranit, që ruajti dëlirësinë e saj dhe Ne frymë në të nga Shpirti Ynë. Ajo dëshmoi vërtetësinë e fjalëve të Zotit të saj dhe Librave të Tij e ishte nga të përkushtuarat” (Surja et-Tahrim, ajeti 12).

 

Në këtë ajet përmenden tre merita të Merjemes (paqja qoftë mbi të). Ajo ishte njëra nga të përkushtuarat (Kanitah), dëshmoi vërtetësinë e fjalëve të Zotit (Siddikah) dhe në fund pranoi Shpirtin nga Zoti. Në një ajet tjetër, asaj i njihet edhe një meritë tjetër e rëndësishme: “Dhe kur engjëjt thanë:Vërtet, o Merjem, Allahu të ka zgjedhur, pastruar e lartësuar mes grave të botës’” (Surja Ali ‘Imran, ajeti 42).

Sipas këtij ajeti, ajo u zgjodh dhe u pastrua nga vetë Zoti. Dhe ajo që ka edhe më tepër rëndësi është se Merjemja (paqja qoftë mbi të) u njoftua për këtë nga engjëjt. Përveç kësaj, rreth Merjemes (paqja qoftë mbi të) tregohet një ngjarje e habitshme, përpara se ajo ta merrte këtë mesazh nga engjëjt, kur ishte veçse fëmijë dhe po lutej në tempull: “Sa herë futej në tempull, Zekerijai gjente ushqim pranë saj dhe thoshte:O Merjem, nga vjen kjo?Ajo përgjigjej:Nga Allahu’. Vërtet, Allahu i jep pa kufi kujt do Ai’” (Surja Ali ‘Imran, ajeti 37)

Krahas mrekullisë së Merjemes (paqja qoftë mbi të) që citon ky ajet, përgjigjja që ajo i jep Zekerijasë (paqja qoftë mbi të) ishte e papritur për një fëmijë të moshës së saj. Merjemes (paqja qoftë mbi të) i njihen shumë cilësi në Kuranin e Lartësuar. Ne do të përqendrohemi në tri karakteristikat e cituara, të cilat sipas nesh e shpalosin më qartë pozitën shpirtërore të Merjemes (paqja qoftë mbi të). Këto cilësi janë të qenit “më besnikja”, “e dëlira e Zotit” dhe “pranuesja e Shpirtit”. Të gjitha këto koncepte përdoren në Kuran në njëfarë zhargoni teknik, duke sjellë me vete më shumë kuptime nga ç’mund të krijojë përshtypja e parë. Para se të vazhdojmë me analizimin e këtyre koncepteve të veçanta, duhet kujtuar një nocion shumë i rëndësishëm që theksohet në Kuran. Sipas këtij nocioni, njerëzit klasifikohen në tri kategori: “të dëshpëruarit” “të përparuarit” dhe “miqtë e Zotit”.

(Revista “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor  2013, fq. 4-5)

Vazhdon




There are 2 comments

Add yours
  1. Rastrear Celular

    Keyloggers são atualmente a forma mais popular de software de rastreamento, eles são usados para obter os caracteres inseridos no teclado. Incluindo termos de pesquisa inseridos em mecanismos de pesquisa, mensagens de e – Mail enviadas e conteúdo de bate – Papo, etc.

  2. Rastrear Celular

    Atualmente, o software de controle remoto é usado principalmente na área de escritório, com funções básicas como transferência remota de arquivos e modificação de documentos.


Post a new comment