2.2

Edita, kosovare nga Londra (intervistë, pjesa e dytë)

Spread the love

Vazhdim

Intervistoi: Sadbere BIÇKU

VLERA: Të praktikosh veshjen islame dhe njëkohësisht të arsimohesh sa është e vështirë?

LINDA: Mbulesa e femrës myslimane është diçka e panegociueshme dhe për pasojë Ministria e Arsimit dhe ligjvënësit duhet ta marrin parasysh këtë problem të grave myslimane dhe të mos e kategorizojnë apo ta klasifikojnë mbulesën si simbol. Shtete e Bashkuara e konsiderojnë mbulesën e femrës myslimane si një të drejtë themelore të vetë femrës në ushtrimin e lirë të fesë nga ana individuale, këtë e them sepse vetë jetoj jashtë shtetit dhe e shoh se këtu nuk ka dallime në fe për arsimim ose punësim, ndërsa sa i përket gjendjes në Kosovë është turp i madh sepse femra e mbuluar ka shumë vështirësi të shkollimit e për punësim edhe më keq. Por falë Zotit që po dëgjoj se iderët e rinj kanë vizione të reja dhe janë përkrahës transparent në këtë drejtim në krahasim me ish-kumunistët e vjetër, apo udhëheqësit lojalë që ia kanë hapur gropën vetes dhe popullit duke i bërë “peke lepe” (si urdhëroni!) urdhrave të liga nga lart.

VLERA: Si e pret shoqëria juaj veshjen dhe sjelljet tuaja prej një intelektualeje të vërtetë?

LINDA: Unë veshi hixhabin, një shami që më mbulon kokën, qafën dhe fytin sepse jam myslimane, e cila beson se trupi i saj është çështje e saj private, dhe se njeriu duhet te vlerësohet për atë se çfarë njeriu është dhe jo për dukje dhe veshje.

VLERA: Çka konsideron si vështirësi për një femër/grua të mbuluar?

LINDA: Unë mendoj që çdo grua myslimane sa ka vështirësi aq ka edhe lehtësi dhe suksese, pa marrë parasysh a e ka mbulesën apo jo. Por femrat myslimane që kanë mbulesë ato mund të jenë më shumë të nënçmuara, të mosvlerësuara nga të tjerët, prandaj ajo kurrë nuk duhet t’i dorëzohet sfidave dhe padrejtësive që i bëhen nga pushtetarët e ndryshëm dhe nga shoqëria në përgjithësi. Ky mosdorëzim duhet të kurorëzohet në ambicie të zjarrta për ta formuar dhe dëshmuar me veprat dhe mbulesën e saj, përndryshe femra nëse nuk dëshmon me hixhabin e saj, atëherë shamia mund të jetë vetëm një leckë materiali mbi kokë, asgjë tjetër.

VLERA: Çka i porositni vajzat dhe gratë e këtyre ditëve moderne?

LINDA: Allahu i gëzoftë të gjitha motrat tona që e kanë plotësuar urdhrin e Allahut, Ai qoftë i kënaqur me to, ndërsa ato motra të cilat nuk janë në rrugën e drejtë d.m.th në rrugën e Allahut, lusim Atë që t;i udhëzojë, insha’Allah. Faleminderit për intervistën e dhënë, shpresoj që sa herë ta lexojnë ndonjë nga lexuesit tanë Revistën VLERA, ne të kemi sevabe për botën tjetër, ndërsa lexuesit tanë të kenë dobi në të dy jetët.

(Revista “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor  2013, fq. 15-16)