Du'a LutjeIslamologjiKëshille e PytjeMësime Islame

Metoda që njeriu në namaz të ketë praninë e zemrës

Hyrje

Çdo herë parashtrohet pyetja: çka duhet të bëjë njeriu që në namaz ta ketë praninë e zemrës? Arritja e pranisë së zemrës kërkon trajnim të vazhdueshëm shpirtëror (rijazet). Për fillim, njeriu duhet të ulet në ndonjë qoshe, të vetmohet, dhe të mendojë për atë që Allahu e sheh. Disa mësues të ahlakut (etikës) propozojnë përdorimin e imagjinatës gjatë këtij ushtrimi, edhe atë në mënyrën vijuese:

Nëse jeni në ndonjë dhomë apo jeni vetmuar diku tjetër, merreni me mend që ty dhe sjelljen tënde e shikon dikush që është i fshehur në atë vend. A është sjellja juaj e njëjtë me atë kur kishit menduar që nuk ju sheh askush? Sidomos nëse ai person (vëzhguesi) nuk është dikush i zakonshëm, por dikush të cilin e konsideroni të rëndësishëm dhe shihni që fati juaj është në duart e Tij. Keni dëshirë t’i jeni i dashur dhe do të dëshironit që t’ju dojë Ju. Në këtë rast a mund të jeni fare të pavëmendshëm ndaj tij dhe a mund të preokupoheni me ndonjë punë tjetër?

Nëse njeriu përmes ushtrimeve ia del që në vetvete të formësojë njohjen se gjendet në prani të Zotit dhe që Zoti e sheh, edhe pse ai nuk e sheh Zotin, gradualisht në ibadete do të jetë i pranishëm edhe me zemër, dhe ibadetet do t’i kenë shpirt. Një ibadet i tillë si pasojë nuk do të ketë vetëm çlirimin nga obligimet, por ibadeti për atë njeri do të jetë shkas i përparimit shpirtëror, ngritjes dhe afërsisë me Zotin.

Pa asnjë dyshim, fjalët në vijim të hazreti Imam Aliut (paqja qoftë mbi të), janë dëshmia më e mirë për këtë konstatim:

Kini frikë nga të bërit mëkat ndaj Allahut në vetmi, sepse Ai që është dëshmitar është edhe gjykatës”.

Prandaj, personat që deri më tani nuk janë përpjekur që ta arrijnë praninë e zemrës në namaz do të duhej që çdo ditë të ndanin kohë për të ushtruar: të ulen në ndonjë kënd në vetmi dhe të mendojnë për atë se Zoti i Madhërishëm i sheh. Natyrisht, nuk ka dyshim në faktin që njeriu gjithmonë është në prani të Zotit dhe që Zoti e sheh, për çka në Kuranin Fisnik bëhet me dije në disa vende si p.sh.: “Ai i kupton shikimet mëkatare të drejtuara fshehurazi, edhe atë që e fshehin zemrat”. (Surja el-Mumin, ajeti 19)

Një nxënës kishte treguar ngjarjen në vijim: Në çastet e fundit të jetës së profesorit tim, shkova tek ai dhe kërkova të më këshillonte. Profesori mezi hapi gojën dhe tha: “A nuk e di ai se Allahu sheh gjithçka?” (Surja el-Alek, ajeti 14)

Çfarë thotë hadithi për praninë e zemrës në namaz?

Hadithi i Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “O Ebu Dherr! Adhuroje Allahun sikur po e sheh, sepse nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.

Në fjalinë e parë të hadithit, Pejgamberi (paqja qoftë me të dhe familjen e tij) ibadetin e ka theksuar si çelës të lumturisë njerëzore. Mandej në fjalitë vijuese kishte filluar të shpjegonte nivelet që ekzistojnë në adhurimin e Zotit. Përveç kësaj, në fjalinë e parë vëmendja është drejtuar në llojin e ibadetit dhe në domosdoshmërinë që ibadetet duhet të posedojnë shpirt, ndërsa shpirti i ibadetit është prania e zemrës.

Kurse hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të), në një nga citatet e tij thotë: “O njerëz, kini frikë Zotin, i cili dëgjon kur flisni, dhe e di edhe atëherë kur fshiheni!” apo

Në të vërtetë këtu vërejmë që vetëm ibadeti dhe robërimi nuk janë drejtpërdrejtë subjekt i këshillimit, ashtu siç kjo çështje është marrë parasysh në hadith si diçka e padiskutueshme.

Autor: Muhamed Taki Misbah Jazdi

(Revista “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 30-31)

Të ngjashme

Back to top button