5.1

Pse e falim shpejt namazin?

Spread the love

Hyrje

Arsyeja pse lodhemi shpejt gjatë kryerjes së adhurimit është se namazin e falim me nxitim që t’i kryejmë punët e përditshme dhe nëse namazi rastësisht na zgjatet, jo vetëm që nuk kënaqemi në të, por ndjehemi sikur të ishim mbyllur në kafaz – është rrethana që nuk e dimë dhe nuk vërejmë se pranë Kujt po qëndrojmë dhe me Kënd po bisedojmë.

Sa lë gjurmë namazi në zemrën tonë?

Është e mundur që me dijen e fituar ta njohim nivelin e adhurimit dhe madhështinë e Zotit dhe ta ndjejmë Lartmadhërinë e Tij, por ato perceptime të trurit nuk kanë lënë gjurmë në zemrat tona dhe nuk mund të jenë shkas për vendosjen e lidhjes së vërtetë me Allahun. Ajo që sjell deri te vendosja e lidhjes së vërtetë me Allahun është prania e zemrës me rastin e kryerjes së ibadetit (robërimit ndaj Allahut).

Ibadetet të cilat ia dalim t’i kryejmë kanë për efekt vetëm çlirimin nga ky obligim, ndërsa ato dobi që do të duhej t’i realizonim përmes ibadetit ne nuk i arrijmë sepse ibadetet tona janë të privuar nga frymëzimi dhe i kryejmë pa praninë e zemrës. Angazhimi me punët e kësaj bote e pengon afrimin e zemrës ndaj Zotit dhe fitimin e pranisë së zemrës dhe kjo është vështirësia me të cilën përballemi.

Autor: Muhamed Taki Misbah Jazdi

(Revista “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 30)




There are no comments

Add yours