Du'a LutjeHistoriIslamologjiKëshille e PytjeMësime Islame

Mirësitë e leximit të sures el-Huxhurat (1)

Hyrje

Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Ai që lexon suren el-Huxhurat, do t’i jepen shpërblim dhjetë të mira me numrin e njerëzve që besuan Allahun dhe atyre që e mohuan”. Është e natyrshme se i gjithë ky shpërblim që është me numrin e adhuruesve dhe joadhuruesve, është në atë formë, që kur të shikojmë të dy grupet, të mendohemi thellë dhe të ndjekim rrugën e adhuruesve e të largohemi nga rruga e mëkatarëve dhe mohuesve.

“El-Huxhurat” është shumësi i fjalës “huxhretu” dhe këtu tregon për shtëpitë e grave të Profetit që ndodheshin pranë xhamisë. Origjina e fjalës “huxhretu” është tek fjala “el-haxher” (gur) sipas rrënjës “el-haxhr” që do të thotë “pengesë” sepse gurët ndalojnë hyrjen e të tjerëve në të ndaluarat e jetës së njeriut.

Pesë ajetet e para të sures el-Huxhurat arabisht

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيِ اللَّـهِ وَرَسُولِهِ ۖ وَاتَّقُوا اللَّـهَ ۚ إِنَّ اللَّـهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ١

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ٢

إِنَّ الَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَاتَهُمْ عِندَ رَسُولِ اللَّـهِ أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ امْتَحَنَ اللَّـهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ ٣

إِنَّ الَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَاءِ الْحُجُرَاتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ٤

وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُوا حَتَّىٰ تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ ۚ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ٥

Përkthimi i pesë ajeteve të para të sures el-Huxhurat

  1. “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm”.
  2. “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare”.
  3. “Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh”.
  4. “Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk marrin vesh”.
  5. “E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues”.

Vazhdon

(Revista “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 23)

Të ngjashme

Back to top button